Rregullore e brendshme për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit në spitalin rajonal Durrës

   

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojtja e shëndetit publik nga përdorimi i produkteve të duhanit në ambjentet e institucionit shëndetësor, Spitalit Rajonal Durrës, në zbatim të ligjit nr.9636 datë 06.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të ndryshuar dhe Urdhërit të Ministrit nr.363 datë 20.08.2014.

Neni 2
Objekti

Objekti i kësaj rregulloreje është marrja dhe zbatimi i masave parandaluese të pirjes së duhanit në mjediset e punës së Administratës dhe të Shërbimit Mjeksor të Spitalit Rajonal Durrës në zbatim të neneve 15/a, 15/b të ligjit nr.9636, datë 06.11.2006 i ndryshuar.

Neni 3
Përkufizime

1. “Mjedis pune” konsiderohet cdo hapësirë e mbyllur, ku punonjësit ushtrojnë veprimtarinë dhe detyrat për të cilat janë punësuar, si dhe salla mbledhjesh, korridore, shkallë, ashensorë, dhoma tualeti dhe cdo mjedis tjetër i mbyllur, që frekuentohet gjatë orarit të punës.

2. “Pirje duhani” është ndezja, thithja dhe mbajtja në dorë e ndezur e cdo produkti duhani që digjet.

3. “Tavllë duhani” është një enë e vogël ku shkundet hiri I produktit të duhanit që po digjet dhe ku lihen bishtat e cigareve.

4. “Masat parandaluese të duhanpirjes” janë veprimtaritë sistematike, që synojnë të sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, duke zgjatur jetën dhe përmirësuar cilësinë e saj.

Neni 4
Masat parandaluese të duhanpirjes dhe personat përgjegjës.

1.Personat përgjegjes për marrjen e masave parandaluese të duhanpirjes në institucion janë Shefat e Sektorëve, Shefat e Shërbimeve, Kryeinfermieret e Shërbimeve dhe Klinikave.
2. Ata mbajnë përgjegjësi për vendosjen në një vend të dukshëm të listës së trupave inspektuese për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise.

Neni 5
Gjobat administrative

Në bazë të nenit 20 të ligjit në fuqi, gjobat administrative për shkeljet e neneve 15/a, 15/b të ligjit dhe të kësaj rregulloreje, janë si më poshtë:

1. 300.000 lekë, subjekti i tatueshëm (Spitali Rajonal Durres)
2. 50.000 lekë, personi përgjegjës në institucion (Shefat e Sektorëve e Shërbimeve,Kryeinfermierët e shërbimeve dhe klinikave)
3. 5.000 lekë, duhanpirësi

Neni 6
Institucionet për kontrollin e zbatimit të kësaj rregulloreje dhe të ligjit në fuqi

Institucionet me funksion monitorimi dhe kontrolli janë Inspektoriati që mbulon fushën e punës, fushën e shëndetit dhe Inspektoriati i sigurisë ndaj zjarrit.

Neni 7
Ankimi

Ankimi ndaj vendimeve të trupave inspektues, të përcaktuara në këtë ligj, bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin. Pas përfundimit të procedurave të ankimit administrativ, bëhet ankim në Gjykatën Administrative, brenda afateve dhe sipas procedurave të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.