IPA Adriatica

Miliona njerëz udhëtojnë çdo ditënë zonën e Adriatikut e çdokush prej tyre është një pacient potencial që ka nevojë për asistencë mjekësore.Të kthehesh nga turist në person të sëmurë që ke nevojë për kujdes shëndetësor parësor apo të specializuar, kërkon ndërhyrjen e një platforme të sigurtë lëvizshmërie në aspektin e kujdesit shëndetësor. Projekti AdriHealthMob, i financuar nga fondet e BE, ka për qëllim zhvillimin e një modeli ndërkufitar të shërbimeve të qëndrueshme dhe efikase të transportit për sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit si dhe vendosjen e urave të komunikimit efektiv mes profesionistëve të shëndetit. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i lëvizjes së pasagjerëve dhe aksesit në shërbimet shëndetësore falë një sistemi efikas transporti.

AdriaHealthMob në kuadër të programit ndërkufitar IPA Adriatik 2007-2013, përfshin vende të Europës Juglindore, shtetet anëtare të Unionit dhe ato kandidate. Një nga qëllimet kryesore të projektit është ndërveprimi në sektorin e shëndetësisë. Projekti eksploron dhe gjen rrugë të reja se si mund të punohet së bashku mes shërbimeve dhe për ti zbatuar ato ndërmjet rajoneve të zonës së Adriatikut. 

 

Partnerët:

Ministria e Shëndetësisë e Bosnje-Hercegovinës

Shoqata për Promovimin e Zhvillimit Lokal dhe Arsimit MSC

Universiteti Politeknik ( Itali)

Agjensia e akreditimit të institucioneve shëndetësore të Serbisë

Ministria e Shëndetësisë, Mal i Zi

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kroacisë

Tetras këshilluese të biznesit, kompani me përgjegjësi të kufizuar, Slloveni

Spitali Rajonal Durrës, Shqipëri

Qendra e promovimittëbiznesit dhe ekonomisë, Shqipëri

Kooperativa Sociale COOSS, Itali

Spitali Marche Nord, Itali

CNR Këshilli Kombëtar i Shkencës - Instituti IFC i Fiziologjisë Klinike, Itali

InnoPolis - Qendra për Inovacione dhe Kulturë, Greqi

Universiteti Jon, Greqi

 

TELEMEDWARE srl, Itali

Ky projekt është financuar nga BE dhe kap vlerën e 6 milionë euro. Ai është strukturar në disa programe pune. Ato përfshijnë menaxhimin, koordinimin, publicitetin etj. 

Read more: TELEMEDWARE srl, Itali

Objektivat specifike:

1.Të vërë në zbatim një sistem  të mbledhjes, sistemimit dhe analizimit të të dhënave, informacioneve, dokumentave, politikave, perfomacave  financiare dhe strategjive operative, për të grumbulluar statistikat e nevojshme për të planifikuar një model sa më funksional të transportit ndërkufitar për shëndetin dhe kujdesin parësor.

Read more: Objektivat specifike:

Objektivat e tematikës së Strategjisë :

Të integrojë dhe përmirësojë shërbimet e transportit kolektiv ekzistues për qasjen e udhëtarëve nëpërmjet:

Read more: Objektivat e tematikës së Strategjisë :

Bashkepunimi me Spitalin Rajonal të Durrësit

Spitali Rajonal Durrës është pjesë e projektit “Modeli i Adriatikut për një Lëvizshmëri të Qëndrueshme në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor (AdriHealthMob).”Ky projekt është financuar nga BE dhe aplikohet në spitalin e dytë në vend, si nga rëndësia ashtu edhe nga fluksi i pacientëve. Ai synon të sjellë një koncept të ri në lëvizjen e udhëtarëve, për një shëndet të sigurtë brenda dhe jashtë kufijve.

Read more: Bashkepunimi me Spitalin Rajonal të Durrësit

E ardhmja….

Çdo vit 83% e të rriturve dhe 90% e fëmijëve udhëtojnë për shkak të problemeve me shëndetin, duke kërkuar asistencë në shtete të ndryshme të botës. Madje në Europë është gjithmonë e më në rritje tendenca e njerëzve për të zgjidhur shqetësimet shëndetësore, duke udhëtuar në klinika të specializuara.

Read more: E ardhmja….