Objektivat e tematikës së Strategjisë :

Të integrojë dhe përmirësojë shërbimet e transportit kolektiv ekzistues për qasjen e udhëtarëve nëpërmjet:

 

- një analize që synon përshtatjen sipas nevojave specifike, përparësive dhe flukseve.

- njohjen me mjetet e reja të TIK (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit) që shërbejnë për të optimizuar nevojat për lëvizje ndërkufitare për motive shëndetsore.

- planifikimi i përbashkët i transportueshmërisë dhe lëvizshmërisë sipas nevojave specifike të sektorit të shëndetit dhe kujdesit parësor.

Për të zhvilluar infrastruktura të reja fizike ose të modernizojë ato ekzistuese për një transport më të qëndrueshëm dhe efikas nëpërmjet:

- pajisjes dhe modernizimit të infrastrukturave për një lëvizshmëri funksionale në shëndetësi dhe në kujdesin parësor.

- rishikimit të infrastrukturës në mënyrë që të jetë në gjendje t’i përgjigjet nevojave për shërbime të transportit në shëndetësi dhe në kujdesin parësor.

- aktivitete pilote dhe veprime konkreke të cilat i referohen shërbimeve të transportit për shëndetin dhe kujdesin parësor.

 Për të shqyrtuar mundësitë e një integrimi më të mirë të lidhjeve urbane dhe rajonale ndërmjet infrastrukturës dhe vendndodhjeve të institucioneve të shëndetit dhe kujdesit parësor nëpërmjet:

- krijimit të një harte specifike dhe bashkëveprimit ndërmjet shërbimeve, nyjeve kyçe, qendrave dhe përvojat të sukseshme.

- zbatimit të një harte interaktive të itinerareve të shërbimeve të shëndetit dhe kujdesit parësor.

- zhvillimit të strategjive për një transport të qëndrueshëm për shëndetsinë dhe kujdesin parësor në rajonin e Adriatikut.