Objektivat specifike:

1.Të vërë në zbatim një sistem  të mbledhjes, sistemimit dhe analizimit të të dhënave, informacioneve, dokumentave, politikave, perfomacave  financiare dhe strategjive operative, për të grumbulluar statistikat e nevojshme për të planifikuar një model sa më funksional të transportit ndërkufitar për shëndetin dhe kujdesin parësor.

 

2.Për të futur përdorimin e TIK( Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit) në shëndetësi dhe në kujdesin parësor  duke u fokusuar në lëvizshmërinë në makro-rajonin e Adriatikut, me qëllim integrimin, përmirësimin, racionalizimin dhe optimizimin e llojeve të ndryshme të këtyre lëvizjeve.

3.Për të modernizuar/përshtatur infrastrukturat ekzistuese duke i bërë ato të arritshme për shëndetin dhe kujdesin parësor nëpërmjet një transporti efikas dhe të qëndrueshëm, në mënyrë që të racionalizohet lëvizshmëria ndërkufitare dhe të përmirësohet qasja ndaj shëndetit dhe kujdesit parësor.

4.Për të promovuar rregullat e përbashkëta, protokollet dhe planifikimin e shërbimeve të transportit për shëndetin dhe kujdesin parësor, duke çuar në një lëvizshmëri më efikase dhe më ekonomike, duke përfshirë shëndetin dhe nevojat e kujdesit pasësor shëndetsor në proçesin e zhvillimit të modeleve të transportit.

5.Të identifikojë dhe të vërë më në pah përvojat e mëparshme të suksesshme në rajonin e Adriatikut, të cilat janë në gjendje që ti paraqesin shëndetit dhe kujdesit parësor modele të qëndrueshme të transportit, duke krijuar një rrjet inovativ dhe lehtësisht të prekshëm të lëvizshmërisë në nivel ndërkufitar.

6.Për të përcaktuar iniciativa pilote të transportit të qëndrueshëm dhe për të eksperimentuar modele të qëndrueshme duke iu referuar këtyre pilotëve, me qëllim zbatimin, testimin dhe të sjellë zgjidhje inovative në transportin për shëndetin dhe kujdesin parësor.

7.Për të paraqitur përpara palëve të interesuara dhe aktoreve vendimmarrëse si dhe institucioneve publikenë zonën e Adriatikut propozimet, udhëzimet dhe rekomandimet për një strategji të qëndrueshme, ndërsektoriale, të integruar të transportit ndërkufitar për sistemin shëndetësor dhe kujdesit parësor në tërësi.