TELEMEDWARE srl, Itali

Ky projekt është financuar nga BE dhe kap vlerën e 6 milionë euro. Ai është strukturar në disa programe pune. Ato përfshijnë menaxhimin, koordinimin, publicitetin etj. 

 

Wp1

Njohja me projektin e financuar nga BE. Promovimi dhe publiciteti për ofrimin e kujdesit shëndetësot gjatë udhëtimit. 

WP2 

Përfshin të gjitha aktivitetet në kuadër të AdriHealthMob si dhe rezultatet e projektit.Këto rezultate vihen në dispozicion të palëve të interesuara dhe me interes të gjerë të publikut.

Wp 3

Identifikimi i eksperiencave të mëparshme, studimi i tyre. Vendosja në kuadër të projektit të përvojës së 5/10 viteve të shkuara. Projektimi për të ardhmen, dhe studimi i të tashmes.  

Wp4

Analiza monitorim dhe studim

Harta e institucioneve shëndetësore.(Përcaktimi i parametrave të hartës).

Harta e institucioneve të kujdesit.

Analiza e shërbimeve të transportit për shëndetin dhe kujdesin.

Analiza e lëvizjes së pacientëve dhe shëndetit të kufijve dhe të kujdesit.

Marrëveshjet dhe protokollet e hartës në zonën e Adriatikut.

Wp5

Synon nxitjen e zbatimit të zgjidhjeve të TIK në shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit ndaj pacientit. Dhe gjithashtu futjen e modelit të qëndrueshëm në shëndetësi dhe menaxhimit ndikues dhe efektiv mbi skemat e transportit dhe lëvizshmërisë.

Wp6

WP6 ka për qëllim implementimin, testimin, dhe vlerësimin e disa iniciativave eksperimentale mbi optimizimin e kujdesit për shëndetin gjatë transportit. Ajo trajton të gjithë zonën e synuar të projektit, përfshirë aeroportet (të përfshira drejtpërdrejt nga Ministria e Shëndetësisë në nivel vendi) dhe infrastrukturat shëndetësore.

WP7

Ka për qëllim hartimin e procedurave të përbashkëta dhe protokolleve ndërkufitare për një strategji të qëndrueshme të transportit në kuadër të sektorit të shëndetësisë dhe të kujdesit.Me WP7 do të arrihet një strategji gjithëpërfshirëse, si udhëzues për përcaktimin e politikave, instrumenteve, rrjeteve, modeleve, aktorëve dhe burimeve për miratimin efektiv të një modeli të qëndrueshëm të transportit e për ta aplikuar më pas në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit.