IPA Adriatica

Miliona njerëz udhëtojnë çdo ditënë zonën e Adriatikut e çdokush prej tyre është një pacient potencial që ka nevojë për asistencë mjekësore.Të kthehesh nga turist në person të sëmurë që ke nevojë për kujdes shëndetësor parësor apo të specializuar, kërkon ndërhyrjen e një platforme të sigurtë lëvizshmërie në aspektin e kujdesit shëndetësor. Projekti AdriHealthMob, i financuar nga fondet e BE, ka për qëllim zhvillimin e një modeli ndërkufitar të shërbimeve të qëndrueshme dhe efikase të transportit për sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit si dhe vendosjen e urave të komunikimit efektiv mes profesionistëve të shëndetit. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i lëvizjes së pasagjerëve dhe aksesit në shërbimet shëndetësore falë një sistemi efikas transporti.

AdriaHealthMob në kuadër të programit ndërkufitar IPA Adriatik 2007-2013, përfshin vende të Europës Juglindore, shtetet anëtare të Unionit dhe ato kandidate. Një nga qëllimet kryesore të projektit është ndërveprimi në sektorin e shëndetësisë. Projekti eksploron dhe gjen rrugë të reja se si mund të punohet së bashku mes shërbimeve dhe për ti zbatuar ato ndërmjet rajoneve të zonës së Adriatikut.