Na Kontaktoni - Denonconi

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 473, datë

1.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, Spitali Rajonal Durres ve ne dispozicion numrin jeshil 0800 8111  dhe e-mailet përkatëse:

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Ftojmë të gjithë punonjësit që të denoncojnë çdo rast abuziv dhe të adresojnë çdo ankesë që mund të kenë ndaj drejtuesve të tyre apo personave të tjerë që veprojnë në kundërshtim me vendimin Nr. 473.

Nxisim denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirje të punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike apo kandidati në zgjedhje.

Kujtojmë se, numri i telefonit është gjithashtu në funksion të të gjithë qytetarëve për të bërë denoncimet e të gjitha shkeljeve apo rasteve abuzive që vënë re në institucionet shëndetësore.

 

Përmes kësaj nisme Spitali Rajonal Durrës synon të minimizojë çdo lloj shkelje të detyrës, pasi shërbimi ndaj qytetarëve nuk duhet dhe nuk mund të cënohet në asnjë situatë.