AdriHealthMob: Shëndet të sigurtë edhe gjatë udhëtimit!

Ne kuader te projektit Ipa Adriatic, Ministria e Shëndetësisë, SRD, në bashkëpunim me portin e Durrësit vijojnë ofrimin e asistencës mjekësore. Sipas të dhënave regjistrohen 7.000 hyrje dhe 3.000 dalje. Për çdo problem shëndetësor në shërbim të udhëtarëve janë infermierët dhe mjeku i portit, ndërsa infrastruktura mbështetëse dhe furnizimet po përballohen nga spitali. Gjatë vizitës në këtë kënd të ndihmës mjekësore ministri Ilir Beqaj dhe drejtorja Ardiola Frashëri kanë vlerësuar këtë nismë si një mënyrë për të qënë më afër udhëtarëve në këtë sezon turistik. Ministri Beqaj pohoi se për shkak të lëvizjes në det, problematika shëndetësore është e shtuar. Në ditët në vijim pritet rritje e fluksit dalës nga Shqipëria, ndaj gatishmëria mjekësore në port do vijojë. Një ambulancë e tij, është në dispozicion për të transportuar çdo emergjencë për shërbim të specializuar në spitalin e Durrësit. Ipa Adriatic permes projektit në bashkëpunim me SRD ofron shërbimin shëndetësor pranë qytetarëve që janë në lëvizje drejt shteteve të tjera ose për në Shqipëri.