Panairi Expo Medical

Nga data 19-21 Mars u zhvillua në Tiranë panairi Expo Medical, ku Spitali Rajonal i Durrësit përmes projektit AdriHealthMob është prezantuar me një stendë të veçantë. Për tre ditë me rradhë viziorët e panairit patën mundësi të njiheshin me detaje të projektit, si po zbatohet ai në bashkëpunim me SRD.  Nëpërmjet fletëpalosjeve janë dhënë informacione se si po i shërben AdriHealthMob, udhëtimit të sigurtë të pasagjerëve, duke ofruar asistencë të specializuar mjekësore.