Kryhet në Durrës një operacion i rrallë i kancerit në gojë, i pari i këtij lloji në Shqipëri

Një ndërhyrje e rrallë dhe tepër e vështirë e një kanceri në gojë, me metastaza malinje është kryer në spitalin e Durrësit.   

Operacioni i kryer, është i pari i këtij lloji jo vetëm në spitalin e Durrësit, por në Shqipëri. Prej orës 8.00 të mëngjesit deri rreth pas orës 17.00 të mbrëmjes, ekipi i kirurgëve maksilofacialë të siptalit të Durrësit, ka punuar në sallën e operacionit, nën drejtimin e profesor Emeka Kenke, shef i repartit kirurgjikal të spitalit të Vjenës në Austri. Ky operacion i madh kishte 5 operacione të tjera brenda, që nisi me hapjen e laringut, pastrimin e qafës nga metastazat malinje, marrjen e lempos (materialit zëvendësues) nga shpatulla, lidhjen e materialit me rrjetin vaskular të qafës dhe rikonstruksionin e fytyrës e të gojës. Mjeku Milton Rroco tregoi se si pacientja mbërriti në këtë repart, 18 muaj pasi kishte ndjerë shqetësimet e para. Në Gjermani këto operacione të kancerit në kokë e në qafë kryhen vetëm në tre klinika të specializura. Në Shqipëri nuk ka klinika të specializuara, por edhe mjekët nuk kanë eksperiencë për të kryer të tilla ndërhyrje, për këtë arsye u bë e detyrueshme marrja e një mjeku të huaj.

Endri Shehu mjeku neurokirurg, tha se në spitalin e Durrësit u krye gjithçka falas. Gruaja nënë e dy vajzave  këmbënguli dhe u besoi jetën e saj këtyre mjekëve të cilët bënë të pamundurën.

 

“Operacioni është kryer me kosto zero. 45-vjeçarja Florika Beqiri, kishte shkuar në disa spitale, jo vetëm shtetërore, por edhe  private. Mjekët në spitalet shtetërore nuk e kishin marrë përsipër këtë operacion, ndërsa në spitalet private i kishin thënë se operacioni do të kryhej duke marrë mjekë nga jashtë, por vlera e operacionit shkonte në disa dhjetëra mijëra Euro, shumë kjo e papërballueshme nga familja e saj. Një operacion i tillë në klinikat e specializuara do të kushtonte jo më pak se rreth 50 mijë euro.  Ky është shembulli i një mjeku human, të cilit nuk iu pre as bileta e udhëtimit, por vjen vullnetarisht në Durrës, sa herë i kërkohet ndihmë nga mjekët shqiptarë

  

 

 

 

http://durreslajm.com/shendet/kryhet-ne-durres-nje-operacion-i-rralle-i-kancerit-ne-goje-i-pari-i-ketij-lloji-ne-shqiperi

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=de_rZjjQDWQ&feature=youtu.be