E VERTETA PER FURNIZIMIN ME BARNA TE SPITALIT RAJONAL DURRES

E VERTETA PER FURNIZIMIN ME BARNA TE SPITALIT RAJONAL DURRES

 

Lidhur me raportimin sot (18/12/2016) ne portalin informativ "City News", referuar denoncimit te qytetarit dixhital per mungesen e pretenduar te disa barnave ne spitalin rajonal te Durresit, me lejoni t'ju bej me dije se e verteta eshte krejt ndryshe.

 

Te gjitha barnat e raportuara ne shkrim gjenden aktualisht ne sasi te mjaftueshme ne farmacine e spitalit dhe te shperndara ne sherbimet perkatese. 

 

Per me teper, sic mund te vihet re lehtesisht edhe nga fotot e publikuara ne shkrim, barnat kane pulle perdorimi spitalor, qe do te thote se jane vetem per perdorim spitalor, dhe si te tilla, nuk mund te gjenden ne rrjetin e hapur te tregut farmaceutik. 

 

Pra, eshte e pamundur qe keto barna te jene siguruar jashte mjediseve spitalore, apo sic pretendohet, te jene blere ne farmacite e rrjetit te hapur ne treg.

 

Per kete, e ftoj redaksine e "City News" te vizitoje mjediset e farmacise se spitalit dhe ta verifikoje ne kete moment gjendjen e furnizimit me barna te SR Durres. 

 

Me respekt,

Alban RAMOHITAJ,

Drejtor i Spitalit Rajonal Durres.