Dita Boterore e Diabetit

 Ne kuader te dites  Botërore  te Diabetit mjeke specialist endokrinologe dhe infermiere te Spitalit Rajonal  Durres  ne bashkepunim me perfaqesues   te Shoqates se Diabetit per Shqiperine organizuan nje fushate promocionale per  Edukim dhe Parandalimin e semundjes se diabetit.

   

  

 

Diabeti mellitus, apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak, për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulin, ose prodhimi është i pamjaftueshëm apo pamundësisë së veprimit te insulines në qelizat e organizmit. 

Format e diabetit janë 

Diabeti tip 1 , Diabeti tip 2  si dhe Diabeti i shtatzanisë i cili shfaqet gjatë shtatzanisë, dhe  mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes.

Cilat janë shenjat e diabetit? 

Etje e shtuar, urinim i shpeshtë dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi, por       që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku, shikim i mjegullt,  mungese e theksuar përqëndrimi,mpirje e duarve ose e këmbëve, plagë të ndryshme që mezi mbyllen, 

infeksione të ndryshme. Diabeti është i parandalueshëm, nëse merren parasysh disa këshilla; kontrolle të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa të tjerë 1 herë në 3 vjet; kontroll te tensionit te gjakut; mbajtje e peshes nën kontroll; aktivitet fizik 30 minuta të paktën në 5 ditë të javës; pakesim te yndyrnave në ushqim, sidomos ato shtazore; perdorimi i ushqimeve të pasura me fibra, si fruta, zarzavate, etj; mosperdorimi i duhanit dhe alkoolit.