Trajnimi ne rast aksidentesh rrugore

Trajnimi I ekipeve të kryqit të kuq të Brengez, Austri ka vijuar sot me shembuj të dhënies së ndihmës së shpejtë në rast aksidentesh rrugore. Ekspertët austriakë kanë demonstruar skemat e ndryshme se si duhet të ndërhyjnë grupet e urgjencës tek një person në një traumë pas aksidentit.

Read more: Trajnimi ne rast aksidentesh rrugore

Për një urgjencë efikase

Tre ditë me rradhë ekipet e kryqit të kuq të Brengenz, Austri në bashkëpunim me shoqatën “Ndihmë Mjekësore për Shqipërinë”, do të zhvillojnë trajnimin e 6 me stafin e Shërbimit të Urgjencës në SRD. “ Traumat dhe menaxhimi i tyre” si dhe “Shpëtimi  i  Jetës dhe Klinika e Urgjencës Durrës”, janë dy temat ku do të përqëndrohet trajnimi në 12, 13 dhe 14 Tetor. Në ditën e fundit do të organizohet edhe një improvizim rasti urgjence në terren. 
Ne besojmë se puna në një spital nis nga Urgjenca, ndaj e vlerësojmë maksimalisht aftësimin e stafit tonë mjekësor.