Krenarë për stafin tonë

Në ditën ndërkombëtare të infermierëve mes punonjësve të nderuar për punën e tyre ndër vite është vlerësuar edhe Xhemile Keçi. Ajo është vlerësuar si infermierja më e mirë e qarkut të Durrësit. Xhemile Keçi punon prej vitesh në SRD dhe aktualisht mban detyrën e kryeinfermieres së terapisë intensive në spitalin tonë. Në aktivitetin e sotëm ishte i pranishëm Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, presidenti i Urdhrit të Infermierëve Sabri Skënderaj dhe dhjetra infermierë nga i gjithë vendi. 

Read more: Krenarë për stafin tonë

Panairi Expo Medical

Nga data 19-21 Mars u zhvillua në Tiranë panairi Expo Medical, ku Spitali Rajonal i Durrësit përmes projektit AdriHealthMob është prezantuar me një stendë të veçantë. Për tre ditë me rradhë viziorët e panairit patën mundësi të njiheshin me detaje të projektit, si po zbatohet ai në bashkëpunim me SRD.  Nëpërmjet fletëpalosjeve janë dhënë informacione se si po i shërben AdriHealthMob, udhëtimit të sigurtë të pasagjerëve, duke ofruar asistencë të specializuar mjekësore. 

Read more: Panairi Expo Medical

Projekti ADRIHEALTHMOB për shëndet të sigurtë në udhëtim...


AdriHealthMob ka për qëllim zhvillimin e një modeli ndërkufitar të shërbimeve të qëndrueshme dhe efikase të transportit për shëndetin dhe sektorit të kujdesit, në mënyrë që të përmirësojë lëvizjen e pasagjerëve (Banorët / turistët / përdoruesit / pacientë) dhe për të përmirësuar qasjen në shërbime shëndetësore dhe të kujdesit në sajë të një sistemi më efikas dhe efektiv të transportit.

Read more: Projekti ADRIHEALTHMOB për shëndet të sigurtë në udhëtim...