Paraardhes te mjekesise ne qytetin e Durresit permenden duke filluar:

a) nga lashtesia: Filonid DYRRAKINI ( DURRSAKU) i njohur per 45 vepra te lena ketu e 22 shekuj te shkuara, nxenes i kryemjeshtrit famemadh Asklepiad te Pruses. KROTUS, mjekues skllav i cliruar ne shekullin e 1 re, FILOLOGUS mjekues i semundjeve te syve.

b) nga mesjeta: KALIKLINI, kryemjek qe mjekoi ne Dyrrah perandorin bizantin Aleks Komnenin, KRISTOFORI, mjek i thirur per te mjekuar ne Dyrrah ne vitin 1388 princin arber Karl Topia.

c) nga shpallja e Pavaresise: Dr. Neki LIBOHOVA (1861-1985) mjek i bashkise deri ne Luften e Pare Boterore, Dr Jakov HOBDARI (1865-1956), mjek i bashkise deri ne Kongresin e Lushnjes, mjeket Ryzhdi Pobrati, Zihni Starja, Etehem Bakalli, Fahri Rashidi- Gorani, sherbyen gjate qeverisjes se Princ Vidit, Omer NISHANI (1887-1954) gjate vitit 1922.

d) gjate mbreterise Zogiste: Dr Telemak MARGARITI (1880-1932), mjeku i pare durrsak, i dalluar per profesionalizem dhe me besueshmeri ne gjithe krahinen, Dr Ismail TARTARI, (1988-1968), mjeku i dyte durrsak, bashkepuntor gjate vitit 1928 i dr Telemakut, specialisti radiolog i pare ne vendin tone qe hapi kabinetin e radiodiagnostikes ne spitalin e Tiranes.

Gjate viteve 30 praktikuan privatisht 4 mjeke te shkolles se Athines: Dr Aleks BUDA (1983-1952), Dr Dhimiter PRAPOPULLI, Dr Dhimiter VOKOPOLA (1897-1983), neuropsikiater me sherbimin me te gjate ne Durres, Dr Eleni ANDRUCI punoi si patologe dhe pediatre, Dr Gino ZUCCHI, shtetas italian praktikoi kirurgjine e vogel.

d) gjate pushtimit italian (1939-1943), pervec te mesipermeve permendim: Dr Enver ZAZANI (1910 – 1947), Dr Asllan MERLIKA pediater si dhe mjeket italiane te spitalit ushtarak, Dr Luciano MOTRONE dhe arbereshi Dr Tommaso PLESCIA.

Ngritja dhe funksionimi i Spitalit Durres

Ne te njejten kohe me kthimin e banoreve te Durresit ne dhjetor te vitit 1944, pas evakuimit 1 vjecar te qytetit te urdheruar nga komanda gjermane, pushteti ekonomistin Rit MARGARITI (djale i Dr.Telemekut) dhe studentet universitare Telemak Gogen dhe Kristaq Qirjakon, qe se bashku me partizanin Kozma Stavri te merreshin me ngritjen e nje Spitali civil per qytetin. Nga Komanda e U.N.C. L, u autorizua terheqja e materialeve te Spitalit partizan nga fshati Kryezi I Kavajes. Ato u sistemuan ne godinen 3 kateshe (konfiskuar Veli Jubes), te ndodhur ne krahun e poshtem te Bulevardit te sotem Dyrrah.

Ne drejtim te Spitalit u emerua nga Ministria e Shendetesise Dr.Dhimiter VOKOPOLA, ne sherbimin e Patologjise dy mjeket e qytetit, Dhimiter PRAPOPULLI dhe Eleni ANDRUCI si dhe dermatologu Aleko ANAGNOSTI. Ne sherbimin pediatrik u emeruan Dr.Ferdinand BUNGA, Dr.Kostandin KAURRI, pediater vendas. Perkohesisht me autorizim te vecante, u pranuan te punojne muajt e pare mjeket ushtarake italiane Dr.FERRARA dhe Dr.REALE deri ne riatdhesimin e tyre dhe me vone Dr.ROGHI dhe Dr.BRUSCHI deri ne fund te vitit ’46. Ne farmaci punoi Telemak GOGA, Rit MARGARITI si dhe farmacisti Syruri ISMAILATI. Ne ato fillime spitali kishte nje kapacitet prej 40 shtreterish, qe shpejt kaluan ne 60.

Nje rritje te rendesishme sherbimi shenoi ky Spital me fillimin e punes se dy kuadrove: Dr.Spiro LITO, minoritar, i diplomuar ne Athine dhe Dr.Spiro TRESKA (1902-1966), i diplomuar dhe i specializuar ne obstetrike-gjinekologji ne Mynih. Nderhyrja e pare kirurgjike ne Shkurt ’46 qe nje kostotomi ne paciente me empieme, ku asistoi edhe Dr.Maliq BEKTESHI. Ne vitin 1947 kapaciteti i Spitalit arriti ne 150 shtreter, te ndare si vijon: Patologjia 50, Kirurgjia 40, Pediatria 30, Materniteti 10 dhe Infektivi 20 shtreter.

Ndertimi i Spitalit te pare ne Durres

Ne vitin 1954 u ndertua Spitali i pare i qytetit. Ky ishte institucioni i pare i planifikuar dhe i realizuar ne ndertim per sherbimin shendetesor ne qytetin e Durresit. Nga Drejtoria e ketij Spitali mbeteshin te varuara te gjitha veprimtarite shendetesore te qytetit, perfshire kuadrin mjek. Ne kete menyre vazhdonte nderthurja e drejtimit unik ndermjet sherbimit stacionar dhe atij ambulator. Praktikisht, patalogeve qe formonin shumicen e mjekeve, u takonte qe te sherbenin, sipas nevojes, edhe ne fushen e specialiteteve te ndryshme.

Ne kompleksin e strukturave te reja perfshiheshin:

– Godina kryesore per repartin e Patologjise me 70 shtreter, Kirurgjise me 60, Pediatrise me 50. Aty u sistemua dhe kabineti i Radiologjise dhe perkohesisht Farmacia dhe Laboratori

– Godina per repartin Infektiv me 60 shtreter

– Lokalet e kuzhines, mensave dhe magazines

– Godina per sherbimet e tjera te prapavijes dhe lokali i morgut.

Kuadri mjeksor perbehej nga:

Drejtor Dr. Spiro LITO, perkohesisht dhe shef i repartit Infektiv. Vazhdoi drejtimin deri ne largimin e tij ne Tirane ne vitin 1961.

Dr.Koci MOISIU (1923-2004), zv.drejtor, mjek i afte me horizont dhe veprimtari shumedegeshe. U karakterizua per dinamizem dhe shpirt iniciative.

Dr.Mit VOKOPOLA, shef i sherbimit psiko-neurologjik. Perkohesisht sherbeu dhe si mjek ne repartin Patologji-gra. Per punen studimore fitoi titullin Kandidat i Shkencave.

Dr. Fadil SPAHIU, shef i kirurgjise, filloi veprimtarine e mirefillte te planifikuar te sherbimit, i zevendesuar nga Dr. Paskal PRODANI.

Dr.Remzi FICO i diplomuar ne France, pediater i ardhur nga Tirana.

Dr.Maliq BEKTESHI i diplomuar ne Itali, shef i maternitetit, i zevendesuar nga Dr.Fatmir HAXHIHYSENI (1928-2004 ), i diplomuar ne Prage.

Dr. Aleko ANAGNOSTI, shef i dermato-venerologjise, ndoqi ne vazhdimesi luften kundra sifilizit, mjaft te perhapur ne krahine.

Dr.Mustafa CARA, i diplomuar ne Itali, qe ftiziatri i pare, drejtoi dhe mbuloi per afro 20 vjet sherbimin anti-tuberkuar.

Ne vitin 1961 kuadri i Spitalit perbehej nga:

Drejtor Dr. Koci MOISIU qe u zevendesua brenda vitit nga Dr. Fiqiri KELLICI, kirurg, Dr.Mit VOKOPOLA, shef i Neurologjise, Dr. Paskal PRODANI, shef i Kirurgjise, Dr.Remzi FICO, shef i Pediatrise; mjeket patologe te sherbimit spital-poliklinike Dr. Muhamed AGOLLI, Dr. Nathan SCHAHTER, Dr. Gaqo TREBICKA, dermatologu Dr. Aleko ANAGNOSTI, pediatret Dr.Vala TREBICKA dhe Dr. Liri KOJA, kardiologu Dr.Beniamin CETA, neurologu Dr.Stefan VOKOPOLA. K.infermier Dhori Bakallbashi

Ne vitin 1969 u zgjerua kapaciteti ne godinen kryesore, duke ngritur nje kat te siperm, ku u sistemuan me nga pak shtreter repartet e Neurologjise, Dermatologjise, Otorinologjise dhe Okulistikes. Gjithashtu ne vitin 1969, i rendesishem sa dhe i mirepritur qe perurimi dhe funksionimi i te parit Spital Pediatrik te qytetit, godine 3 kateshe e ndertuar ne sheshin e Spitalit, i pajisur me mjedise dhe pajime te reja, me te gjitha kushtet e mundeshme per ate kohe. Ky institucion nisi aktivitetin per t’i sherbyer me cilesisht kontingjentit me te brishte te popullesise ne qytet dhe rreth tij.

Drejtor Spitali Dr. Gaqo TREBICKA, mjek i diplomuar ne Rumani. U transferua nga detyra e zv. drejtorit te Poliklinikes dhe punoi si drejtor deri ne vitin 1970. U zevendesua nga Dr. Fiqiri KELLICI, kirurg i diplomuar ne Budapest, qe drejtoi per kohen me te gjate Spitalin, pas nje nderprerje pak vitesh dhe vazhdoi ne detyre deri ne vitin 1980.

Reparti i Patologjise (78 shtreter)

Shef Dr.Ali SULA, specialist per semundjet e brendeshme.

Mjeke reparti ne organike: Dr.Beniamin CETA, kardiolog, pas disa vitesh i zevendesuar nga Dr.Llazar SHANI. Dr.Aferdita LEZO, patologe, Angjelina NIKA, nefrologe, Sali LLOSHI, patolog (qe kaloi ne repartin Infektiv), Fatbardha DYRMISHI, gastro-hepatologe dhe mjeket e sherbimit Poliklinike-Spital: Andrea DHIMITRI (1938-2005) gastro-enterolog, Nikolla JORGONI, Terezina PALI, reumatologe, Vasilika ZAKA hematologe, Thoma CYCJA, Spiro MUZHA, dy radiologe Orest SINJARI (qe kaloi ne Poliklinike) dhe Odhise MARTO (qe kaloi ne Pediatri), Vasil GJERGA endrokrinolog, Hurma CERMA kardiologe, Evanthi ALEKSI alergologe, Hava TARE pneumologe, Dhurata SHAHI, Serme BULKU, Pranvera BITRI, Shpetim LEKA, etj. Ne repart kane kryer stazhin e Patologjise te gjithe mjeket e rinj te emeruar ne qytet dhe ne rreth.Nga vitet ’80 deri ne 2000 kane sherbyer si shefa rradhazi: Dr.Llazar SHANI, Riza XHEPA, Naxhie XAXA.K.Infermiere Pjerina Robi e Liri Troci.

Reparti i Kirurgjise (60 shtreter)

Shef Dr.Paskal PRODANI (1922-1988), i diplomuar ne Prage. Mjeket kirurge: Dr.Miri HOTI, Reshit ZUSI, Bashkim HABIBI, Prokop LALA, i profilizuar ne urologji, Flamur TARTARI (transferuar ne Tirane), Shaban DEDEJ, Thanas BUCAJ, Ramazan DALLAKU, Kostantin KOTRRI, Xhavit SPANESHI, Vasil ZIU, Vladim LARO deri ne vitin 2000.

Reanimator fillimisht Dr.Manila SELIMI, Bilal MEMA, Fisnik DIBRA dhe Kristo HUTA.

Shefa reparti deri ne vitin 2000, pas Dr.Prodani-t, rradhazi kirurget: Dr.Miri HOTI, Dr. Bashkim Habibi dhe Dr.Ismet BALLA.K.Infermiere Vita Titani, Landa Urumi, Eleni Qerama.

Reparti Infektiv (60 shtreter)

Shef Dr.Lluka DHIMITRI (1907-1984), mjek i diplomuar ne Athine. Drejtoi spitalin deri ne zevendesim nga Dr.Fiqiri LILA, si infeksionist nga viti 1970. Mjeket: Dr.Sali LLOSHI, Rustem TROCI, si infeksionist, Sulo Mborja, infeksionist pediater.

Deri ne vitin 2000 sherbyen si shefa:

Dr.Fiqiri LILA, Dr.Sali LLOSHI, Dr.Liliana OLLDASHI, Dr.Mustafa TONUZI, Dr.Nadire KERTUSHA.

Sherbimi i Pediatrise (150 shtreter)

Shefe Dr.Liri KOJA e profilizuar ne kardio-pediatri. Dr.Hena KELLICI e diplomuar ne Budapest, drejtoi sherbimin me profesionalizem. Mjeket pediatre: Dr.Liri DIBRA, Mira KAURRI, e profilizuar ne reanimacion pediatrik, Hava LACI, Liri DOMI, Liri DHIMA, Irma NASTO, e profilizuar ne neurologji pediatrike, Eleni DHIMITRI, e profilizuar ne neonatologji-prematurance. Deri ne vitin 2000 sherbyen si shefa rradhazi, pas Dr.Hena Kellicit, Dr.Hava LACI, Dr.Liri DHIMA, Dr.Irena LILA dhe Dr. Gjyzide ZALLA.

Ne sektore te tjere punuan keto kuadro:

Ne Neurologji: Kand.Shk. Mit VOKOPOLA dhe pjeserisht Dr.Vladimir TICO dhe Stefan VOKOPOLA.

Ne Dermatologji: Dr.Mantho NAKUCI dhe me vone Jasin CAPARI.

Ne ORL: Dr.Meleqe VELAJ dhe Bajram NERJAKU.

Ne Okulistike: Dr.Koco NIKA.

Ne Radiologji: Dr.Eqerem ENESI (per te rriturit) dhe Dr.Odhise MARTO (ne pediatri)

Sherbimi i Anatomise Patologjike: Dr.Fatos HARITO dhe Rifat SHAHI

Laboratori Klinik: Dr.Yllka FLOQI dhe, pas largimit te saj, Dr.Kujtim KOTORRI, Thanas BUCAJ, i kaluar ne kirurgji, Jorgo LOLI dhe biokimistja Zana MOLLA

Farmacia: farmacist Musa KAPIDANI, Mihal SHABANI

Pika e Konservim-Transfuzion i Gjakut: Nd.mjek Musa MILAQI

Ne vitin 1976 kapaciteti i spitalit ishte prej 447 shtretersh. Drejtor i Spitalit u ngarkua Dr.Miri HOTI ne 1980-1984, neurologu Dr.Hidajet DEDEJ nga Kavaja ne 1984-1985, Dr. Riza XHEPA ne 1985-1988, pas tij kardiologu i Poliklinikes Dr.Luan ILIAZI ne 1988-1992, dhe ne vitin 1992 Dr.Suvorov ZERVOI.

Nje permbytje ne fund te vitit 1991 nxorri jasht perdorimit godinen kryesore, duke pezulluar per plot 1 vjet funksionin e reparteve te Patologjise, Kirurgjise dhe Specialiteteve. Nderkohe dhe Spitali i Pediatrise u perfshi ne katin e poshtem te sherbimeve, te laboratorit dhe ne katin e nendheshem, aq sa nga 150 shtreter mbeten ne funksionim vetem 25. U arrit nje zgjidhje rrethanore pas 18 muajsh vetem per sherbimin e Kirurgjise, qe u sistemua ne godinen e Shtepise se Foshnjes ne 1993. Nderkohe urgjencat kirurgjike per nderhyrje dergoheshin ne Tirane. Per Spitalin e Pediatrise nderhyri Kryqi i Kuq i Durresit qe siguroi nga PNUD i Tiranes nje fond ne perballim te punimeve te riparim-ristrukturimit, duke bere te mundur jo vetem rifunksionimin e ketij sherbimi por njekohesisht dhe atij te Patologjise, ne katin e siperm te godines.

Gjate kesaj periudhe me riorganizimin e ri si Drejtori e Shendetit Publik, ne Spital u ngarkuan si Drejtore rradhazi: Kand.Shk.Dr.Stefan VOKOPOLA ne vitin 1992, Dr.Mikel Nocka, pneumolog, ne vitet 1993-1997, Dr.Gjergj KOJA, 1997-1999 dhe Dr.Kristo HUTA, reanimator, ne 1999-2003. Zgjidhja definitive ne funksionimin e sherbimeve spitalore ne qytetin e Durresit u arrit me ndertimin e Spitalit te Ri ne vitin 2003, ku u sistemua sherbimi i Kirurgjise, ne pritje qe ne nje te ardhme te aftert te sistemohet dhe sherbimi i Patologjise dhe ai i Specialiteteve. Drejtor teknik u emeruan: Dr.Roland KATROSHI, urolog, ne 2003-2004, Dr.Kristo HUTA ne 2004-2006, Dr.Neritan MYDERRIZI, ortoped, ne 2006-2007, Bashkim SHEHU, ekonomist ne 2007-2008 deri ne vitin 2009 Drejtor Dr. Neritan Myderrizi, Dr. Tauland Baku otorinolaringolog nga viti 2010 deri ne 2014.

Nga janari 2014, Drejtor i Pergjithshem i Spitalit Rajonal Durres eshte MBA. Ardiola FRASHERI, ekonomiste me stafin e perbere nga Zv. Drejtor Teknik Dr.Sh.Mj Genti KAVAJA, Zv. Drejtor Ekonomik Ardian PEZA dhe Zv. Drejtor Edukimi Dr. Fatbardha Reka.