Sëmundjet kardiovaskulare vrasësi numër 1 i shqiptarëve

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) shkaktojnë 17.3 milionë vdekje në vit, ndërsa në Shqipëri janë shkaktari kryesor i humbjes së jetës. Është një mit se këto sëmundje prekin më shumë burrat apo të moshuarit, pasi SKV mund të prekin të gjitha moshat dhe të gjitha grupet e popullsisë, përfshirë gratë dhe fëmijët. Risku i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare rritet me rritjen e moshës, dhe arrin kulmin rreth moshës 65 vjeç.

Shumë sëmundje kardiovaskulare mund të parandalohen duke bërë zgjedhje të shëndetshme: ushqyerje të shëndetshme, të qëndruarit aktiv dhe mospirje të duhanit.

Aktiviteti fizik nuk është vetëm ushtrime, stërvitje, por përfshin edhe: 

• Lojërat me fëmijët

• Përdorimin e shkallëve

• Bërjen e punëve të përditshme

• Ecjen në këmbë

• Ecjen me bicikletë

USHQEHUNI NË MËNYRË TË SHËNDETSHME PËR ZEMRËN:

Dietat me yndyrna shtazore, sheqeri dhe kripa rrisin rrezikun për sëmundje në zemër dhe tru. Një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime ndihmon në parandalim e sëmundjeve kardiovaskulare. Përdorni fruta në vend të çokollatës Duhanpirja shkakton 10% skv, ndaj lini ose reduktoni duhanin. 15 vjet pas ndalimit të duhanpirjes rreziku i krizave të zemrës ulet si tek ata që nuk kanë pirë ndonjëherë. 

MBANI NË SHTËPI USHQIME TË SHËNDETSHME 

• Kufizoni ushqimet e paketuara me përmbajtje të lartë në sheqer, yndyrë e kripë

• Përdorni fruta e perime të freskëta 

• Përgatitni në shtëpi ushqimin për në shkollë ose në punë 

• Ndaloni pirjen e duhanit në shtëpi 

• Ndalimi i duhanpirjes në shtëpi do të përmirësojë jo vetëm shëndetin tuaj, por edhe shëndetin e fëmijëve tuaj 

• Ndalimi i pirjes së duhanit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të qenë një model pozitiv për fëmijët tuaj 

• Bëhuni aktiv 

• Kufizoni shikimin e televizorit në shtëpi

• Organizoni aktivitete në natyrë si ecje me biçikletë, ecje në këmbë ose thjesht lojëra në kopësht apo jashtë shtëpisë. 

• Njihni rrezikun tuaj për SKV 

• Konsultohuni me mjekun tuaj të familjes apo një profesionist shëndetësor, i cili do t’u masë presionin e gjakut, nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak, peshën 

dhe indeksin e trupit tuaj, si dhe t’u informojë për rrezikun e SKV

• Pasi të njihni rrezikun për SKV, ju mund të bëni një plan të veçantë për të 

përmirësuar shëndetin tuaj të zemrës, dhe mjeku juaj ose profesionisti shëndetësor 

mund t’u këshillojë mbi mundësitë e përshtatshme të trajtimit kur është e 

nevojshme.