I ftohti dhe sëmundjet kronike

I ftohti dhe temperaturat e ulta, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Përveç rritjes sëgjendjeve gripale,temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë, në të vërtetë, një riakutizim dhe rëndim të sëmundjeve kronike, sidomos të rugëve tëfrymëmarrjes, të sëmundjeve kardiovaskulare , të kockave. Në kushte ekstreme të tëftohtit, gjithashtu mund të ndodhë hipotermi dhe ngrirja.

I ftohti i madh, që ndodh në peridhën e dimrit sidomos nëdisa zona të vendit, përbën një kërcënim për shëndetin, sidomos të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me disa sëmundje kronike, të cilët janë më të prekshëm dhe më në rrezik të marrjes së infeksioneve. Por edhe më të rinjtë, të shëndetshëm mund të vuajnë pasoja shëndetësore, ndonjëherë të rënda kur ekspozohen ndaj temperaturave shumë të ulëta

 

Temperaturat dhe efekti:

21°C eshte temperatura minimale e rekomanduar gjatë ditës për në shtëpi

18°C eshte temperatura minimale e rekomanduar për natën në dhomën e gjumit. Nuk paraqet rreziqe për shëndetin, edhe pse personat që banojnë në to mund të ndjejnë ftohtë.

Nën 16°C, mund të kemi ulje të rezistencës ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes

9-12°C, mund të rrisë presionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve 

kardiovaskulare

5-8°C, është pragu i temperaturës jashtë, në të cilën vërehet rrritje e rrezikut të vdekjes në nivelin e popullsisë 

5°C, përbën një rrezik të lartë të hipotermisë

Kush jane te rrezikuar?

Personat qe vuajne nga sëmundjet kardiovaskulare, si sëmundjet e koronareve, infarktet e miokardit, goditje në tru etj jane nje kategorite me te rrezikuara. Kur temperatura në ambientin e shtëpisë është 12°C ose më pak mund të 

shkaktojë një ngushtim në enët e gjakut dheduke shkaktuar një rritje të presionit të gjakut. Trashja e gjakut më tej shton rrezikun e mpiksjes së tij dhe nëse këto mpiksje gjaku formohen në enët e gjakut të zemrës dhe trurit, mund të çojnë në goditje në zemër dhe tru.

Ulja e temperaturës në hapësirën e banimit të një personi të moshuar me 1°C lidhet me një rritje prej 1.3 mmHg në presionin e tyre sistolik të gjakut, për shkak të gjymtyrëve të ftohta dhe një temperature të trupit më të ulët. 

Personat qe vuajne nga sëmundjet e frymëmarrjes,si asthma bronkiale, sëmundja pulmonare obstruktive kronike Kur moti është i ftohtë, njerëzit kanë tendencë për të ndenjur më shumë kohë në shtëpi, ku ata janë më në afërsi me njëri-

tjetrin dhe kjo mund të ndihmojë përhapjen e infeksionit.

Ekspozimi në temperatura të ftohta shtëpie ose në natyrë ndikon mbi

sistemin imunitar; zvogëlon kapacitetin e mushkërive për të luftuar infeksionin dhe rrit shtrëngimin e rrugëve të frymëmarrjes. I ftohti shkakton një rritje të sekrecioneve mukoze dhe lirimin e një substance të cilat mund të çojnë në gulçime (marrje fryme me zor) dhe keqësimin apo rëndimin e tyre. Personat qe vuajne nga sëmundjet e kockave, si arthropati reumatike dhe arthropati degjenerative kronike.

Nëse presioni barometrik bie, kjo mund të shkaktojë kyçe të irrituara dhe bëhen gjithnjë e më të ngrirë dhe të dhimbshëm. Kur është shumë ftohtë ulet pragu i dhimbjes dhe shtohen dhimbjet në sistemin nervor, muskujt dhe tendinet në këta pacientë. Ndaj është e këshillueshme për të qëndruar në ambiente të ngrohta, duke shmangur ndryshimet e papritura të temperaturës, kur kalohet nga një mjedis në tjetrin. Evitoni daljet në ambientet jashtë, ose ndryshe, vishuni mire.