Dokumentacioni i nevojshem per hospitalizimin e pacienteve ne Spitalin Rajonal Durres

Pacientet qe kane nevoje per diagnostikim dhe trajtim mjeksor me te specializuar ne spital, ne momentin e shtrimit duhet te kene me vete:

1-Rekomandimin per shtrim ne spital te leshuar pas vizites nga mjeku i familjes apo pas konsultes nga mjeku specialist i poliklinikes apo spitalit.

2-Ekzaminime laboratorike dhe imazherike te cilat jane realizuar disa dite para shtrimit ne spital.

3-Fotokopje te kartes se identitetit apo pashaportes.

4-Fotokopje te librezes se shendetit.

Nga ky rregull perjashtohen urgjencat mjekesore ekstreme, kur pacienti shkon direkt ne spital dhe duhet ndjekur i hospitalizuar. 

 

Dokumentacioni i nevojshem per vizitat ne polikliniken e specialiteteve

Te gjithe pacientet qe paraqiten tek mjeku specialist per konsulta mjekesore ose ekzaminime laboratorike apo imazherike duhet te kene ne menyre te detyrueshme:

1-Rekomandimin e mjekut te familjes 

2-Librezen e shendetit 

3-Nje dokument te identifikimit. 

Pacientet qe nuk kane keto dokumenta paguajne tarifen e parashikuar per aktin mjekesor qe do te kryejne.