Klinika e okulistikes

Puna e perditshme ne repartin e okulistikes konsiston ne egzaminimin, diagnostikimin  dhe trajtimin e semundjeve dhe demtimeve te syrit me rruge terapeutike ose edhe kirurgjikale kur eshte e nevojshme.  Kur pacientet ndiqen ne rruge hospilatore behet mbledhja e te dhenave te anamnezes ekzaminimeve objektive, laboratorike dhe kerkohen edhe konsulta, apo ekzaminime te vecanta ne rast nevoje sipas protokolit mjeksor.
Vizitat ambulatore te cilat behen cdo dite dhe operacionet behen ne dite te caktuara dhe me planifikim. Vizitat ambulatore behen cdo dote nga ora 8.00- 15.00.  Nderhyrjet kirurgjikale kryhen cdo dite pas ores 10.00. Planifikimi i nderhyrjeve kirurgjikale behet diten e shtune te javes para-ardhese. Gjithashtu ky sherbim pergjigjet edhe per urgjencat mjeksore dhe konsultat ne sherbimet e tjera te spitalit
Prane repartit te okulistikes behet trajtimi bashkekohor i semundjeve te ndryshme si:  korigjimi i gabimeve refraktare, semundjeve te konjuktives, segmentit anterior, semundjet e kanalit te lotit, glaukoma, strabizmi, diagnostikimi i semundjeve retinale, trajtimi modern i kataraktes me metoden e fakoemulsifikimit (ultratinguj). Katarakta eshte semundja qeze vendin kryesor ne okulistike.
Ne kete sherbim te tre mjeket okuliste kane titullin Dr. I Shkencave Mjeksore dhe  pedagoge te jashtem ne Universitetin UAMD dhe Zonja e Keshillit te Mire.