Shërbimi i Kardiologjisë

Shërbimi i Kardiologjisë përfshin Reanimacionin e Kardiologjisë, kabinetin e Provës Ushtrimore dhe kabinetin e Konsultave. Në klinikën kardiologjike kryhet diagnostikimi mjekësor dhe trajtimi i sëmundjeve të arterieve koronare, insufiçiencës së zemrës, sëmundjeve valvulare të zemrës, çrregullimeve të ritmit dhe hipertensionit arterial. Klinika ka ambientin e ECHO-s kardiake për ekzaminimin e pacientëve. 

Rastet e trajtuara nga mjeku kardiolog mund të plotësohet me ekzaminime të tjera si EKG, ECHO kardiake apo ekzaminime imazherike dhe analiza gjaku.

Në shërbimin e kardiologjisë punojne 4 mjekë specialistë kardiologë qe mbulojne aktivitetin e klinikës për të gjitha rastet e paraqitura si dhe ka sherbim mjeku roje 24 -oresh. Gjithashtu këta mjekë kryejnë edhe konsultat ambulatore në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë është Dr.Shk.Mjek. Sotir Xhunga.