Reanimacioni i Kardiologjisë

Me ndërtimin e godinës së re katër katëshe të Spitalit Rajonal, Shërbimi i Kardiologjisë u vendos në katin e tretë dhe një pjesë të ambjenteve ju dedikuan Reanimacionit të Kardiologjisë. Ai përbëhet nga 3 dhoma të pajisura me monitorë individualë dhe qëndror për monitorimin e parametrave të të sëmurëve kardiakë. Gjithashtu reanimacioni ështe i pajisur edhe me defibrilatorë dhe shiringa elektrike. Në total klinika ka 10 shtretër.