Shërbimi i Kirurgjisë

Ky shërbim ndodhet në katin e dytë të godinës kryesore të spitalit. Ai ka statusin e shërbimit universitar si i vetmi ndër Spitalet  Rajonale të Shqipërisë. Kirurgjia e përgjithshme ka kapacitet 33 shtretër, ku shtrohen mesatarisht 2.500 pacientë në vit dhe realizohen mbi 2.150 operacione. Prej vitesh kryhen me sukses operacionet laparoskopike. Në Kirurgjinë e Durrësit vazhdon te operohet me sukses Ca Esophagu.Vitin e fundit pas vënies në funksion të plotë të mamografise, po bëhet trajtimi kirurgjikal i kancerit të gjirit që ka hyrë në një fazë më të avancuar. Perfeksionimit të Kirugjisë së mameve i shtohet dhe bashkëpunimi i sukseshëm me Universitetin e Pizës, ku mjekë  kirurgë italianë vijnë dhe marrin pjesë në ekipe të përbashkëta për operacionet e kancerit te gjirit.

Shefi i shërbimit të Kirurgjisë është Dr. Ilir Shani.