Shërbimi i Neurologjisë

Ky shërbim ndodhet në katin e parë të godinës katër katëshe dhe ka gjithsej 30 shtretër . Ai përbëhet nga klinika e neurologjisë, ambjentet e reanimacionit të neurologjisë dhe dhoma e EEG. Ekzaminimi pacientëve me sëmundje neurologjike mund të plotësohet me teste si EEG, Tomografia Aksiale (skaneri), Rezonanca  Magnetike (MRI) dhe ekzaminimi i lëngut cerebrospinal. Në shërbimin e neurologjisë diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet që prekin sistemin nervor qëndror dhe periferik. Gjithashtu edhe sëmundje si epilepsia, Parkinson, aksidentet vaskulare, traumat e kokës, radikulopatitë, çrregullimet e gjumit, sëmundjet neurovaskulare etj. 

Shefe e Shërbimit të Neurologjisë  është  Dr. Eda Harrizi.