Shërbimi i ORL – Okulistike – Maksilofacial

Ky shërbim përbëhet nga 16-shtretër. Klinika e ORL gjendet në katin e dytë të godinës katër katëshe të spitalit. Ajo ka një ekip prej 3 mjekësh specialistë të cilët realizojnë konsultat ambulatore, ekzaminimet (audiometria) dhe nderhyrjet kirurgjikale si adenotonsilektomia dhe heqja e tupave të huaj. 

Në kliniken e ORL bëhet diagnostikimi, ekzaminimi dhe trajtimi i sëmundjeve të veshëve, hundës e sinuse paranasale, faringut, laringut si dhe organeve të tjera qafë-fytyrë, me rrugë terapeutike  edhe kirurgjikale. 

Urgjencat përkatëse të shërbimit mbulohen nga mjekët nëpërmjet sistemit on-call. 

Patologjitë që trajtohen ambulatorisht në ORL (mikrokirgjikale)

 

Sëmundjet e veshit të jashtëm

 

-Kongenitale, 

-Inflamatore

-Traumatike (traumat e veshit me ose pa likuor)

-Hematoma dhe perikondriti

Sëmundjet e veshit të mesëm

 

-Çrregullimet e tubit të eustakut

-Otitet media akute (virale e bakteriale)

-Otitet media kronike (Kolesteatome, perforacion, supurative,)

-Mastoiditet kronike e akute 

Sëmundjet e veshit të brendshëm

-Traumat akustike (akute dhe kronike)

-Sëmundja e Merniere

 

 

Patologjitë e hundës

 

Sëmundjet inflamatore të hundës dhe sinuseve

 

-Inflamacione të hundës së jashtme.

-Rhinitet (akute dhe kronike).

-Sinusitet akute dhe kronike , komplikacionet e tyre.

-Epistaksis (vendosja e tamponadës anteriore).

-Deviatio septi nasi (kongenital, traumatik).

-Polipoza nazale 

 

Sëmundjet e gojës dhe faringut 

 

-Hiperplazia adenoide et tonsilare 

-Disfagia

-Semundjet inflamatore 

-Tonsilitet akute dhe kronike (abceset peritonsilare dhe retrofaringeale).

-Faringit akut dhe kronik

-Traumat e gojes dhe faringsit (djegjet).

-Trupat e huaj 

-Tumoret beninje e malinje.

Patologjite qe trajtohen me intervente kirurgjikale nen AG

-Tumoret e llapes se veshit dhe zones perreth.

-Polipe te kanalit auditiv ekstern.

-Aurikuloplastike 

-Tamponada posteriore 

-Rhinoplastika, Septoplastika, 

-Aurikuloplastika

-Polipetomia, Polipotomia.

-Biopsi te tumoreve nasale.