Klinika Maksilofaciale

Mjekët e shërbimit diagnostikojnë dhe trajtojnë ambulatorisht (me mikrokirurgji) shumë sëmundjeve, dëmtimeve dhe difekteve të kokës, nofullave, fytyrës dhe indeve të buta të gojës. Ndër ndërhyrjet më të shpeshta janë: ekstraksione të ndryshme të elementeve dentare, drenim abcesesh dhe flegmonash, trajtim konservativ i patologjive orale dhe extraorale me origjinë infektive, ekstirpime kirurgjikal i gurëve në gjendrat e pështymës, perpunim i plagëve aksidentale të fytyrës dhe gojës etj. Nga patologjitë që trajtohen me ndërhyrje kirugjikale nën AG përmendim: trajtimi me osteosinteze dhe reponim i frakturave të mandibules dhe maksiles, fraktura zigomatike, tumoret e gjendrave të peshtymës, cistet e indeve të buta të fytyrës dhe qafës, drenime abcesesh dhe flegmonesh të llozhave të thella dhe përpunim dhe plastikë e plagëve të mëdha aksidentale të fytyrës. 

Shefi i shërbimit është Dr.Shk.Mjek. Muhamed Troplini