Shërbimi i Ortopedisë

Shërbimi i Ortopedisë dhe traumatologjisë  është krijuar në vitin 2007, pas fluksit gjithnjë e në rritje të rasteve të traumës, si edhe rritjes së numrit të pacientëve të kirurgjisë selektive.

Ai mbulon me shërbim popullatën e rajonit të Durrësit dhe Krujës. Shërbimi i Ortopedisë – Traumatologjisë funksionon me Shërbimin e Urgjencës “on call”, konsultorin e Ortopedisë dhe  Repartin e Ortopedisë me 16 shtretër. Trajtohen mbi 1.200 fraktura në vit dhe ne mënyrë kirurgjikale mbi 300 fraktura. Mbi 100 operacione janë selektive, ku vendin kryesor e zë arthroplastika. Shërbimi i Ortopedisë ka sallën e vet të ortopedisë brenda bllokut operator prej 6 sallash, dhe është e pajisur me C-Arm, setin e plotë të artroskopisë, setin e plotë të vendosjes së protezave, sharra oshilante etj.