Klinika e Pranim Urgjencës Pediatrike

Është e vendosur në katin e parë te godinës së Pediatrisë. Ajo ofron shërbim 24 orësh për të përballuar fluksin e femijëve që paraqiten në urgjencë për të marrë ndihmën e parë. 

Kjo klinikë funksionon me dhomën e vizitave ku mjeku në shërbim viziton, diagnostikon dhe vendos për mënyrën e ndjekjes së çdo rasti, si dhe dhomat e observimit për fëmijët që mbahen nën kontroll për 24 orë.