Shërbimi i Imazherisë

Shërbimi i Imazherisë në SRD është i përbërë nga një staf aktual prej 5 mjekësh specialistë në radiologji që mbulojnë këtë shërbim dhe një mjek specialist gastroenterolog që mbulon ekzaminimet endoskopike që janë brenda shërbimit të imazherisë. Organizimi i shërbimit imazherik në SRD mbulohet 24 orë duke perfshirë pacientë të spitalit, ambulatorë dhe urgjencën.

Aktualisht shërbimi imazherik në SRD funksionon i ndarë në dy qendra të ndara në godinen e Kirurgjisë dhe atë të pediatrisë në aparaturat aktuale imazherike të disponueshme përfshihen dy  aparatura radiologjie të instaluara përkatesisht 1 në kirurgji dhe 1 në pediatri, 3 aparatura ekografie 2 të vendosura në kabinetin e ekografisë në godinën e kirurgjisë dhe 1 në pediatri.

Aparatura e mamografisë dixhitale dhe aparatura e ekografisë së gjirit janë të instaluara në kabinetin e Mamografisë.

Spitali është i pajisur me aparatin e skanerit dhe të rezonancës magnetike, që e kanë ngritur në një nivel më të lartë procesin e diagnostikimit të semundjeve.

Shef i shërbimit është Dr. Ilir Doda