Laboratori Klinik – Biokimik

Laboratori Klinik- Biokimik i Spitalit Rajonal është njësi e rëndësishme funksionale me rëndësi në aktivitetin ekzaminues, diagnostikues dhe trajtimin e patologjive të ndryshme. Aktiviteti i  brendshëm i laboratorit konsiston në një gamë prej 77 ekzaminimesh klinike dhe biokimike që i përgjigjen Shërbimit të Sëmundjeve të Brendshme, Shërbimit të Kirurgjisë, Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Shërbimit të Pediatrisë, Shërbimit të Maternitetit, Shërbimit të Urgjencë - Pranimit dhe Ambulatorët.

Në këtë laborator kryhen keto analiza: 

Gjak komplet

-fibrinogjen 

-kolesteroli

-urinë komplet 

-provat e heparit

-transaminazat, 

-azotemi  

-kreatenemi 

-glicemi

-osfaza alkaline 

-uricemia 

-proteinë totale 

-kalcemi

-feçe 

-gjak okult

Së fundmi me futjen e aparaturave të reja të Cell-counter dhe fotometrisë realizimi i ekzaminimeve ngrihet në një nivel më cilësor. Futja e një analizatori do të bëjë të mundur kryerjen e ekzaminimeve hormonale në Spitalin Rajonal Durrës.

Shefe e shërbimit të laboratorëve është  Dr. Etleva Myshketa.