Klinika e Obstetrikës

Kjo klinikë ka 55 shtretër.Në këtë repart  ndodhet  paralindja  ku gratë monitorohen  në dinamikë për ecurinë e aktivitetit të lindjes  dhe për të realizuar lindjen  dërgohen në një nga 4 sallat e lindjes. Në këtë repart realizohen rreth 2700 lindje në vit 65 - 70 % e të cilave janë lindje natyrale. Sallat e lindjes janë të pajisura me monitorë si për foshnjën ashtu dhe për gruan. Bashkangjitur këtij reparti është dhe patologjia e shtatzanisë.  Në këtë repart trajtohen të gjitha gratë  që jane në rrezik  të lartë për  lindje  para kohe dhe për patologji të ndryshme përreth barrës.