Spitali Rajonal Durrës funksionon sipas strukturës bashkëlidhur.
Struktura dhe organigrama e Spitalit Rajonal Durres
Struktura e pagave Spitalit Rajonal Durrës
Organika e Spitalit Rajonal Durrës
CV e titullarit të institucionit
Pozicionet, arsimi dhe klasat e pagave të subjekteve deklarues
Funksionet e Spitalit Rajonal Durrës SRD, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim dhe me programin e Këshillit të Ministrave e ushtron veprimtarinë e saj në fusha të përgjegjësisë shtetërore të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave me Nr.609, datë 20.10.2021 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale” Gjithashtu funksionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcaktohen në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit, të miratuar me Urdhër nr.457, datë 26.08.2024 sipas legjislacionit në fuqi.
VKM për fushën e veprimtarisë së SRD
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e SRD
Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik apo të një ankese drejtuar autoriteteve publike, ne përputhje me parashikimet e legjislacionit te zbatueshëm. Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për dërgimin e një kërkese ose ankese duhet të përdoret adresa postare, si më poshtë:
Spitali Rajonal Durrës
(A): Adresa: Rruga Aleksandër Goga, Durrës,Shqipëri
(W): www.srd.gov.al
Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
