Spitali Rajonal Durres eshte nje nga spitalet rajonale me te medha me nje kapacitet prej 340 shtreterish. Spitali yne ofron kujdesin mjekesor me ane te poliklinikes se specialiteteve, sherbimin e Pranim – Urgjences, laboratorin klinik – biokimi dhe baktereologjik dhe sherbimin me shtreter ne specialitetet e veta. Sherbimi i kirurgjise ne Spitalin Rajonal Durres ka statusin e klinikes universitare. Mjeket tane marrin pjese rregullisht ne aktivitetet mjekesore kombetare dhe nderkombetare. Nje pjese e tyre kane perfunduar studimet per Master dhe 8 kane marre titullin Doktor i Shkencave Mjekesore.

Ne vitin 2013 spitali rajonal kishte 15782 paciente te shtruar dhe u realizuan 75306 vizita  ambulatore. Ky spital ka nje staf prej 125  mjekesh dhe 236  infermieresh. 

Misioni 

Misioni i Spitalit Rajonal Durres eshte te permiresoje shendetin e komunitetit duke ofruar nje standart te ri ne kujdesin shendetesor, kujdesin klinik dhe ngritjen profesionale te mjekeve specialiste duke siguruar nje qender mjekesore per parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve.

Vizioni 

Rrikthimi i besimit te qytetareve per sherbimin shendetesor, transformimi i kujdesit shendetesor dhe krijimi i shpreses per komunitetin nepermjet rritjes se cilesise dhe games se sherbimeve. Sfida jonë është mbrojtja e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim universal dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi. Kjo permes:

-Cilesise ne kujdesin mjekesor te specializuar te mbeshtetur ne edukimin gjitheperfshires

-Zhvillimi, vleresimi dhe perdorim te teknikave te reja

-Terheqja e stafit me vlerat me te mira mjekesore dhe shkencore

-Sigurimi i dhenies efikase te kujdesit shendetesor

Objektivat 

-Kujdesi shëndetësor cilësor me akses të plotë. 

-Permiresimi i infrastruktures spitalore dhe kushteve te punes

-Zbatimin dhe vleresimin e protokolleve te mjekimit.

-Zbatimi i kodit te etikes dhe deontologjise

-Ngritja e vazhdueshme profesionale e personelit mjekesor.

-Zgjerimi dhe rritja e games se sherbimeve ne spital

-Percaktimi i standarteve profesionale per te gjithe personelin.

-Edukimi i pacientit.