VENDIM

Nr. 560, date 23.10.2000

PER MIRATIMIN E PROJEKTIT PILOT PER PERFSHIRJEN E SPITALIT TE

DURRESIT NE SKEMIEN E SIGURIMEVE TE KUJDESIT SHENDETESOR

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 24 dhe 36 te ligjit nr .7870, date 13.4.1994, “Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e projektit pilot per perfshirjen e spitalit te Durresit ne skemen e sigurimeve te kujdesit shendetesor .

2. Miratimin e statutit te spitalit te Durresit, i cili i bashkelidhet ketij vendimi.

3. Ne kuader te ketij projekti:

-Mbulimi i shpenzimeve te spitalit te Durresit, me perjashtim te investimeve, te behet nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, duke filluar nga data 1.1.2001.

-Spitali i Durresit funksionon si institucion shteteror, jobuxhetor. Spitali do te organizohet dhe do te funksionoje ne baze te statutit.

-Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor lidh kontrate me spitalin e Durresit, ku percaktohen menyrat e mbajtjes te se dhenave, llogaritja e shpenzimeve, procedurat e paraqitjes se tyre, pagesat dhe rimbursimet, sipas menyrave te miratuara nga te dyja palet, te drejtat dhe detyrimet e paleve.

-Ministrise se Shendetesise i pakesohen 684 punonjes si dhe buxheti perkates, sipas zerave, duke perjashtuar zerin “Investime”, i pakesohen 70900000 (shtatedhjete milione e nenteqind mije) leke.

-Numrit te punonjesve te Institutit te Sigurieve te Kujdesit Shendetesor, te miratuar per vitin 2000, i shtohen 684 punonjes, si dhe kontributi i shtetit per ISKSH-ne rritet ne masen 70900000 leke.

-Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, per te perballuar disbalancimet e

buxhetit gjate vitit, te perdore fondin rezerve. Pjesa e fondit rezerve, qe do te perdoret per kete qellim, miratohet nga Keshilli Administrativ i ketij instituti, por p’a prekur shumen e

financimit te veprimtarise 3-mujore te tij .

-Shperblimi i punonjesve te behet sipas sistemit te sotem te pagave te punonjesve te institucioneve buxhetore. Me nxjerrjen e rezultatit financiar, spitali ka te drejten t’i propozoje Keshillit Administrativ te ISKSH-se ndryshime ne sistemin e pagave.

-Normativat e perdorimit te materialeve, te lendeve djegese, te ushqirnit, normativat e ngarkeses se personelit mjekesor dhe te punonjesve te tjere, sipas specialitetit, hartohen nga spitali i Durresit dhe rniratohen nga Keshilli Administrativ i ISKSH-se.

-Spitali i Durresit zbaton tarifat per sherbimet me pagese, te percaktuara me vendimin nr.527, date 1.11.1993, te Keshillit te Ministrave dhe ne aktet nenligjore, te nxjerra nga Ministria e Shendetesise. Te ardhurat dytesore, te realizuara nga spitali i Durresit, perdoren nga drejtoria e spitalit, sipas kritereve qe percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

-Spitali i Durresit mund te organizoje sherbim special hotelerie ne mjedise te veçanta, brenda spitalit. Pacientet, te cilet me deshire kerkojne te trajtohen ne keto mjedise paguajne diferencen ndermjet kostos faktike te trajtimit dhe kostos spitalore, te miratuar ne buxhetin e vitit perkates .

-Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ushtrojne kontroll mbi veprimtarine e spitalit Durres, ne mbeshtetje te rregullores se spitaleve dhe te statutit te miratuar .

-Bordi i spitaleve pergjigjet para Ministrise se Shendetesise per veprimtarine e spitalit.

-Ngarkohen Ministria e Shendetesise, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per zbatimin e ketij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Ilir Meta

STATUTI I SPITALIT DURRES

Neni 1

Spitali Durres, qe me poshte do te quhet Spitali, eshte institucion i sherbimit shendetesor shteteror me buxhet te pavarur, jo fitimprures qe te ushtron veprimtarine e tij ne baze te Ligjit baze te Sherbimit Shendetesor, te Kushtetutes, ne ambientin dhe me pajisjet qe jane prone e Ministrise se Shendetesise.

Neni 2

SPITALI eshte person juridik me qender ne Durres.

Neni 3

-Rregullorja e funksionimit teknik te Spitalit si institucion i sherbimit shendetesor miratohet nga Mimstria e Shendetesise .

-Rregullorja e funksionimit ekonomiko-financiar te Spitalit, hartohet dhe miratohet nga Bordi i Spitalit.

-Normativat e perdorimit te materialeve, lendeve djegese, te ushqimit, normativat e ngarkeses se personelit mjekesor dhe te punonjnesve te tjere sipas specialitetit hartohen nga Spitali i Durresit dhe miratohen nga Keshilli Administrativ i ISKSH.

Neni 4

Spitali drejtohet nga: -Bordi i spitalit -Drejtori

Organi me i larte ekzekutiv i Spitalit eshte Bordi.

Bordi i Spitalit perbehet nga 11 anetare.

Perberja e tij eshte si me poshte:

-1 perfaqesues i DSHP-se

-1 perfaqesues i Ministrise se Shendetesise

-1 perfaqesues i Bashkise Durres

-1 perfaqesues i Spitalit Durres (Drejtori)

-2 perfaqesues i BOBSH

-1 perfaqesues i ISKSH

-1 perfaqesues i Urdherit te Mjekut

-1 perfaqesues i shoqates se pacienteve

-2 perfaqesues nga sindikatat me te perfaqesuara

Neni 5

Secila nga organizatat apo institucionet e permendura caktojne perfaqesuesit e tyre ne Bord. Periudha e perfaqesimit ne Bord do te jete 3 vjet.

Neni 6

Kryetari i Bordit eshte perfaqesues i Ministrise se Shendetesise.

N/Kryetari zgjidhet nga Bordi.

Neni 7

Mbledhja thirret nga Kryetari ose Nenkryetari ne mungese te Kryetarit. Drejtori i Spitalit ka te drejte te kerkoje mbledhjen e Bordit kur gjykon se kerkohen vendime te shpejta qe nuk jane ne kompetencen e tij. Mbledhja e Bordit njoftohet me shkrim te pakten 7 dite perpara duke bere te ditur dhe rendin e dites. Kur mbledhja thiret nga Drejtori, kriteri i afatit nuk zbatohet.

Neni 8

Mbledhja zhvillohet kur jane te pranishem 2/3 e anetareve, ne rast te kundert mbledhja shtyhet per diten tjeter duke bere dhe njehere lajmerimin. Ne kete rast mjafton gjysma e anetareve.

per mbledhjen e Bordit mbahen procesverbal nga nje person i pehershem i autorizuar nga Kryetari.

Vendimet e Bordit nenshkruhen nga Kryetari ose Nenkryetari dhe depozitohen ne Spital.

Bordi mblidhet jo me pak se 4 here ne vit.

Neni 9

Vendimet e Bordit merren me shumice votash. Çdo anetar i Bordit ka te drejten e nje vote. Kur votat barazohen, vota e Kryetarit ose Nenkryetarit (ne mungese te kryetarit) eshte vendimtare .

Neni 10

Anetaret e Bordit marrin nje shperblim per pjesemarrje, masa e te cilit propozohet nga Spitali dhe miratohet nga Bordi.

Neni 11

Funksionet e Bordit jane:

-Te kontrolloje drejtimin e veprimtarise se Spitalit

-Propozon ne Ministrine e Shendetesise per emerimin ose shkarkimin e Drejtorit, Nendrejtorit te Spitalit

-pergjigjet per zbatimin dhe kontrollin e politikave shendetesore te Ministrise se Shendetesise

-Miraton projektin e kontrates qe do te lidhet midis Spitalit dhe ISKSH.

-Miraton çdo vit raportin vjetor, bilancin, buxhetin vjetor dhe planin perspektiv 3 vjeçar te spitalit te paraqitur nga Drejtori i Spitalit.

-percakton dhe miraton strukturen dhe numrin e punonjesve te Spitalit dhe pagat.

Miraton rregulloren e funksionimit ekonomiko-financiar (neni 3).

-Shqyrton noramtivat e perdorimit te materialeve, lendeve djegese, te ushqimit, normativat e ngarkeses se personelit mjekesor dhe te punonjesve te tjere sipas specialitetit dhe i paraqet per miratim prane ISKSH.

-Miraton perdorimin e tepricave ne fund te vitit.

-Harton dhe miraton Rregulloren e funksionimit te Bordit.

Neni 12

Anetaret e Bordit largohen nga detyra kur:

-denohen per vepra penale.

-japin doreheqjen.

Neni 13

Emerimi dhe shkarkimi i Drejtorit te Spitalit behet nga bordi me miratim te Ministrit

te Shendetesise .

Neni 14

Kompetencat e Drejtorit te Spitalit:

1. Drejtori i spitalit perfaqeson Spitalin si person jurudik. Ai eshte titullari ekzekutiv qe drejton, organizon dhe ka te drejte te ushtroje kontrolle mbi veprimtarine e Spitalit.

2. Raporton te pakten 1 here ne vit per veprimtarine e Spitalit para Bordit.

3. percakton rregulloren e brendshme te Spitalit ose nxjerr urdhera te brendshem qe rregullojne veprimtarine e Spitalit.

4. Ka te drejte te punesoje personel mjekesor dhe jo mjekesor te Spita1it konform kerkesave te Spitalit.

5. Propozon ne Bord buxhetin, paraqet raportin vjetor dhe bilancin financiar .

6. Merr mendime per largime nga puna per shkelje te kontrates, te rregulloreve te sherbimit apo te disipines.

7. perfaqeson Spitalin ne bisedimet per lidhjen e kontrates midis ketij te fundit dhe DSKSH Durres, kontrate kjo qe percakton Spitalin dhe DSKSH-ne si pale.

8. Ndjek realizimin e treguesve tekniko-ekonomike te Spitalit, vete ose me zevendesat e tij.

9. Nenshkruan te gjithe aktet dhe kontratat qe angazhojne Spitalin ndaj subjekteve ose personave te tjere juridike konform legjislacionit ne fuqi. Miraton dokumentacionin dhe zbatimin e procedurave te prokurimit publik sipas ligjit ne fuqi. Vlefshmeria ligjore e akteve, kontratave dhe procedurave te prokurimeve publike kontrollohen nga Kontrolli i Shtetit Durres .

10. pergjigjet para Bordit dhe Ministrise se Shendetesise.

11. Vendos per kualifikimin dhe specializimin e kuadrit te larte dhe te mesem sipas nevojave dhe kerkesave te Spitalit.

12. Drejtori kur emerohet merr ne dorezim detyren dhe kur largohen dorezon detyren me proces-verbal.

Neni 15

Ne Spital funksionon Keshilli Teknik Administrativ me perberje sipas rregullores se sherbimit te Kujdesit Shendetesor dytesor te miratuar nga Ministria e Shendetesise.

Neni 16

Problemet qe nuk jane te percaktuara ne kete statut, rregullohen me vendime te Bordit drejtues brenda dispozitave ligjore dhe kompetencave qe i jane dhene ketij Bordi.