RREGULLAT E FUNKSIONIMIT EKONOMIKO – FINANCIAR TË SPITALIT RAJONAL DURRËS
2014-2015
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Baza Ligjore
- Organizimi dhe funksionimi ekonomiko-financiar i Spitalit Rajonal Durrës bëhet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 560, datë 23.10.2000 “Për Miratimin e Projektit Pilot për përfshirjen e Spitalit të Durrësit në Skemën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor” të ndryshuar si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi që lidhen me këtë veprimtari.
- Hartimi i kesaj rregulloreje është bërë në zbatim të nenit 15 të Statutit miratuar me VKM nr. 237, datë 12.04.2006 “Për disa ndryshime ne Vendimin nr.560 datë 23.10.2000 “Për Miratimin e Projektit Pilot për përfshirjen e Spitalit të Durrësit në Skemën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor”, të ndryshuar.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave dhe detyrave për tu zbatuar nga personeli përkatës për organizimin dhe mirëfunksionimin administrativ dhe ekonomiko-financiar të Spitalit Rajonal Durrës.
Neni 3
Financimi
Spitali Rajonal Durrës është institucion publik në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, jo fitimprurës, i financuar nga Fondi i Sigurimit te Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
KREU II
DREJTUESI DHE SEKTORËT MBËSHTETËS
Neni 4
Organizimi i veprimtarisë ekonomiko financiare sipas sektorëve mbështetës.
- Veprimtaria ekonomiko-financiare e Spitalit drejtohet dhe kontrollohet nga Zv/Drejtori Ekonomik.
- Sektorët ekonomiko-financiar në varësi të Zv/Drejtorit Ekonomik janë:
Sektori i Financës
Sektori i Pagave
Sektori Teknik
Zyra Kostos
Zyra Hotelerisë
Zyra Inxhinierisë Klinike dhe Biomjeksore
Neni 5
Detyrat dhe kompetencat e Zv.Drejtorit Ekonomik
- Zv.Drejtori Ekonomik varet nga Drejtori i Spitalit.
- Emërohet dhe shkarkohet nga Ministria e Shëndetësisë, pasi te jetë marrë miratimi nga Bordi Drejtues i Spitalit.
- Zv.Drejtori Ekonomik është zëvendësi i Drejtorit për shërbimet mbajtëse të Spitalit.
- Zv.Drejtori Ekonomik për ushtrimin e detyrës se tij përgjigjet para Drejtorit te spitalit.
- Ai organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucionit duke mbajtur përgjegjësi për funksionin e saj sipas legjislacionit në fuqi.
- Së bashku me Drejtorin dhe Zv. Drejtorin Teknik organizon dhe drejton punën për hartimin e projekt-buxhetit duke bashkërenduar hallkat që kanë në varësi për evidentimin e nevojave materiale për mbarëvajtjen e institucionit.
- Përgjigjet për realizimin e planit të buxhetit të miratuar sipas zërave.
- Organizon, drejton punën dhe përgjigjet për sigurimin e bazës materiale të nevojshme për sigurimin e shërbimit, për administrimin e shfrytëzimin racional të materialeve, plotëson nevojat e administratës së institucionit, të shërbimeve e reparteve.
- Kërkon informacion ditor apo javor nga kryetarët e degëve për punët e kryera, realizimin e shpenzimeve të fondeve të planifikuara, si dhe për blerjet e realizuara.
- Analizon realizimin e shpenzimeve operative sipas fondeve të planifikuar dhe ecurinë e shërbimeve të hotelerisë nëpërmjet raportimeve që bëjnë degët përkatëse.
- Analizon çdo muaj të gjithë veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe mirëmbajtëse me administratën dhe shefat e shërbimeve.
- Organizon marrjen e masave për zbatimin e rregullave për qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare që lidhen me blerjen e materialeve, medikamenteve e kryerjen e shërbimeve. Merr masa për mënjanimin e dëmtimeve të materialeve, medikamenteve e objekteve, përgjigjet për administrimin e tyre në institucion dhe vë para përgjegjësisë personat fajtor.
- Analizon gjëndjen e mallrave me qarkullim të ngadalshëm dhe mbi normativë, merr masa për normalizimin e tyre nëse ka të tilla.
- Organizon me degët që ka në vartësi dokumentacionin për normativat për njësi përdorimi të energjisë elektrike, ujit, solucioneve larëse, dizifektantëve, oksigjenit etj.
- Organizon dhe drejton sipas ligjeve administrimin e ndihmave humanitare, duke i trajtuar ato si të gjithë mallrat e tjera të cilat blihen sipas ligjit të prokurimit.
- Organizon vendosjen e dokumentacionit dhe të qarkullimit të vlerave materiale sipas ligjit në të gjithë hallkat e shërbimit spitalor.
- Organizon punën për mënjanimin e krijimit të mallrave stoqe, (në bashkëpunim me Zëvendës Drejtorin Teknik), kryesisht për medikamentet, materialet e mjekimit, materialet e konsumit, etj.
- Në bashkëpunim me Drejtorin ndjek zbatimin e detyrave në fushën e investimeve e të ndërtimeve ne shkallë institucioni.
- Rakordon me Degën e Thesarit mbi buxhetin e vënë ne dispozicion për investimet.
- Organizon dhe merr masa për mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
- Pezullon çdo veprim që kryhet në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe rregullat e caktuara ne fushën ekonomiko-financiare, të furnizimit me materiale e medikamente dhe shpërndarjes së tyre në shërbime/sektorë; ndërhyn në organet përkatëse për marrjen e masave.
- Ndjek dhe analizon herë pas here mirëmbajtjen dhe riparimet në institucion nëpërmjet degës teknike dhe hotelerisë.
- Merr masa për sigurimin e institucionit sipas ligjeve ne fuqi si dhe për mbrojtjen nga zjarri.
- Organizon dhe udhëheq kontrollin ekonomiko-financiar qe ushtrohet sipas një programi 1 herë në vit, kontroll kompleks në të gjithë veprimtarinë e shërbimeve mbajtëse të spitalit, 1 herë në 3 muaj në çdo shërbim, disa herë në muaj dhe në befasi në magazinë, pavione, farmaci, në ardhjen e mallrave nga firmat furnizuese, në cilësinë e mirëmbajtjes, cilësinë e ushqimeve, në arkën e spitalit, etj.
- I propozon Drejtorit marrjen e masave disiplinore, masave për ç‘dëmtimin material e monetar ose kallëzimin e veprave penale për ata punonjës të institucionit që thyejnë disiplinën e punës, dëmtojnë pronën e institucionit, etj.
- Detyra të tjera që caktohen nga Drejtori i Spitalit.
KREU III
SEKTORI I FINANCËS
Neni 6
Detyrat e Sektorit te Financës
- Sektori i financës ndjek dhe mban përgjegjësi për veprimtarine ekonomiko-financiare dhe për mirëadministrimin e vlerave materiale e monetare të institucionit sipas legjislacionit dhe rregulloreve në fuqi.
- Zbaton me përpikëri planin e buxhetit dhe raporton për të sipas afateve te përcaktuara.
- Zbaton me përpikëri planin e përdorimit të fondeve të trashëguara.
- Zbaton me përpikëri planin e përdorimit të ardhurave dytësore.
- Mban kontabilitetin sipas ligjeve në fuqi dhe raporton për bilancin sipas afateve të kërkuar.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtoria me urdhër të brendshëm/të veçantë ose të përgjithshëm.
Neni 7
Detyrat e Shefit të Sektorit të Financës
- Është në varësi të Zv.Drejtorit Ekonomik.
- Raporton çdo javë me shkrim për problemet e degës tek Zv.Drejtori Ekonomik dhe tek Drejtori në afatet që ky i fundit e kërkon këtë relatim.
- Ndjek dhe zbaton realizimin e planit të buxhetit dhe raporton për të një herë në muaj nëpërmjet relacionit.
- Ndjek dhe zbaton realizimin e planit të përdorimit të fondeve të trashëguara dhe raporton për të një herë në muaj.
- Ndjek dhe raporton arkëtimin e të ardhurave dytësore dhe zbaton me përpikmëri planin e përdorimit të tyre.
- Raporton për realizimin e planit të buxhetit të miratuar sipas zërave.
- Harton bilancin kontabël dhe e paraqet atë në afatet dhe destinacionet e kërkuara.
- Kryen pagesat në përputhje me bazën ligjore të tyre. Kontrollon dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës. Vetëm pas verifikimit të tij i paraqet autorizuesit kërkesën për pagesën e transaksionit. Në një pagesë duhet të bashkëngjisë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të si më poshtë:
Urdhër pagesën e autorizuesit.
Kontratën ose procedurën e prokurimit me vlerë të vogël
Faturën tatimore të shitjes
Fletë hyrjen
Proçes verbalin e marrjes së mallit në dorëzim nga komisioni përkatës i cili ndjek kushtet e zbatimit të kontratës. - Kontrollon plotësimin e dokumentacionit justifikues për pagesat që kryhen nëpërmjet bankës.
- Kontrollon plotësimin e dokumentacionit justifikues për pagesat që kryhen nga arka.
- Organizon punën për mbajtjen e kontabilitetit sipas ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi.
- Harton dhe ndjek zbatimin e planit të inventarëve të miratuar nga Drejtori i Spitalit.
- Përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit financiar sipas periudhave të përcaktuara në ligj.
- Ndjek dhe zbaton, për pjesën e pagesave, nëpërmjet degës së thesarit, realizimin e planit të investimeve.
- Ndjek dhe kontrollon realizimin e kontratave në vlerë.
- Harton dhe dërgon në afat të gjitha evidencat që i përkasin Degës së Financës.
- Kontrollon llogaritjen e amortizimit të A.Q.T.-ve sipas normave të amortizimit në fuqi.
- Bën kontrollin e arkës sipas ligjeve ne fuqi.
- Kryen veprimet për sistemimet e kalimeve kapitale dhe Urdhërave nga Ministria e Shëndetësisë.
- Organizon dhe kryen kontrolle të befasishme në magazinat e spitalit.
- Mban librin e të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Merr pjesë në hartimin e projekt-buxhetit .
- Është anëtar i Këshillit tekniko-administrativ të spitalit.
- Nuk kryen veprime që bien ndesh me ligjet në fuqi.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 8
Detyrat e Llogaritarit të Parë
- Është në varësi të Shefit të Sektorit të Financës.
- Ndjek dhe zbaton ligjin për kontabilitetin. Jep mendime për përmirësimin e metodikes së mbajtjes së llogarive në përputhje me ligjin për kontabilitetin.
- Mban kontabilitetin sipas sistemit ditar-libër i madh.
- Regjistron të gjithë veprimet në mënyre kronologjike nëpër ditarë (arkë, bankë, magazinë, të ndryshme, paga).
- Pas kundrimit të ditarëve kryen kontabilizimet përkatëse në librin e madh.
- Mban llogaritë sintetike dhe analitike sipas planit kontabël.
- Mbyll bilancin verifikues çdo muaj dhe ia dorëzon Kryetarit te Degës se Financës, bashkë me analizat e llogarive.
- Llogarit amortizimin e A.Q.T.-ve sipas normave të amortizimit në fuqi.
- Rakordon çdo muaj analizat e llogarive me llogaritarët.
- Ruan dokumentet e kontabilizuara ne zyrën e tij, deri në momentin e kontrollit periodik vjetor, dhe më pas organizon dorëzimin e tyre në arshivë.
- Merr pjesë në grupet e kontrollit të ngritura nga drejtoria sipas planit.
- Kryen kontrollin e dorëzimit në afat të dokumentacionit nga magazinat, si dhe kontrollon rregullshmërinë e tyre. Siglon në cilësinë e kontrollorit.
- Kontabilizon inventarët dhe kontrollon plotësimin e dosjes së tyre me të gjithë dokumentacionin e duhur.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 9
Detyrat e Llogaritarit
- Është në varësi të Shefit të Sektorit të Financës.
- Kontrollon saktësinë e të gjithë dokumentacionit të magazinave (hyrje, dalje) dhe dokumentet shoqëruese të tyre (faturë, urdhër-dorëzimi, fletë-kërkesë). Kontrolli kryhet si nga ana vizuale (ekstremet e dokumentit) ashtu edhe për saktësinë e veprimeve.
- Verifikojnë saktësinë e çmimeve të mallrave sipas kontratave përkatëse si dhe marrjen e mallit në dorëzim nga komisionet e caktuara për pritje malli.
- Dorëzojnë tek Shefi i Financës dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e likuidimit; kopjet e fletë-hyrjeve, faturat tatimore të shitjes dhe proçes-verbalin e marrjes në dorëzim të mallit.
- Regjistrojnë në mënyre kronologjike dokumentet e magazinave në librat e hyrjeve dhe të daljeve.
- Mbajnë kartelat e magazinave dhe çdo muaj rakordojnë me magazinierët dhe me kartelën financiare. Rakordimi bëhet nëpërmjet shkëmbimit të firmave.
- Bën sondazhe në magazine pas miratimit nga shefi i sektorit.
- Mban dhe azhornon në mënyre kronologjike librat e inventarëve në përdorim për çdo njësi (pavion, zyrë, automjet, person etj).
- Rakordojnë me llogaritarin e parë për analizat dhe gjëndjen kontabël të magazinave.
- Merr pjesë në komisionet e pritjes së mallit (kur caktohet nga Drejtoria).
- Zbaton aktivitetin e arkës dhe mbyll çdo ditë librin e arkës. Përgjigjet për zbatimin e limitit të arkës.
- Mban librin e të ardhurave personale për çdo punonjës dhe plotëson librezat e kontributeve për një periudhë jo më shume se viti i fundit me kërkesën e secilit punonjës.
- Përgatit formularët e pagave të sigurimeve shoqërore te cilët përdoren për përllogaritjen e pensioneve të pleqërisë ose të invaliditetit, sipas formularëve tip të kërkuara nga sigurimet shoqërore.
- Përgatit list-pagesën e raporteve që paguhen nga sigurimet shoqërore, i dorëzon dhe i rakordon ato në afatet e caktuara nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore.
- Merr pjesë në komisionet e inventarizimit dhe vlerësimit të aktiveve. Plotëson së bashku me komisionin e inventarizimit fletën e inventarit, paraqet tepricat dhe mungesat, dhe raporton për aktivet që propozohen të dalin nga përdorimi. Në çdo rast shoqëron inventarin me një proçes-verbal të hollësishëm mbi gjendjen e aktivit dhe kohës në përdorim të tij të mbështetur nga informacioni i Degës Teknike. Pasi e kompleton dosjen e inventarit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm (urdhërin e inventarizimit dhe vlerësimit, proçes-verbalin për aktivet e propozuara për dalje nga përdorimi të miratuara nga Drejtori, raportin përmbledhës të miratuar po nga Drejtori, urdhërin për daljen nga përdorimi të aktiveve si dhe proces verbalin nga komisioni i nxjerrjes nga përdorimi të aktiveve e dorëzon për kontabilizim).
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
KREU IV
SEKTORI I PAGAVE
Neni 10
Detyrat e Sektorit të Pagave
- Sektori i pagave harton projekt – buxhetin për vitin pasardhës dhe perspektiv për pagat e punonjësve dhe sigurimet shoqërore.
- Organizon punën në drejtim të realizimit të informacionit të treguesve të sektorit të pagave duke zbatuar kërkesat e dorëzimit të formularëve përkatës për periudhat 1,3,6,9 mujore dhe vjetore për vitin ushtrimor sipas programit statistikor.
- Kryen udhëheqjen teknike dhe ndihmon e kontrollon sektorët, shërbimet, klinikat për zbatimin sa më të mirë të treguesve të planifikuar në lidhje me pagesat, numrin e punonjësve si dhe me disiplinën në punë.
- Organizon analiza ekonomike për realizimin e pagave dhe ne bashkëpunim me Inspektoren e Personelit edhe për numrin e punonjësve për periudha 3,6,9 mujore dhe vjetore.
- Llogarit dhe kontrollon pagesat e punonjësve në mbështetje të vendimeve dhe udhëzimeve te dhëna.
- Sipas urdhrave të brendshëm të lëshuar nga Titullari i Institucionit, bën marrjen dhe largimin e punonjësve nga puna on-line sipas sistemit TAP deklarimi E-Si 027 (Pasqyra e të punësuarve për herë te parë, atyre rishtazi si dhe të larguarve nga puna).
- Për te gjithë punonjësit e përhershëm si dhe parti-time, përpunon on-line, per çdo muaj, formularin TAP deklarimi E-Sig nr.25/a.1.(Kontributi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi).
- Në fund të çdo muaji dhe në mënyre progresive përpunon pasqyrën e shpërndarjes së fondit të pagave si dhe përdorimin e fondit të pagave si dhe përdorimin e fondit të veçantë për çdo shërbim e klinikë, të ndarë sipas kategorisë së punonjësve.
- Për të gjitha lëvizjet që behën gjatë vitit në strukturën e punonjësve, e cila duhet të përputhet me strukturën e pagave, në bashkëpunim me Sektorin e Personelit në bazë të urdhrave të brendshëm të firmosur nga titullari, vendos elementët e pagës bazë, vjetërsinë sipas librezës së punës, përcaktimin e pozicionit të vendit të punës dhe shërbimit ku do të punohet.
- Lejet e zakonshme të personelit sillen nga Sektori i Personelit me fletë-leje e cila korrespondon me fletën e lëshuar nga shërbimi apo klinika, kjo e pasqyruar në prezencën 15 ditore.
Neni 11
Detyrat e Shefit te Sektorit te Pagave
- Shefi i Sektorit të Pagave ka varësi direket nga Zv/Drejtori Ekonomik.
- Organizon punën për zbërthimin e kuotave të projekt – buxhetit për pagat dhe sigurimet shoqërore në zbatim të ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi.
- Planifikon pagën mesatare të një punonjësi për vitin pasardhës.
- Paraqet për çdo muaj pasqyrat statistikore për numrin e punonjësve, fondin e pagave në bashkëpunim me inspektoren e personelit.
- Harton dhe ndjek planin e brendshëm për sektorin që mbulon.
- Merr pjesë në grupet e kontrollit të organizuara nga Drejtoria.
- Është anëtare e komisionit për shpërblime të formave të ndryshme.
- Regjistron në program të gjitha të dhënat e nevojshme (si përcaktimi i pagës, vendosja e numrit të llogarisë, vjetërsia në punë, vështirësia e vendit të punës, përcaktimi i pozicionit etj.) për punonjësit e rinj si dhe për punonjësit e larguar nga puna, në baze të urdhrave të brendshëm të lëshuar nga Drejtori i Spitalit.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 12
Detyrat e Specialistit të pagës.
- Specialisti i pagës varet nga Shefi i Sektorit te Pagave.
- Harton list-pagesat e punonjësve për çdo 15 – ditor sipas ditëve të punës të paraqitura e të firmosura nga shefi i shërbimit/sektorit dhe k/infermierja.
- Plotëson për çdo punonjës pagën bazë sipas vendimeve si dhe shtesat mbështetur në pagën baze. (ose të grupit).
- Pas përfundimit te list-pagesave për çdo punonjës përgatit përmbledhëset për çdo shërbim dhe e dorëzon atë në sektorin e financës. Në zyren e pagave vazhdon proçesi i ndalesave në bazë të urdhrit të lëshuar për ketë qellim duke e çuar listë-pagesën deri në pagën neto.
- Bashke me Shefen e Sektorit të Pagave realizon planifikimin e pagave për vitin pasardhës.
- Në bashkëpunim me Shefen e Sektorit kryen ndryshimin e pagave sipas vendimeve si dhe për çdo vit bën ndryshimin e vjetërsisë ne punë deri në 25 vjet për çdo punonjës.
- Një herë në muaj bën list-pagesën e sigurimeve shoqërore, tatimeve, list-pagesën për pensionet suplementare, listat për detyrimet ndaj institucionit si dhe listat për detyrimet ndaj shtetit.
- Merr pjesë në kontrolle të befasishme në zbatim të disiplinës në punë të punonjësve.
- Organizon punën për plotësimin e dokumentacionit sipas vendimeve të Bordit për shtesat mbi pagë për ata punonjës që e përfitojnë atë në çdo fillim viti.
- Një herë në muaj bëhet listë-pagesa e shtesave mbi pagë.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
KREU V
SEKTORI I KOSTOS
Neni 13
Detyrat e Shefit të Sektorit të Kostos
- Shefi i Sektorit të Kostos ka varësi nga Zv. Drejtori Ekonomik.
- Shefi i Sektorit të Kostos përgatit dhe paraqet për miratim tek Zv. Drejtori Ekonomik planin e punës vjetore për veprimtarinë e sektorit.
- Në mbështetje të planit vjetor të miratuar përgatit planet mujore të veprimtarisë për Sektorin e Kostos.
- Shefi i Sektorit të Kostos plotëson realizimin e detyrave mujore të veprimtarisë të Sektorit të Kostos dhe informon me shkrim Drejtorin e Spitalit.
- Shefi i Sektorit të Kostos planifikon dhe rregullon shpërndarjen e punëve brenda punonjësve të sektorit te kostos si dhe monitoron aktivitetin e përditshëm të punonjësve të Sektorit të Kostos.
- Përgatit formularët e statistikave të nevojshme për llogaritjen e kostove në Shërbimet, Klinikat dhe kabinetet e Spitalit dhe në bashkëpunim me to grumbullon të dhënat për çdo muaj.
- Përgjigjet për aktivitetin e Sektorit të Kostos në zbatim të detyrave të përgatitjes së materialeve për llogaritjen e kostos, për përpunimin me saktësi të kartelave klinike, të pasqyrës se shpenzimeve [objekt kosto] për çdo Shërbim, Klinikë, Kabinet dhe Sektor mbështetës në Spital.
- Shefi i Sektorit të Kostos ndjek dhe koordinon punën e aktivitetit të Sektorit të Kostos me degët dhe sektorët e tjerë të administratës, me klinikat, kabinetet dhe sektorët teknik të spitalit.
- Merr masa ne bashkëpunim me IT-në në Spital dhe me Drejtorinë e Informatikës në FSDKSH Tiranë
- Përgatit për Drejtorin, Zv/Drejtorin Teknik, Zv/Drejtorin Ekonomik dhe K/Infermieren e përgjithshme raport pune javore mbi aktivitetin e Sektorit të kostos.
- Shefi i Sektorit të Kostos jep informacion për çdo muaj mbi realizimin e kostove për diagnoze sipas të dhënave të ardhura nga sektorët/shërbimet, informacion mbi realizimin e treguesve teknik ( produktit të realizuar ), informacion mbi realizimin e shpenzimeve për çdo shërbim, klinikë, kabinet, sektor mbështetës për secilin element të kostos si dhe çdo 3-6-9-12/mujor, informacion mbi realizimin e kostos për çdo shërbim, klinikë, kabinet, sektor mbështetës.
- Dërgon ne FSDKSH Tiranë dhe DRFSDKSH Durrës çdo muaj kostot për diagnozë sipas klinikave, si dhe kostot për diagnozë çdo 3-6-9-12/muaj.
- Shefi i Sektorit të Kostos dërgon në FSDKSH Tiranë dhe DRFSDKSH Durrës pasqyrën nr. 10 të kostos për aktivitetin pa shtretër.
- Shefi i Sektorit të Kostos i jep K/infermieres Përgjithshme çdo muaj dhe progresivisht pasqyrën e djegies se mbetjeve te pa përpunueshme.
- Shefi i Sektorit të Kostos jep K/infermieres Përgjithshme çdo muaj dhe progresive pasqyrën e evidencës së kostos totale që shkon direkt tek pacienti.
- Bashkëpunon dhe mban lidhje të ngushta me DRFSDKSH Durrës, më FSDKSH Tirane nëpërmjet sektorëve të saj, me Ministrinë e Shëndetësisë (Drejtorinë Spitalore, Statistikën dhe Drejtori të tjera ), me institucione të tjera homologe për tregues që i nevoiten dhe përdor.
- Merr masa për trajnimin e nevojshëm të punonjësve të sektorit të kostos brenda Spitalit si dhe nga institucione të tjera.
- Shefi i Sektorit të Kostos ruan informacionet që i jep Drejtorisë Spitalit apo institucioneve të tjera për aktivitetin e Sektorit të Kostos si dhe ruan informacionin që merr për Sektorin e Kostos nga institucionet e tjera.
- Përgatit kostot në çdo fillim viti për zërat e veçantë si për ushqimin (kateringun), për çdo analizë laboratorike dhe mikrobiologjike, per ekzaminimet e ndryshme, për lavanderinë, etj.
- Shefi sektorit të kostos kryen detyra të tjera të ngarkuar nga eprorët.
Neni 14
Detyrat e Specialistit të Kostos
- Specialisti Kostos ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Kostos.
- Specialisti Kostos në bashkëpunim me Shefin e Sektorit të Kostos pregatit pasqyrën e mbajtjes së shpenzimeve për çdo klinikë, kabinet, sektor mbështetës.
- Specialisti Kostos bashkëpunon me Sektorin e Pagave për të marrë të dhëna për pagat e çdo Shërbimi, klinike, kabineti, sektori mbështetës, pra (për çdo objekt kosto).
- Specialisti Kostos bashkëpunon me Sektorin e Pagave për të marrë të dhëna për sigurimet shoqërore të punonjësve të çdo shërbimi, klinike, kabineti, sektori mbështetës, pra (për çdo objekt kosto).
- Specialisti Kostos bashkëpunon me degën e financës për sigurimin e fletë-daljeve nga magazina për mallrat që çdo shërbim, klinike, kabineti, sektori mbështetës furnizohet, duke saktësuar sasitë, çmimin, vlerën dhe i pasqyron sipas furnizimit ne shërbim, klinike, kabineti, sektori mbështetës.
- Specialisti Kostos bashkëpunon me Degën e financës dhe farmacinë për sigurimin e fletë-daljeve nga farmacia për medikamentet, materjalet e mjekimit, oksigjenin, protoksidin, reagentë, kite, qelqurina që çdo shërbim, klinikë, kabinet, laborator, sektor mbështetës furnizohet, duke saktësuar sasitë, çmimin, vlerën dhe i pasqyron sipas furnizimit nga klinikat, kabinetet, laboratorët, sektorët mbështetës.
- Specialisti kostos siguron nga Dega e Financës të gjithë faturat tatimore të operatorëve furnizues si për energjinë elektrike, ujin e pijshëm, riparime të ndryshme etj.
- Specialisti Kostos bashkëpunon me Shefin e Sektorit për problemet që dalin gjatë punës.
- Specialisti Kostos përgatit pasqyrën e shpenzimeve mujore për të gjithë shërbimet, klinikat, kabinetet, sektorët mbështetës dhe e dorëzon brenda datës 10 të muajit pas ardhës tek Shefi i Sektorit të Kostos.
- Specialisti Kostos konsultohet me Shefin e Sektorit të Kostos për probleme teknike në lidhje me koston.
- Specialisti Kostos kryen detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
Neni 15
Detyrat e Operatorit
- Operatori në Sektorin e Kostos ka varësi direkte nga Shefi Sektorit të Kostos.
- Operatori pranon kartelat e pacientëve të dalë nga Spitali, që i sjellin përfaqësuesit e shërbimeve ose klinikave që mbulon ai, të cilat i regjistron në një bllok të veçantë për çdo ditë dhe sipas numrit të kartelës të dorëzuar dhe ditën që i sjell, kartelat sipas numrit hidhen në kompjutër.
- Operatori duhet të njohë mirë kartelat klinike të pacientëve nga ana vizuale, teknike si dhe pasqyrat ekonomike.
- Operatori duhet të regjistrojë me korrektësi dhe saktësi të gjitha kartelat e shërbimeve ose klinikave të caktuara nga Shefi i Sektorit të Kostos.
- Operatori çdo ditë plotëson pasqyrën e realizimit ditor të hedhjes së kartelave sipas klinikave të përcaktuara nga Shefi i Sektorit të Kostos dhe i dorëzon në fund të orarit të punës.
- Operatori për problemet që dalin gjatë punës konsultohet me Shefin e Sektorit të kostos.
- Operatori kryen detyra dhe të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
KREU VI
SEKTORI IT, TELEMJEKËSIA (BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE)
Neni 16
Detyrat e Pergjëgjësit të Zyrës së Telemjekësisë
- Ka varësi direkte nga Z.v Drejtori Teknik dhe Z.V. Drejtori Ekonomik.
- Ka varësi nga Kordinatori i Telemjekësisë.
- Menaxhon nga ana informuese nëpërmjet internetit shërbimet e Telekonsultës dhe Teleprezencës.
- Menaxhon shërbimin e bibliotekës elektronike në funksion të punës kërkimore shkencore.
- Mbulon funksionalitetin optimal të IT për institucionin (menaxhim sistemi kompjuterik të brendshëm, menaxhim webmaili dhe menaxhim të faqeve zyrtare të institucionit).
- Përditëson aktivitetin profesional dhe administrativ të Spitalit në faqen zyrtare të internetit të SRD.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
Neni 16/1
Detyrat e Inxhinierit të IT
- Ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Zyrës së Telemjekësisë
- Të sigurojë mirëfunksionimin e aparaturave të telemjekësisë dhe të sigurojë lidhjen për çdo komunikim të kryer nëpërmjet kësaj.
- Të mbulojë funksionalitetin optimal të IT për institucionin (menaxhim sistemi kompjuterik të brendshëm, menaxhim webmaili dhe menaxhim të faqeve zyrtare të institucionit).
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprorët.
Neni 16/2
Detyrat e Teknikut të IT-së
- Tekniku i IT–së ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Zyrës së Telemjekësisë.
- Të disponojë një kopje të inventarit të pajisjeve kompjuterike që disponon institucioni.
- Ndjek dhe përgjigjet për gatishmërinë teknike të të gjitha pajisjeve kompjuterike.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
- Bën riparimet e vogla të kompjuterave sipas njoftimit të raportuara nga përdoruesit tek shefi, dhe kontrollon performancën e tyre, pas riparimit.
- Të koordinojë punën për mirëmbajtjen e kompjuterëve të spitalit nga personeli i brendshëm dhe ai i jashtëm, dhe mbikëqyr punimet që kryhen nga personeli i jashtëm i kontraktuar .
- Të bashkëpunojë me teknikun e aparaturave dhe teknikët e Sektorit teknik të Spitalit për probleme që lidhen me mbarëvajtjen e punës së aparaturave mjekësore, dhe probleme të tjera sipas urdhrit të shefit.
- Tekniku IT-së është përgjegjës për çdo mirëmbajtje apo furnizim me pajisje IT-je.
- Tekniku IT-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e linjave të internetit modem, siç janë antenë, kompjuter etj.
- Të njohë programet kompjuterike bazë të financës, personelit, farmacisë, kostos, pagave etj.
- Të kryejë detyra të veçanta të ngarkuara nga eprorët.
SEKTORI I INXHINJERISË KLINIKE DHE BIOMJEKSORE
Neni 17
Zyra e Inxhinierisë Klinike dhe Biomjekësore (Sektori i Mirëmbajtjes së Aparaturave)
- Zyra e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore ka varësi direket nga Zv. Drejtori Ekonomik. Ai përfaqëson njësinë e specializuar të pajisjeve mjekësore brenda Spitalit dhe konsultohet nga personeli tjetër i Spitalit për gjithçka që lidhet me përdorimin, blerjen si dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësorë. Aparatura mjekësore quhen të gjitha pajisjet e Spitalit, që lidhen me pacientin dhe/ose të nevojshme për diagnostikimin dhe trajtimin e tij.
- Numri i personelit të kësaj zyre varet nga sasia dhe kompleksiteti i pajisjeve mjekësore qe disponon Spitali Rajonal Durrës. Zyra e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore duhet të ketë personel të kualifikuar dhe të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme.
Neni 17/1
Detyrat e Shefit të Inxhinierisë Klinike
- Shefi i Zyrë së Mirëmbajtës së Aparaturave Mjekësore është administrator i të gjithë aparaturave mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, dhe varet direkt nga Zv. Drejtori Ekonomik.
- Ndjek shërbimet dhe riparime të pajisjeve të Spitalit.
- Bën planifikimin dhe kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese në përputhje me udhëzimet e prodhuesve.
- Kryen kontrolle të rregullta të sigurisë për të provuar që pajisja funksionon në përputhje me standardet përkatëse.
- Merr pjesë në komisionet për marrjen ne dorëzim të pajisjeve mjekësore në përputhje me kushtet e përcaktuar në kontratë, ose donacion.
- Duhet të sigurojë që prokurimi, shërbimet dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore të bëhet me kosto efektive të mundshme për Spitalin.
- Duhet të mbështesë me konsulencë teknike proçesin e prokurimit të pajisjeve mjekësore lidhur me specifikimet teknike, koston e secilit dhe vlerësimin e kërkesave të pjesëmarrjes në tender.
- Bashkëpunon me shefat e Shërbimeve/Klinikave për hartimin e specifikimeve teknike për blerjen e aparaturave të reja si dhe konsultohet me Zv. Drejtorin Teknik dhe Zv. Drejtorin Ekonomik për përparësitë dhe kostot e aparaturave.
- Merr pjesë në menaxhimin e projekteve lidhur me instalimin e pajisjeve dhe ofrimin e konsulences teknike në planifikimin e projekteve të reja.
- Bën komunikimin me furnizuesit e Spitalit për pajisjet mjekësore.
- Ndjek realizimin e kontratave të shërbimit për mirëmbajtjen apo riparimet e pajisjeve mjekësore.
- Merr pjesë në trajnimin e personelit mjekësor që përdor pajisjet mjekësore si dhe mbështet këtë personel në lidhje me sigurinë gjatë përdorimit të pajisjeve mjekësore.
- Mbështet Shërbimet në hartimin e procedurave lidhur me përdorimin e pajisjeve mjekësore me vëmendje të veçantë menaxhimin e rrezikut.
- Kryen vlerësimin e rrezikut, kontrollin e përmbushjes së kërkesave themelore si dhe për zhvillimin e dokumentacionit për pajisjet e Spitalit në përputhje me direktivat e KE-së për pajisjet mjekësore.
- Merr pjesë në komisionet për nxjerrjen e jashtë përdorimit ose asgjësimin e pajisjeve mjekësore që janë të papërdorshme (të pariparueshme e me kosto te lartë riparimi) konform ligjit në fuqi.
- Bën zhvillimin e programit të përmirësimit të cilësisë në fushën e Inxhinierisë Klinike.
- Mban të përditësuar një sistem inventari Linço në kuadrin e sistemit të Informacionit të Pajisjeve Mjekësorë të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.
- Bën hetimin dhe raportimin e ngjarjeve të padëshiruara me pajisjet mjekësore.
- Bën organizimin e trajnimeve për shërbimin e pajisjeve mjekësore.
- Zyra e mirëmbajtjes së aparaturave duhet të ketë një zë në buxhet për mirëmbajtën dhe riparimin e aparaturave, për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të aparaturave.
- Të kryejë detyrat të tjera të ngarkuara nga eprorët.
Neni 18
Detyrat e Teknikut të Aparaturave
- Tekniku i Aparaturave ka varës direkte nga Shefi i Zyrës së Inxhinjerisë Klinike.
- Të disponojë një kopje të inventarit te aparaturave dhe pajisjeve qe disponon institucioni.
- Ndjek dhe përgjigjet për gatishmërinë teknike te gjithë aparaturave dhe pajisjeve.
- Në bashkëpunim me shefin/ inxhinierin klinik dhe sektorin teknik përcakton nëse riparohet ose jo aparatura e pajisja në kushtet e institucionit tone apo duhet te riparohet ne sektorë te specializuar .
- Të njohë dhe te zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit ne vendin e tij te punës.
- Bën riparimet e aparaturave sipas udhëzimeve te shefit, dhe kontrollon performancën e tyre, pas riparimit.
- Të koordinojë punën për mirëmbajtjen e aparaturave te spitalit nga personeli i brendshëm dhe ai i jashtëm. Të ndjek realizimin e riparimeve te bëra nga personeli teknik i spitalit , dhe mbikqyr punimet qe kryhen nga personeli i jashtëm i kontraktuar .
- Te bashkëpunojë me Sektorin Teknik te Spitalit për probleme qe lidhen me mbarëvajtjen e punës se aparaturave mjekësore .
- Te kryejë detyra te veçanta te ngarkuara nga eprorët.
KREU VII
SEKTORI TEKNIK
Neni 19
Detyrat e Shefit të Sektorit Teknik
- Shefi i Sektorit Teknik ka varësi direke nga Zv/Drejtori Ekonomik.
- Në bashkëpunim me degët e tjera merr pjesë në hartimin e projekt-buxhetit për vitin pasardhës dhe respektiv.
- Në bashkëpunim me degët e tjera harton projekt buxhetin e investimeve te vitit pasardhës dhe respektiv.
- Në bashkëpunim me inxhinierin e ndërtimit, inxhinierin mekanik si dhe me sektorët e tjerë të Spitalit organizon mirëmbajtjen e objekteve për vazhdimësinë e aktivitetit.
- Ndjek dhe zbaton procedurat e mirëmbajtjes sipas ligjeve në fuqi.
- Është përgjegjës për plotësimin e kushteve të sigurimit teknik e mbrojtjes kundra zjarrit të objekteve dhe në bashkëpunim me inxhinierin e ndërtimit dhe atë mekanik ndjek rregullat sipas ligjeve.
- Ndjek gjatë vitit realizimin e investimeve dhe organizon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm teknik.
- Organizon punën në fillim të vitit për përcaktimin e normativave të harxhimit të karburantit për mjetet e transportit, furrën e djegies, gjeneratorët,etj.
- Në bashkëpunim me vartësit e tij, ndjek gjatë gjithë vitit realizimin e kontratave të mirëmbajtjes të lidhura me subjektet për gjeneratorin, ashensorët, etj.
- Ndjek në bashkëpunim me inxhinierin mekanik funksionimin e sistemit qëndror të ngrohjes dhe ftohjes për çdo sezon dhe në përfundim të tij organizon punën për riparimin e defekteve dhe vënien në gadishmëri te tyre për sezonin e ardhshëm.
- Mbulon detyrat teknike sipas specialitetit që ka.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
Neni 20
Detyrat e Inxhinierit të Ndërtimit
- Inxhinieri i ndërtimit varet nga Shefi i Sektorit Teknik.
- Merr pjesë në bashkëpunim me anëtaret e sektorit teknik si dhe të sektorëve te tjerë të shërbimeve në pregatitjen e projekt-buxhetit të vitit pasardhës dhe respektiv.
- Njeh dhe zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit ne vendin e tij te punës.
- Përgatit materiale për projekte e preventive për firmat projektuese.
- Ndjek në sasi dhe cilësi të gjitha proçeset e punimeve të sektorit të ndërtimit gjatë realizimit të tyre në përputhje me projekt preventivin.
- Bën preventivin e të gjitha riparime të nevojshme për institucionin.
- Organizon çdo ditë punën për riparimin e defekteve për mirëmbajtjen e godinave të Spitalit.
- Ndjek detyrat e vartësve të tij në realizimin sasior dhe cilësor.
- Është përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në sektorin që mbulon.
- Ndjek çdo ditë furnizimin me ujë në të gjithë pavionet.
- Përcakton të detajuar bazën materiale për riparimiet e çastit hidraulike, të marangozit,etj.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 21
Detyrat e Inxhinierit Mekanik
- Inxhinieri Mekanik varet nga Shefi i Sektorit Teknik.
- Përgatit grafikët e riparimeve dhe të remonteve për të gjitha makineritë dhe pajisjet si dhe mjetet e transportit.
- Ndjek në vazhdimësi të gjitha riparimet e vogla të makinerive, pajisjeve, mjeteve të transportit, në mënyrë që të sigurohet gadishmëria teknike e tyre.
- Mban proçes-verbale mbi shkaqet e ardhjes së defekteve të ndryshme, objektive dhe subjektive.
- Zbaton procedurat ligjore në lidhje me riparimet.
- Është përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në sektorin që mbulon.
- Plotëson kartelat e shfrytëzimit të gjeneratorëve, furrës së djegies dhe kaldajave çdo muaj.
- Inxhinieri mekanik ka për detyrë të ndjek dhe kontrolloje fletë-udhëtimet e shoferëve, konsumin e karburantit sipas normativave dhe i krahason ato me furnizimin e tyre nga magazina.
- Inxhinieri mekanik në bazë fletë-udhëtimeve plotëson evidencën e harxhimit të vajit, të pjesëve të këmbimit dhe gomave duke bashkëpunuar dhe me specialistë të tjerë të cilët disponojnë të dhënat e nevojshme, dhe hap urdhër, me plotësimin e kilometrazhit, për ndërrimet e tyre.
- Mban dhe plotëson librat për çdo automjet sipas modelit të FSDKSH-së.
- Përcakton bazën materiale të domosdoshme për riparime, zëvendësime për shërbimet e natyrës elektrike-mekanike.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 22
Detyrat e Inxhinierit Elektrik
- Inxhinieri elektrik varet nga Shefi i Sektorit Teknik.
- Merr pjesë në bashkëpunim me anëtaret e sektorit teknik si dhe të sektorëve të tjerë të shërbimeve, në përgatitjen e projekt-buxhetit të vitit pasardhës dhe respektiv.
- Përgatit grafikët e riparimeve dhe të remonteve për të gjitha makineritë dhe pajisjet.
- Ndjek në vazhdimësi të gjitha riparimet e vogla të makinerive e pajisjeve në mënyrë që të sigurohet gadishmëria teknike e tyre.
- Zbaton procedurat ligjore në lidhje me riparimet.
- Është përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në sektorin që mbulon.
- Të organizojë punën për plotësimin e kartelave teknike të pajisjeve te aparaturave me grup specialistësh.
- Të kryej detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 23
Detyrat e Teknikut të Ndërtimit
- Ndjek mirëmbajtjen nga ana ndërtimore të të gjithë godinave të spitalit përfshirë dhe Poliklinikën.
- Ndjek mbarëvajtjen e furnizimit me ujë të pijshëm përfshirë rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm të furnizimit me ujë në spital.
- Ndjek mbarëvajtjen e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujerave të zeza të spitalit.
- Përgjigjet për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta në gjithë territorin e spitalit (punimin e tokës, krasitjet e pemëve, vaditjet, korrjen e barit, etj …)
- Përgjigjet për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të rrugëve, bordurave, stolave, etj.…në territorin e spitalit.
- Për realizimin e detyrave të mësipërme, organizon punën me hidraulikët, çbllokuesin, marangozin dhe të kaldajistëve sipas sezoneve (në periudhën kur ka përfunduar sezoni i ngrohjes).
- Ndjek çdo ditë nëpërmjet urdhrave të punës ditore, realizimin e detyrave për punëtoret e mirëmbajtjes.
- Harton plane pune mujore për çdo muaj, ku përfshihen detyrat e vendosura nga Drejtoria.
- Përgjigjet për sigurimin teknik në punë të punëtoreve të mirëmbajtjes.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 24
Detyrat e Elektricistit
- Elektriçisti ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit Teknik.
- Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të sektorit elektrik ku përfshihen të gjitha pajisjet elektrike si kabinat, gjeneratorët, linjat, ndriçimi etj.
- Në bashkëpunim me sektorin teknik përcakton nëse riparohet ose jo pajisja në kushtet e institucionit tonë apo duhet te riparohet ne sektorë te specializuar.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 25
Detyrat e Hidraulikut
- Hidrauliku ka varësi direkte nga Inxhinieri i Ndërtimit.
- Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të rrjetit hidraulik dhe instalimeve hidrosanitare të institucionit.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik në vendin e tij të punës.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 26
Detyrat e Çbllokuesit
- Çbllokuesi ka varësi direkte nga Inxhinieri i Ndërtimit.
- Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të rrjetit të shkarkimeve të ujërave të bardha e të zeza në institucion. Koordinon punën edhe me hidraulikun.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik në vendin e tij të punës.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 27
Detyrat e Marangozit
- Marangozi ka varësi direkte nga Inxhinieri i Ndërtimit.
- Ndjek dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e institucionit në lidhje me specialitetin e tij.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët
Neni 28
Detyrat e Oksigjenistit
- Oksigjenisti nga ana teknike ka varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
- Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë e linjës së oksigjenit për funksionim normal të furnizimit me oksigjen.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
- Para mbushjes së rezervuarit me oksigjen lëng në prani të inxhinierit mekanik, të përgatisë sipas rregullores gadishmërinë e impiantit për mbushje. Në asnjë rast nuk duhet që rezervuari të mbushet mbi limitin e përcaktuar në rregullore.
- Gjatë mbushjes me oksigjen duhet të hapet ventili i cili shërben për nxjerrjen e ajrit që ndodhet në rezervuar deri sa të filloje të nxjerrë gazin lëng.
- Mbyllja bëhet me proçes-verbal ku vërtetohet gadishmëria për punë.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 29
Detyrat e Kaldaistit
- Kaldaisti nga ana teknike ka varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
- Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të kaldajës në sallë dhe në rrjete për funksionim normal të furnizimit me ngrohje.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
- Të gjitha defektet e vogla të cilat nuk kërkojnë pjesë këmbimi, riparohen nga vetë kaldaisti, për të tjerat rakordon punën me inxhinierin mekanik.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët
Neni 30
Detyrat e Mekanikut - Mekaniku ka varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
- Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të automjeteve, pajisjeve etj.
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
- Në bashkëpunim me sektorin teknik përcakton nëse riparohet ose jo automjeti ose pajisja në kushtet e institucionit tonë apo duhet të riparohen në sektorë të specializuara.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët
Neni 31
Detyrat e Shoferit
- Shoferët nga ana teknike kanë varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
- Mban automjetin në gadishmërinë teknike për të realizuar grafikun e shërbimit.
- Kryen të gjitha shërbimet e vogla të automjetit që i takojnë vetë shoferit dhe që nuk ka nevojë për specialist.
- Ndjek dhe sinjalizon sektorin teknik për SHT1 dhe SHT2 të automjetit në bashkëpunim me mekanikët.
- Dorëzon automjetin në garazh menjëherë me mbarimin e turnit të shërbimi të tij dhe e nxjerr automjetin vetëm kur ka turnin e shërbimit ose për urgjenca me porosi (urdhër) të drejtuesve të institucionit.
- Gjatë riparimit të automjetit shoferi e dorëzon atë të pastruar dhe qëndron pranë mjetit duke punuar se bashku me mekanikun.
- Shoferi dorëzon të plotësuara dhe të firmosura fletë udhëtimet në afatet e përcaktuara në urdhrat e brendshëm të lëshuara nga Drejtoria për ketë qëllim.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
KREU VIII
ZYRA E HOTELERISË
Neni 32
Detyrat e Shefit të Zyrës Hotelerisë
- Shefi i Zyrës se Hotelerisë ka varësi direkte nga Zv/ Drejtori Ekonomik.
- Në bashkëpunim me degët e tjera merr pjesë në hartimin e projekt-buxhetit për vitin pasardhës dhe perspektiv.
- Shefi i zyrës së Hotelerisë organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë e Hotelerisë Spitalore duke mbajtur përgjegjësi për mirëfunksionimin e kësaj veprimtarie.
- Organizon dhe drejton punën me përgjegjëset e materialeve sipas shërbimeve përkatëse, lavanderin dhe prapavijën.
- Shefi i Zyrës se Hotelerisë harton dhe ndjek të gjitha kontratat që ndiqen nga kjo zyrë.
- Shefi i Zyrës se Hotelerisë ka në varësinë e tij: Ekonomistin e hotelerisë, mjekën dietologë, infermieren dietologe, magazinierin, përgjegjëset e materialeve dhe punonjësit e lavanderisë në shërbimet mjekësore .
- Shefi i Zyrës se Hotelerisë ka në varësinë e tij punëtorët e pastrim – gjelbërimit dhe punëtoret e magazinës.
- Ndjek dhe monitoron zbatimin e kontratave të shërbimit në institucion (Rojeve Private, Katering, etj).
- Në bashkëpunim me vartësit si dhe me sektorët e tjerë të spitalit merr informacion për defektet e mundshme që kanë shërbimet dhe ja referon zyrës teknike për zgjidhjen e tyre.
- Njeh gjëndjen e mallrave stoqe dhe me qarkullim të ngadalshëm, informon drejtuesit dhe jep zgjidhjen e problemit.
- Ndjek kontratat e furnizimit me materiale e mallra të ndryshme.
- Kryen nëpërmjet urdhër dorëzimeve shpërndarjen e mallrave dhe materialeve nëpër shërbime e sektorë.
- Kryen analiza mbi përdorimin dhe zbatimin e normativave të materialeve dhe informon një herë në tre muaj drejtuesit e institucionit.
- Organizon në bashkëpunim me financën kontrolle të planifikuara dhe të befasishme në ato kontrata që ndiqen nga Hoteleria.
- Merr pjesë në grupet e punës për hartimin e procedurave të tenderave.
- Shefi i Zyrës se Hotelerisë merr pjesë në komisionet e Asgjësimit.
- Ka përgjegjësi për hotelerinë në të gjitha shërbimet e spitalit.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eproret.
Neni 33
Detyrat e Ekonomistit të Hotelerisë
- Ka varësi direkte nga Shefi i Zyrës se Hotelerisë.
- Ekonomistja e Hotelerisë zbaton detyrat e caktuara nga Shefi i Zyrës se Hotelerisë.
- Ekonomistja së bashku me Shefen e Zyrës se Hotelerisë kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme bashkë me mjeken dhe infermieren dietologe shërbimin e Kateringut sipas specifikimeve të lidhura në kontratë.
- Ekonomistja së bashku me Shefen e Zyrës se Hotelerisë kontrollojnë Shërbimin e Rojeve Private (security).
- Ekonomistja së bashku me Shefen e Zyrës se Hotelerisë kryejnë kontrolle të shpeshta në shërbime të ndryshme për mbarëvajtjen e punëve hoteliere.
- Merr pjesë në procedurat e prokurimit, në komisionet e ndryshme të caktuara nga titullari për Hotelerinë.
- Ndjek realizimin e kontratave të lidhura nga Hoteleria dhe merr pjesë në procedurat e pranimit të mallrave.
- Ekonomistja e Hotelerisë merr pjesë në grupet e punës për hartimin e procedurave të tenderave.
- Për punën e saj raporton tek Shefja e Zyrës së Hotelerisë.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
Neni 34
Detyrat e Mjekes Dietologe
- Në bashkëpunim me mjekët kurues dhe mjekët specialist përcakton kategoritë e dietave ushqimore sipas gjendjes së të sëmurit .
- Përgjigjet për zbatimin e dietave të veçanta, sidomos së të sëmurëve rëndë, si nga ana e guzhinës ashtu edhe nga personeli i pavionit.
- Merr pjesë në tenderin që organizon Drejtoria për produktet ushqimore.
- Ndjek furnizimin e spitalit me produkte ushqimore për cilësinë e tyre, kontrollon herë pas here magazinat ushqimore për ruajtien dhe mirëmbajtien e ushqimeve.
- Ndërhyn dhe merr masat e nevojshme në rast dëmtimesh apo prishjes të produkteve ushqimore, duke informuar edhe Drejtorinë.
- Kontrollon nga ana higjenike ruajtjen, përpunimin, gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit në pavione.
- Kontrollon punën e infermieres dietologe.
- Aktiviteti i mjekes dietologe përfshihet në detyrat funksionale të hotelerisë.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 35
Detyrat e Infermieres Dietologe
- Ka vartësi direkte nga mjekja dietologe. Zbaton urdhërat dhe porositë e mjekes në respektimin e dietave të veçanta.
- Ndjek përgatitjen e dietave të veçanta, kujdeset në dhënien e këtyre dietave pacienteve sidomos atyre në gjëndje të rëndë.
- Kujdeset për ruajtjen e mirëmbajtien e produkteve ushqimore, pastërtisë e higjienës në magazina, ambientet e gatimit dhe të përpunimit të produkteve ushqimore.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 36
Detyrat e Magazinierit
- Magazinieri ka varësi direkte nga Shefi i Zyrës se Hotelerisë. Për problemet e furnizimit e të shpërndarjes dhe për probleme financiare ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Financës.
- Njeh Ligjin nr. 6942 datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare” si dhe VKM nr.70 datë 11.03.1985 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”.
- Jep informacion mbi gjëndjen e vazhdueshme të mallrave në magazinë.
- Mirëmban në gjëndje të mirë të gjithë mallin që ka në magazinë.
- Shpërndan mallrat vetëm me urdhër dorëzim nga zyra e hotelerisë.
- Ndjek kontratën për mallrat e magazinës së vet në bashkëpunim me zyrën e hotelerisë.
- Plotëson sipas rregullit dokumentacionin e fletë–hyrjes dhe fletë–daljes me të gjitha karakteristikat e saj.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 37
Detyrat e Përgjegjëses se Materialit ne Shërbim
- Përgjegjësi material ka varësi nga tre drejtime, nga zyra e hotelerisë, për problemet e furnizimit të materialeve, nga financa për problemet financiare dhe nga shefi i shërbimit në lidhje me rregullin e brendshëm të shërbimit.
- Është përgjegjëse për të gjitha problemet në lidhje me hotelerinë në shërbimin e vet.
- Mirëmban në gjendje të mirë të gjithë mallin që ka në ngarkim.
- Jep informacion në zyrën e hotelerisë për mungesat që duhen të plotësohen për pacientin dhe vetë shërbimin.
- Ka përgjegjësi për të gjithë mallin që ka në magazinën e vet si dhe për atë pjesë të cilën e ka shpërndarë nëpër dhoma.
- Sipas normativave kryen shërbimin nëpër dhoma.
- Mban marrëdhënie me lavanderinë për manipulimet që kryhen në lavanderi. Asiston në hedhjen e detergjentit dhe gjithashtu në manipulimin përfundimtar të palosjes dhe hekurosjes së bashku me punonjësin e lavanderisë.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 38
Detyrat e Përgjegjësit te Lavanderisë
- Përgjegjësi i lavanderise ka varësi direkte nga Shefi i Zyrës së Hotelerisë.
- Përgjegjësi i lavanderise ka në varësinë e tij rrobalarëset dhe rrobaqepëset.
- Ka për detyrë të përgatisë grafikun e shërbimit të vartësve të tij.
- Ndjek paraqitjen në punë dhe shfrytëzimin ditor të punës.
- Kontrollon makineri pajisjet nëse janë në gatishmëri çdo ditë për punë.
- Mban lidhje me dokumentacionin për marrje dhënie të butave me përgjegjësit e materialeve duke zbatuar me përpikmëri udhëzimet e dhëna nga financa.
- Furnizon me detergjente nga mikromagazina e lavanderise sipas normativave punonjësit të cilët kryejnë proçesin e larjes.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 39
Detyrat e Rrobalarëses
- Rrobalarësja kryen procesin e larjes në lavanteri duke e kontrolluar të gjitha proçeset e larjes vazhdimisht.
- Me mbarimin e proçesit të larjes, rrobalarësja fillon proçesin e centrifugimit ku edhe në ketë proçes kontrollon centrifugën hërë pas here në mënyrë që të punojë normalisht.
- Me mbarimin e proçesit të centrifugimit fillon proçesin e tharjes, në verë në natyrë dhe në dimër me makinën e tharjes.
- Pas tharjes kryejnë proçesin e ndarjes së të butave sipas shërbimeve dhe realizojnë palosjen e tyre.
- Pas palosjes rrobalarësja kryen proçesin e hekurosjes.
- Përgjegjësja e lavanderisë pasi i ka vendosur në dollape të butat sipas shërbimeve, ia dorëzon me dokumentacion përgjegjesit të materialeve.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 40
Detyrat e Rrobaqepëses
- Rrobaqepësja varet nga përgjegjësja e lavdërisë.
- Ka për detyrë të paraqitet në punë pranë lavanderisë dhe të zbatojë të gjitha porositë e dhëna nga përgjegjësja e lavanderisë.
- Kontrollon të gjitha të butat të cilat janë larë e tharë dhe para së të hekurosen riparon të gjitha ata që i sheh të nevojshme, si dhe qep.
- Riparon te gjitha të butat që sjellin përgjegjësit e materialeve nga pavionet e tyre duke i marrë me dokument dhe po ashtu duke i dorëzuar me dokument.
- Merr pjesë së bashku me punonjëset e tjera të lavanderisë në pastrimin e ambjentit të lavanderisë.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
Neni 41
Detyrat e Punëtoreve
- Punëtoret kanë varësi direkte nga Shefi Sektorit Teknik dhe Hotelerisë.
- Kanë për detyrë të realizojnë të gjitha punët e ngarkimit dhe të shkarkimit të mallrave që vijnë në institucion.
- Marrin pjesë në sistemimin e mallrave të magazinave kur këto të fundit kanë nevojë për të sistemuar këto mallra.
- Kanë për detyrë të ndihmojnë dhe të marrin pjesë në punimet të cilat kërkojnë punëtorë siç mund te jenë, hapja e ndonjë kanali, ndihmesa që mund ti jepet një specialisti etj.
- Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.
KREU IX
ASISTENTE DREJTORI DHE ARSHIVISTE
Neni 42
Detyrat e Asistentes se Drejtorit .
- Asistentja e Drejtorit varet direkt nga Drejtori i Spitalit.
- Asiston Drejtorin në komunikimet e përditshme me personelin e institucionit dhe palët e treta si në komunikime verbale dhe shkresore.
- Mban përgjegjësi për çdo shkresë qe lëshohet ose merr institucioni duke ruajtur konfidencialitetin.
- Mban përgjegjësi për protokollimin e shkresave në mënyrë te rregullt dhe konform ligjit.
- Mban vulën e institucionit duke mos lejuar abuzimet.
- Qëndron gjatë gjithë kohës pranë telefonit të sekretarisë për te marrë çdo mesazh saktësisht dhe ia referon ato drejtorit apo zëvendësit të tij.
- Merr pjesë në të gjitha mbledhjet që organizon Drejtori duke mbajtur protokollin e zhvillimit të mbledhjes.
- Përpunon të gjithë materialin shkresor duke krijuar arshivën e administratës.
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori.
Neni 43
Detyrat e Arshivistes
- Arshivistia ka varësi direkte nga Drejtori i Spitalit.
- Arshivon të gjithë dokumentacionin të ndarë sipas objektit dhe viteve sipas ligjit respektiv në fuqi, gjithashtu kërkon nga shefat e sektorëve të administratës të dorëzojnë brenda afatit shkresat që kërkojnë përgjigje si dhe të dorëzojnë në arshivë në fillim të vitit pasardhës të gjitha materialet e sektorit të tyre.
- Ruan integritetin e dokumentave që varen prej kujdesit dhe mbikqyrjes së saj.
- Ruan autencitetin e dokumentave gjatë përpunimit, ruajtjes dhe shfrytëzimit të tyre.
- Trajton, seleksionon, mirëmban arshivën në kontekstin e saj historik, juridik dhe administrativ duke respektuar prejardhjen e saj.
- Nuk nxjerr nga arshiva asnjë dokument pa urdhërin e drejtorit apo zëvendësit te tij si dhe ne prezencë të shefit të sektorit.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Drejtori.
KREU X
SEKTORI I PERSONELIT
Neni 44
Detyrat e Sektorit të Personelit
- Sektori i Prsonelit është njësi funksionale e Administratës së SRD qe ka vartësi direkte nga Drejtori i SRD-së.
- Ky Sektor është përgjegjës për sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore të SRD-së, rekrutimit, identifikimit të nevojave për personelin mjekësor dhe jo mjekësor, kontrollin e disiplinës ,performancës profesionale dhe etike të personelit, si dhe evidencën e plotësimit të detyrave funksionale të personelit brenda orëve normale të punës. Shqyrton ankesat administrative ,dhe të gjitha ankesat e tjera që lidhen me personelin mjekësor apo jo mjekësor
- Detyrat e sektorit të burimeve njerëzore rregullohen me Urdhëresat e Ministrisë së Shëndetësisë
- Shefi i Sektorit si dhe specialisti i Sektorit të Personelit janë specialist me arsim të lartë.
Neni 45
Detyrat e Shefit të Sektorit të Personelit
- Shefi i Sektorit të Personelit ka varësi direkte nga Drejtori.
- Pregatit Projekt-strukturën organizative dhe organikën analitike të SRD-së dhe e paraqet për miratim në Mbledhjen e Bordit Drejtues të SRD-së.
- Ndjek procedurat e rekrutimit të Personelit në SRD sipas të cilave:
Personeli i lartë mjekësor dhe jo mjekësor punësohet nëpërmjet konkurimit te hapur publik sipas Legjislacionit në fuqi.
Personeli infermier, mami, fizioterapisti punësohet sipas kritereve te miratuara me Ligj. - Organizon punën për vlerësimin e personelitetit brenda afatit të përcaktuar.
- Organizon punën në bashkëpunim me sektorë të tjerë për studime të ndryshme që kanë të bëjnë me efektivitetin e punës së personelit, rritjen e performancës dhe shfrytëzimit sa më të plotë të kohës së punës.
- Në bashkëpunim me K/infermierin e Përgjithshëm dhe, Shefat e Sektorëve të Administratës organizon dhe merr pjesë në kontrolle për ruajtjen e disiplinës dhe respektimin e orarit të punës.
- Mban lidhje te vazhdueshme me shefat e shërbimeve, k/infermierët dhe K/infermierin e Përgjithshëm për problemet që kanë të bëjnë me personelin shqyrton dhe zgjidh problemet etike që mund të lindin.
- Studion dhe administron dosjet e personelit kandidat për tu punësuar dhe përgatit dokumentacionin për ta paraqitur para komisionit të ngritur nga Titullari i Institucionit.
- Informon personelin që do të punësohet për kontratat e punës të miratuara në Bordin Drejtues dhe i paraqet tek Titullari i Institucionit.
- I përgjigjet kërkesave të qytetarëve ose ia transmeton ankesat zyrave kompetente duke ia komunikuar personit të interesuar.
- Ndihmon në përcaktimin e objektivave, prioriteteve të Institucionit në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
- Kontrollon detyrat e kryera nga Inspektori i Personelit.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Drejtori.
Neni 46
Detyrat e Inspektorit te Personelit
- Inspektori i Personelit ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Personelit.
- Mban dhe plotëson dokumentacionin në lidhje me personelin e SRD-së mjekësor dhe jo mjekësor si:
-Librezat e punës;
-Dosjet personale;
-Regjistrat themeltarë. - Ndjek procedurat për daljen në pension të punonjësve duke plotësuar në mënyrë sistematike dokumentacionin sipas ligjeve në fuqi.
- Kërkon në fillim të vitit planifikimin e lejeve të zakonshme të firmosura nga shefat e shërbimeve dhe shefat e sektorëve për personelin dhe plotëson Urdhërin e Brendshëm për dhënien e lejes të firmosur nga Titullari të cilin e pasqyron në librin e lejeve të zakonshme.
- Plotëson dhe mban në vazhdimësi dosjet e personelit të lartë e te mesëm duke përfshirë te gjitha kualifikimet si jashtë dhe brenda vendit ne bazë te dëshmive apo çertifikatave të sjella nga personeli i lartë apo i mesëm dhe i sistemon ato në dosjet personale.
- Merr pjesë në organizimin e punës për vlerësimin e personelit dhe i depoziton këto vlerësime në dosjet personale.
- Formon dokumentacionin standard për infermierët të cilat duhet të kryejnë praktikën 3-mujore pranë SRD-së duke i dhënë mundësinë atyre për marrjen e provimit të Shtetit (Urdhrit të Infermierit).
- Mban evidenca për afatet e Urdhrave të Mjekut dhe të Infermierit.
- Në fund të çdo viti verifikon dosjet e gjithë personelit për ndryshimet dhe plotësimet qe kanë pasur duke i sistemuar dhe renditur ato sipas listës së dokumentacionit standard.
- Kujdeset për ruajtjen e Dokumentacionit në Zyrën e Burimeve Njerëzore në vende të sigurta të pastra dhe pa lagështirë.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprorët.
KREU XI
SEKTORI I PROKURIMEVE
Neni 47
Detyrat e Njësisë së Prokurimeve
- Njësia e prokurimeve përfaqësohet nga Shefi i Sektorit dhe ka varësi direkte nga Drejtori.
- Shefi i Sektorit raporton çdo javë me shkrim për ecurinë e Sektorit tek Drejtori i Spitalit në afatet që ky i fundit e kërkon këtë relatim.
- Njësia e prokurimit është përgjegjëse për dërgimin e Informacionit në Institucionet që ka varësi direkte apo indirekte, informacione që lidhen me parashikimin e buxhetit, realizimin apo ndryshimet gjatë vitit si dhe njoftimeve për botim, brenda afateve kohore.
- Shefi i Sektorit ndjek, drejton e zbaton zhvillimin e procedurave të tenderave në përputhje me Ligjet e Prokurimit dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave.
- Njësia e Prokurimit ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues përprocedurat që kryen ky sektor.
- Njësia e Prokurimit përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit sipas periudhave të përcaktuara në ligj.
- Njësia e Prokurimit studion, zbërthen dhe ndjek procedurat e tenderimit në zbatim të ligjeve dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore.
- Njësia e Prokurimit studion, zbërthen dhe ndjek të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që lidhen me prokurimet publike të mallrave apo shërbimeve që realizon SRD.
- Detyrat e njësisë së prokurimit përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
- Njësia e prokurimit është përgjegjës për hartimin e regjistrit të parashikimit dhe të realizimit të prokurimeve publike.
- Njësia e prokurimit është përgjegjëse për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim, brenda afateve kohore.
- Mban përgjegjësi për hartimin e urdhrave të prokurimit.
- Mban përgjegjësi për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, që u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit.
- Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave.
- Mban përgjegjësi për llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumenteve të tenderit, që u jepen operatoreve ekonomikë me kërkesë të tyre.
- Mban përgjegjësi për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.
- Mban përgjegjësi për lëshimin e një kopjeje të dokumentave të tenderit për çdo operator ekonomik. Nëse një operator kërkon sqarim, titullari i njësisë së prokurimit ia komunikon këtë me shkrim.
- Bashkëpunon me sektorët e tjerë të Administratës për hartimin e projekt–buxhetit ekonomik e financiar.
- Organizon dhe merr masa për mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
- Njësia e prokurimit i propozon me shkrim Drejtorit të Spitalit (titullarit të autoritetit kontraktor), shtyrjen e afatit kohor, si rezultat i ndryshimit të dokumentave të tenderit.
- Nuk kryen veprime që bien ndesh me ligjet në fuqi.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
.
Neni 48
Detyrat e ekonomistit në sektorin e prokurimeve
- Ekonomisti ka varësi direkt nga Shefi i Sektorit të Prokurimeve.
- Ndjek dhe zbaton realizimin e planit të buxhetit dhe raporton për te një herë në muaj nëpërmjet situacionit, Plan-Fakt.
- Grumbullon kërkesat e sektorëve të tjerë apo degëve që lidhen më nevojat për furnizime më mallra e shërbime, si dhe specifikimet teknike te këtyre kërkesave e nevojave.
- Koordinon kërkesat e ardhura nga Sektorët apo Degët përkatëse për mallra e shërbime duke i krahasuar më Buxhetin e Miratuar vjetor, për çdo kërkesë.
- Mban përgjegjësi për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin ne fuqi.
- Mban përgjegjësi për lëshimin e një kopjeje të dokumenteve të tenderit për çdo operator ekonomik. Nëse një operator kërkon sqarim, titullari i njësisë së prokurimit ia komunikon këtë me shkrim.
- Mban përgjegjësi për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, qe u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit.
- Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave.
- Mban përgjegjësi për llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumenteve të tenderit, që u jepen operatorëve ekonomikë me kërkesën e tyre.
- Mban përgjegjësi dhe duhet të zbatojë me rreptësi ligjet në fuqi mbi disiplinën në punë si dhe për kryerjen në kohë e me cilësi të detyrave të ngarkuara.
- Grumbullon oferta për të përllogaritur sa më saktë fondin limit për mallrat apo shërbimet që do të prokurohen.
- Ka për detyrë të argumentojë përllogaritjen e Fondit Limit duke zbatuar Ligjin e Prokurimeve Publike.
- Organizon dhe merr masa për inventarizimin dhe mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
Neni 49
Detyrat e juristit në sektorin e prokurimeve
- Juristi ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Prokurimeve.
- Zbaton me përpikmëri dhe nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprori i tij.
- Kërkon zbatimin e ligjshmërisë për problemet që kërkojnë zgjidhje në aspektin ligjor.
- Studion, zbërthen dhe ndjek të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me fushën e Prokurimit Publik.
- Informon vazhdimisht punonjësit e administratës dhe interpreton të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që i përkasin prokurimit publik nëpërmjet diskutimit të përbashkët me ta.
- Harton kontratat e procedurave të prokurimit publik që nënshkruhen mes Spitalit dhe operatorëve ekonomik.
- Grumbullon kërkesat e sektorëve të tjerë apo degëve që lidhen më nevojat për furnizime më mallra e shërbime, si dhe specifikimet teknike të këtyre kërkesave e nevojave.
- Mban përgjegjësi për hartimin e dokumentave të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin ne fuqi.
- Mban përgjegjësi për lëshimin e një kopjeje të dokumentave të tenderit për çdo operator ekonomik. Nëse një operator kërkon sqarim, titullari i njësisë së prokurimit ia komunikon këtë me shkrim.
- Mban përgjegjësi për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, që u bashkëlidhen dokumentave të tenderit.
- Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave.
- Mban përgjegjësi për llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumentave të tenderit, që u jepen operatoreve ekonomikë me kërkesë të tyre.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga Shefi i Sektorit.
- Mban përgjegjësi dhe duhet të zbatojë me rreptësi ligjet në fuqi mbi disiplinën në punë si dhe për kryerjen në kohë e me cilësi të detyrave të ngarkuara.
- Organizon dhe merr masa për inventarizimin dhe mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
Neni 50
Detyrat e Komisionit të Blerjeve më Vlerë të Vogël
- Komisioni i Blerjeve të Vogla ka varësi direkte nga Zv.Drejtori Ekonomik.
- Zbaton me përpikëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprori i tij.
- Grumbullon kërkesat e sektorëve të tjerë apo degëve që lidhen më nevojat për furnizime me mallra e shërbime, si dhe specifikimet teknike të këtyre kërkesave e nevojave.
- Mbajnë pergjegjësi për zbatimin më përpikmëri të të gjitha Udhezimeve të Agjensisë së Prokurimit Publik, në lidhje me prokurimet më vlerë të vogël.
- Grumbullon oferta për të përllogaritur sa më saktë fondin limit për mallrat apo shërbimet që do të prokurohen.
- Mban përgjegjësi për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin ne fuqi.
- Mban përgjegjësi për marrjen në dorëzim të mallrave, ndjekjen e punëve dhe shërbimeve deri në përfundim të tyre.
KREU XII
ZYRA JURIDIKE
Neni 51
Detyrat e Juristit
- Juristi ka varësi direkte nga Drejtori i Spitalit.
- Zbaton me përpikëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprori i tij.
- Kërkon zbatimin e ligjshmërisë për problemet qe kërkojnë zgjidhje në aspektin ligjor.
- Studion, zbërthen dhe ndjek të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që kane të bëjnë me sistemin e shëndetësisë dhe në veçanti që kanë të bëjnë me institucionin.
- Informon vazhdimisht punonjësit e administratës dhe interpreton të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore qe i përkasin sistemit të shëndetësisë nëpërmjet diskutimit të përbashkët me ta.
- Informon punonjësit e administratës për ndryshimet e herë pas herëshme që pësojnë ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.
- Përfaqëson Spitalin Rajonal Durrës në proçeset gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit me autorizim të Drejtorit të Spitalit .
- Kontribuon në zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve që parashtrojnë subjektet në rrugë administrative, si dhe komunikimin me ta, dhe strukturave të tjera brenda dhe jashtë insitucionit për çështjet me natyrë ligjore.
- Harton kontratat që nënshkruhen mes Spitalit dhe subjekteve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Spitalit.
KREU XIII
ZYRA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË/PROJEKTEVE
Neni 52
Detyrat e Shefit te Marrëdhënieve Publike me Jashtë
- Në realizimin e detyrave të tij ka varësi direkte nga Drejtori.
- Të koordinojë dhe monitorojë realizimin e detyrave përkatëse të specialistëve të këtij sektori.
- Të organizoje dhe kontrollojë kryerjen e procedurave protokollare për pritjen e delegacioneve, organizimin e takimeve të punës, drekave, ceremonive të ndryshme.
- Inicijon lidhje kontratash dypalëshe me institucione partnere kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me Zyrat përkatëse në Ministri,
- Ndjek ecurinë e projekteve aktive.
- Raporton periodikisht për ecurinë e punës dhe probleme të cilat kanë të bëjnë me sektorin përkatës.
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori.
Neni 53
Detyrat e Specialistit të Marrëdhënieve Publike me Jashtë
- Vendosja e lidhjeve dhe bashkëpunimit me mediat e shkruara dhe ato elektronike, private, partiake dhe të pavarura për një pasqyrim sa me realist dhe transparent të aktiviteteve shkencore dhe publike të institucionit.
- Marrja dhe analizimi informacionit lidhur me aktivitetin publik e shkencor të SRD dhe dalja me komunikata për shtyp të miratuara nga Drejtori kur shihet e arsyeshme.
- Shqyrtimi i ankesave nga publiku dhe palëve që kanë marrëdhënie me SRD dhe pas konsultimit me sektorët përkatës, kthimi i përgjigjes për problemin e lidhur me ketë ankim.
- Të mbajë protokollin e nevojshëm lidhur me partnershipet me pritjet e delegacioneve të huaja.
- Vendosja e kontakteve me përfaqësitë e huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe Organizma Ndërkombëtare që operojnë në fushën e shëndetësisë.
- Të analizojë shtypin çdo ditë dhe të njoftojë eprorët sipas organigramës apo hierarkisë së Institucionit, duke evidentuar dhe vlerësuar informacionet si dhe artikujt në mediat e shkruara.
- Të merret me rifreskimin apo vendosjen e informacioneve në faqen e Internetit.
- Te kryej çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
KREU XIV
KOORDINATORI I CILËSISË DHE PROJEKTEVE
Neni 54
Detyrat e Koordinatorit te Cilësisë dhe projekteve
- Koordinatori i Cilësisë dhe Projekteve është një pjesë e grupit menaxhues të spitalit dhe ka varësi direkte nga Drejtori.
- Ai ka përgjegjësi në procesin e ndërmarrjes së inisjativave të projekteve të cilësisë të koordinimit të tyre dhe të mbajtjes dhe të sigurimit të lidhjeve midis stafit të spitalit dhe Drejtorit për këto probleme.
- Koordinatori është personi kyç për të gjithë stafin për burimin e të dhënave dhe mjetet e cilësisë.
- Koordinatori i cilësisë duhet ti kushtojë kohë të mjaftueshme realizimit të detyrave.
- Është themelore që detyrat specifike dhe roli i tij të njihen dhe të vlerësohen brenda spitalit.
- Koordinatori lokal i cilësisë duhet të mbështesë të gjitha aktivitetet e lidhura me projektin e vlerësimit të performancës spitalore.
- Ai duhet të sigurojë që të dhënat te mblidhen sipas protokollit.
- Të motivojë të gjithë stafin për të marrë pjesë në ketë inisiativë.
- Të bëj të njohur rezultatet nëpër klinika dhe pavione të ndryshme të spitalit.
- Të organizojë takime në nivel spitali për të diskutuar rezultatet.
- Të organizojë grupe pune të përkohshme për të shqyrtuar disa tregues specifikë dhe për të mbështetur zbatimin e tyre në këtë proces.
- Të ndërtojë një plan përmirësimi të cilësisë dhe t’ia propozojë atë Drejtorit.
- Gjatë zbatimit të planit të përmirësimit të cilësisë, koordinatori lokal i cilësisë vepron si facilitator për zbatimin e tij duke siguruar mbështetje metodologjike, koordinimin e aktiviteteve dhe duke raportuar tek Drejtori i spitalit mbi zhvillimin e këtij procesi.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Drejtori.