“MBI KRITERET E VLERESIMIT TË PUNËS NË SPITALIN RAJONAL DURRËS”

  1. Vlerësimi i rezultateve të punës për personelin e Spitalit Rajonal Durrës do të bëhet në përputhje me kriteret e percaktuara në këtë Vendim.
  • Formularët e vlerësimit të rezultateve të punës për personelin e Spitalit Rajonal Durrës do të nxirren nga Drejtori i Spitalit Rajonal Durrës.
  • Formularët e vlerësimit të rezultateve të punes per personelin e Spitalit Rajonal Durrës ndahen në dy kategori sipas klasifikimit të kategorive të stafit në “anëtarë stafi personel mjekësor” dhe “anëtarë stafi personel jo mjekësor” të Spitalit Rajonal Durrës.
  • Procesi i vlerësimit vjetor të rezultateve të punës kryhet nga nëpunësit e nivelit drejtues duke filluar nga funksionet: drejtor, zv/drejtor, shef sektori/shërbimi/klinike dhe përgjegjës zyre.
  • Eprori i drejtpërdrejtë i punonjësit që vlerësohet në bazë të programeve individuale të punës, ndjek çdo muaj shkallën e realizimit të detyrave nga punonjësi, duke vlerësuar atë. Këto rezultate i bëhen të njohura punonjësit të vlerësuar me qëllim që të nxisin motivimin e tij për arritjen e një rezultati më të lartë vlerësimi në muajt e ardhshëm.
  • Vleresimi formal – plotësimi i formularit, bëhet nga Shefi i Sektorit përkatës, duke u bazuar edhe – por jo ekskluzivisht – në vlerësimet mujore të eprorit direkt të punonjesit që vlerësohet. Vetëm vlerësimi i Shefit të Sektorit, i cili bëhet një herë në tre muaj, ka vlere formale. Formularët e plotësuar të vlerësimit, paraqiten në Sektorin e Personelit jo më vonë se dy ditë nga përfundimi i çdo tremujori. Çdo mospërputhje mendimesh ndërmjet Shefi i Sektorit dhe eprorit direkt për vlerësimin e punonjësit, zgjidhet nga Drejtori.
  • Në secilin formular duhet të jetë përcaktuar qartë (për çdo anëtar stafi të vlerësuar) edhe shtesa për vlerësimin e rezultateve në punë për periudhën deri në vlerësimin e ardhshëm.
  • Për plotësimin e formularit mbahet parasysh sa më poshtë:

Çdo rubrikë ka pesë nivele vlerësimi si më poshtë:

Keq                                        0 pikë;

Mjaftueshëm                          5 pikë;

Mirë                                        10 pikë;

Shumë i mirë                         15 pikë;

Shkelqyeshem                       20 pikë.

Për çdo subjekt që vlerësohet, Shefi i Sektorit përcakton vlerësimin e tij duke shënuar shifrën (numrin e pikëve) vetëm në njërën nga kutitë për periudhën që vlerësohet. Për vlerësimin maksimal, nëpërmjet plotësimit të kritereve të formularit standart, subjekti që vlerësohet mund të grumbullojë numrin maksimal të pikëve.

Nëse numri i përgjithshëm i pikëve është më pak se 25% e vlerësimit maksimal të mundshem për punonjësin, eprori që bën vlerësimin mund të propozojë ulje në detyrë për atë punonjës.

Nëse numri i pikëve të vlerësimit ështe mbi 25% deri në 50% e vlerësimit maksimal të mundshëm, punonjësit i vihen në dukje mangësitë dhe i lihet si mundësi për riparimin e tyre një afat disa mujor.

  • Anetari i stafit që vlerësohet ka të drejtën e marrjes dijeni mbi vlerësimin që jepet për të. Formulari i Vlerësimit nënshkruhet edhe nga punonjesi i interesuar dhe i paraqitet drejtorit, i cili vendos për propozimin e bërë nga eprori direkt.
  1. Rezultatet e vlerësimit vjetor, të bërë nga Shefi i Sektorit, ose eprori direkt për “nëpunësit e nivelit drejtues”, konsiderohen si pjesë e dosjes personale të punonjësit. Ato vihen në dispozicion të komisionit vlerësues nëse personi paraqet kërkesë për të konkuruar në vende të tjera pune brenda institucionit për punësim.
  1. Që të ruhen praktika të krahasueshme/unike, Drejtori miraton krijimin e një komisioni “Për vleresimin e rezultateve dhe zhvillimin e karrieres”, i përbërë nga dy anëtarë dhe nga kryetari. Sektori i Personelit duhet të ketë përfaqësues të tij në përbërje të komisionit. Ky komision, kontrollon pikët e akorduara për çdo punonjës një herë në vit. Përgjegjësia për gabimet e konstatuara nga komisioni i përket shefit të sektorit. Pas kontrollit, ky komision përpilon një raport lidhur me rezultatet e këtij procesi dhe e paraqet brenda pesë ditëve tek Drejtori.
  1. Ankesat kundër vlerësimit të kryer nga eprori direkt, i paraqiten këtij komisioni, i cili, i përcjell më pas tek Drejtori së bashku me sqarimet përkatëse.
  1. Kriteret e përcaktuara në pikën “14” të këtij udhëzimi do të aplikohen vetëm për vlerësimin e personelin me arësim të lartë mjeksor dhe jo mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.
  1. Vlerësimi i performancës së punonjësve në Spitalin Rajonal Durrës do të bëhet mbi bazën e kritereve të mëposhtme:
  1. Realizimi i detyrave të planifikuara, mbështetur në programin individual të punës;
  2. Përshtatja dhe aftësia për të punuar në grup;
  3. Shkalla e motivimit;
  4. Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve;
  5. Komunikimi dhe sjellja etike;
  1. Përveç këtyre kritereve, eprori që bën vlerësimin duhet të plotësojë edhe dy rubrika të tjera si më poshtë:
    1. Opinioni i eprorit direkt për cilësi të veçanta të nëpunësit, ose për të meta

dhe

  • Aftësitë Krijuese.
  1. Krahas vlerësimit të bërë nga eprori mbi bazën e kritereve të mësipërme, punonjësi ka të drejtën e plotësimit të një vlerësimi për vetveten, për kriterin “Realizimi i detyrave të planifikuara mbështetur në programin individual të punës”. Edhe ky vlerësim nuk klasifikohet me pikë, por mund t’i shërbejë Komisionit “Për vleresimin rezultateve dhe zhvillimit te karrieres”, për të identifikuar shkallët e vlerësimit të dhënë si nga nëpunësi për vetveten, ashtu dhe nga eprori i tij.

KRYETAR I BORDIT DREJTUES

PETRO MERSINI