PROCEDURAT PËR TE PARAQITUR NJË KËRKESË PËR INFORMIM

Cdo informacion në lidhje me Spitalin Rajonal Durrës (SRD) dhe aktivitetin e tyre ju e gjeni të pershkruar në programin e transparencës së Spitalit Rajonal Durrës. Nëse ju nuk keni gjetur informacionin e kërkuar, mund të na kontaktoni në 4 forma komunikimi (në SRD , elektronike, postare, telefon)

Te dhënat e koordinatorit te se drejtës se informimit ne SRD:

Z. Andi Xhelilaj

  Email:       [email protected]

  Tel:           0688043641, 0695744587

  Adresa:    Lagjia nr.8, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, Shqiperi

  Orari:        E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00

Kërkesa për informim në SRD dhe procedura e përgjigjeve


1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.


2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim (në rast se aplikimi kryhet në SRD ose në rrugë elektronike). 


3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre. 


4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë: 

  1. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
  2. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; 
  3. përshkrimin e informacionit që kërkohet; 
  4. formatin në të cilin preferohet informacioni; 
  5. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar. 

5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.


6. Në rast se kërkohet informacion në rrugë postare, duhet te plotësoni formatin e miratuar  në Urdhërin nr.14, të Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, datë 22.01.2015, “Për miratimin e programit model të transapencës”.

7. Në qoftë se kërkesa e paraqitur në SRD nuk është sipas formatit, në çdo rast do të kërkohet riformulimin e saj në përputhje me parashikimet e pikave  1- 6.