NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË
PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E SRD
VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT
SUBJEKTET TË CILËT “NJOFTOJNË” SIPAS LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E SRD AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
LIDHJET ME FAQET E TJERA
NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
ANKESA APO PYETJE
SI TË NA KONTAKTONI
POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur SRD, të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve.
Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.
Vizitorët në faqen tonë.
Kontrolluesit që njoftojnë në bazë të Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË SRD
Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga SRD si dhe me rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale të Institucionit, akt ky i miratuar nga SRD.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E SRD
Spitali Rajonal Durres ofron shërbime të ndryshme për publikun.

Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të. P.sh kur ne i përgjigjemi një personi i cili më parë ka kërkuar informacion mbi kryerjen e një teme diplome, ne mund të përdorim të dhënat e tij për të testuar nëse personi apo personat janë të kënaqur me nivelin e shërbimit që ata morën.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT
Spitali Rajonal Durres disponon faqen zyrtare te institucionit www.srd.gov.al Më anë të faqes zyrtare, SRD transmeton. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë kontrolluesit dhe subjektit të të dhënave. SRD u vjen në ndihmë edhe subjekteve të të dhënave personale duke publikuar në faqen zyrtare informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me legjislacionin, informacione sensibilizuese në lidhje me ruajtjen e të dhënave personale në jetën e përditshme, përdorimin e mjeteve të komunikimeve elektronike, etj.

Për vizitoret e www.srd.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

Spitali Rajonal Durres nuk përdorë (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një ‘aplikacion’ kërkim) që furnizohet nga Google i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë Google.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me kompaninë përkatëse dhe me organet e tjera të përfshira.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit;
Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe zbuluar një krim dhe për të prodhuar statistika anonime;
Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së SRD-së.