Në zbatim të ligjit nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit”, të ligjit nr.15/2017, Rregullore e Brendshme “Për organizimin dhe Funksionimit të Spitalit Rajonal Durrës”, Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”,

➢  Sanitare

Kriteret e Përgjithshme dhe kriteret e posaçme:

➢  Kriteret e Përgjithshme

Aplikanti për pozicionin Sanitare duhet të përmbushi këto kritere:

–  Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

–  Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën;

–  Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;

–  Të mos ketë ndaj tij masë disiplinore që nuk janë shuar;

–  Të demonstrojë vlera të larta të etikës, sjelljes dhe komunikimit;

–  Të demonstrojë aftësi të punës në grup dhe motivimit.

Aplikanti duhet të plotësojë kriteret e posaçme për Sanitare:

–  Arsim i Ulët / Arsim i Mesëm.

Dokumentet e Aplikimit:

–  Kërkesë për punësim;

–  Jetëshkrimi (CV);

–  Kartë Identiteti (Fotokopje);

–  Diplomë;

–  Librezën e punës;

–  Vërtetim i aftë për punë;

–  Vërtetim nga Gjykata;

–  Vërtetim nga Prokuroria.

• Të gjitha dokumentet duhen të jenë origjinale ose kopje të noterizuara.

• Dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara.

Dokumentet e Aplikimit dorëzohen në zyrën e protokollit të Spitalit Rajonal Durrës brenda datës 24.07.2026. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin