RREGULLAT E FUNKSIONIMIT EKONOMIKO – FINANCIAR TË SPITALIT RAJONAL DURRËS
2014-2015

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Baza Ligjore

  1. Organizimi dhe funksionimi ekonomiko-financiar i Spitalit Rajonal Durrës bëhet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 560, datë 23.10.2000 “Për Miratimin e Projektit Pilot për përfshirjen e Spitalit të Durrësit në Skemën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor” të ndryshuar si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi që lidhen me këtë veprimtari.
  2. Hartimi i kesaj rregulloreje është bërë në zbatim të nenit 15 të Statutit miratuar me VKM nr. 237, datë 12.04.2006 “Për disa ndryshime ne Vendimin nr.560 datë 23.10.2000 “Për Miratimin e Projektit Pilot për përfshirjen e Spitalit të Durrësit në Skemën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor”, të ndryshuar.

Neni 2
Qëllimi

Qëllimi i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave dhe detyrave për tu zbatuar nga personeli përkatës për organizimin dhe mirëfunksionimin administrativ dhe ekonomiko-financiar të Spitalit Rajonal Durrës.

Neni 3
Financimi
Spitali Rajonal Durrës është institucion publik në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, jo fitimprurës, i financuar nga Fondi i Sigurimit te Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

KREU II

DREJTUESI DHE SEKTORËT MBËSHTETËS

Neni 4
Organizimi i veprimtarisë ekonomiko financiare sipas sektorëve mbështetës.

  1. Veprimtaria ekonomiko-financiare e Spitalit drejtohet dhe kontrollohet nga Zv/Drejtori Ekonomik.
  2. Sektorët ekonomiko-financiar në varësi të Zv/Drejtorit Ekonomik janë:
     Sektori i Financës
     Sektori i Pagave
     Sektori Teknik
     Zyra Kostos
     Zyra Hotelerisë
     Zyra Inxhinierisë Klinike dhe Biomjeksore

Neni 5
Detyrat dhe kompetencat e Zv.Drejtorit Ekonomik

  1. Zv.Drejtori Ekonomik varet nga Drejtori i Spitalit.
  2. Emërohet dhe shkarkohet nga Ministria e Shëndetësisë, pasi te jetë marrë miratimi nga Bordi Drejtues i Spitalit.
  3. Zv.Drejtori Ekonomik është zëvendësi i Drejtorit për shërbimet mbajtëse të Spitalit.
  4. Zv.Drejtori Ekonomik për ushtrimin e detyrës se tij përgjigjet para Drejtorit te spitalit.
  5. Ai organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucionit duke mbajtur përgjegjësi për funksionin e saj sipas legjislacionit në fuqi.
  6. Së bashku me Drejtorin dhe Zv. Drejtorin Teknik organizon dhe drejton punën për hartimin e projekt-buxhetit duke bashkërenduar hallkat që kanë në varësi për evidentimin e nevojave materiale për mbarëvajtjen e institucionit.
  7. Përgjigjet për realizimin e planit të buxhetit të miratuar sipas zërave.
  8. Organizon, drejton punën dhe përgjigjet për sigurimin e bazës materiale të nevojshme për sigurimin e shërbimit, për administrimin e shfrytëzimin racional të materialeve, plotëson nevojat e administratës së institucionit, të shërbimeve e reparteve.
  9. Kërkon informacion ditor apo javor nga kryetarët e degëve për punët e kryera, realizimin e shpenzimeve të fondeve të planifikuara, si dhe për blerjet e realizuara.
  10. Analizon realizimin e shpenzimeve operative sipas fondeve të planifikuar dhe ecurinë e shërbimeve të hotelerisë nëpërmjet raportimeve që bëjnë degët përkatëse.
  11. Analizon çdo muaj të gjithë veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe mirëmbajtëse me administratën dhe shefat e shërbimeve.
  12. Organizon marrjen e masave për zbatimin e rregullave për qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare që lidhen me blerjen e materialeve, medikamenteve e kryerjen e shërbimeve. Merr masa për mënjanimin e dëmtimeve të materialeve, medikamenteve e objekteve, përgjigjet për administrimin e tyre në institucion dhe vë para përgjegjësisë personat fajtor.
  13. Analizon gjëndjen e mallrave me qarkullim të ngadalshëm dhe mbi normativë, merr masa për normalizimin e tyre nëse ka të tilla.
  14. Organizon me degët që ka në vartësi dokumentacionin për normativat për njësi përdorimi të energjisë elektrike, ujit, solucioneve larëse, dizifektantëve, oksigjenit etj.
  15. Organizon dhe drejton sipas ligjeve administrimin e ndihmave humanitare, duke i trajtuar ato si të gjithë mallrat e tjera të cilat blihen sipas ligjit të prokurimit.
  16. Organizon vendosjen e dokumentacionit dhe të qarkullimit të vlerave materiale sipas ligjit në të gjithë hallkat e shërbimit spitalor.
  17. Organizon punën për mënjanimin e krijimit të mallrave stoqe, (në bashkëpunim me Zëvendës Drejtorin Teknik), kryesisht për medikamentet, materialet e mjekimit, materialet e konsumit, etj.
  18. Në bashkëpunim me Drejtorin ndjek zbatimin e detyrave në fushën e investimeve e të ndërtimeve ne shkallë institucioni.
  19. Rakordon me Degën e Thesarit mbi buxhetin e vënë ne dispozicion për investimet.
  20. Organizon dhe merr masa për mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
  21. Pezullon çdo veprim që kryhet në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe rregullat e caktuara ne fushën ekonomiko-financiare, të furnizimit me materiale e medikamente dhe shpërndarjes së tyre në shërbime/sektorë; ndërhyn në organet përkatëse për marrjen e masave.
  22. Ndjek dhe analizon herë pas here mirëmbajtjen dhe riparimet në institucion nëpërmjet degës teknike dhe hotelerisë.
  23. Merr masa për sigurimin e institucionit sipas ligjeve ne fuqi si dhe për mbrojtjen nga zjarri.
  24. Organizon dhe udhëheq kontrollin ekonomiko-financiar qe ushtrohet sipas një programi 1 herë në vit, kontroll kompleks në të gjithë veprimtarinë e shërbimeve mbajtëse të spitalit, 1 herë në 3 muaj në çdo shërbim, disa herë në muaj dhe në befasi në magazinë, pavione, farmaci, në ardhjen e mallrave nga firmat furnizuese, në cilësinë e mirëmbajtjes, cilësinë e ushqimeve, në arkën e spitalit, etj.
  25. I propozon Drejtorit marrjen e masave disiplinore, masave për ç‘dëmtimin material e monetar ose kallëzimin e veprave penale për ata punonjës të institucionit që thyejnë disiplinën e punës, dëmtojnë pronën e institucionit, etj.
  26. Detyra të tjera që caktohen nga Drejtori i Spitalit.

KREU III

SEKTORI I FINANCËS

Neni 6
Detyrat e Sektorit te Financës

  1. Sektori i financës ndjek dhe mban përgjegjësi për veprimtarine ekonomiko-financiare dhe për mirëadministrimin e vlerave materiale e monetare të institucionit sipas legjislacionit dhe rregulloreve në fuqi.
  2. Zbaton me përpikëri planin e buxhetit dhe raporton për të sipas afateve te përcaktuara.
  3. Zbaton me përpikëri planin e përdorimit të fondeve të trashëguara.
  4. Zbaton me përpikëri planin e përdorimit të ardhurave dytësore.
  5. Mban kontabilitetin sipas ligjeve në fuqi dhe raporton për bilancin sipas afateve të kërkuar.
  6. Detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtoria me urdhër të brendshëm/të veçantë ose të përgjithshëm.

Neni 7
Detyrat e Shefit të Sektorit të Financës

  1. Është në varësi të Zv.Drejtorit Ekonomik.
  2. Raporton çdo javë me shkrim për problemet e degës tek Zv.Drejtori Ekonomik dhe tek Drejtori në afatet që ky i fundit e kërkon këtë relatim.
  3. Ndjek dhe zbaton realizimin e planit të buxhetit dhe raporton për të një herë në muaj nëpërmjet relacionit.
  4. Ndjek dhe zbaton realizimin e planit të përdorimit të fondeve të trashëguara dhe raporton për të një herë në muaj.
  5. Ndjek dhe raporton arkëtimin e të ardhurave dytësore dhe zbaton me përpikmëri planin e përdorimit të tyre.
  6. Raporton për realizimin e planit të buxhetit të miratuar sipas zërave.
  7. Harton bilancin kontabël dhe e paraqet atë në afatet dhe destinacionet e kërkuara.
  8. Kryen pagesat në përputhje me bazën ligjore të tyre. Kontrollon dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës. Vetëm pas verifikimit të tij i paraqet autorizuesit kërkesën për pagesën e transaksionit. Në një pagesë duhet të bashkëngjisë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të si më poshtë:
     Urdhër pagesën e autorizuesit.
     Kontratën ose procedurën e prokurimit me vlerë të vogël
     Faturën tatimore të shitjes
     Fletë hyrjen
     Proçes verbalin e marrjes së mallit në dorëzim nga komisioni përkatës i cili ndjek kushtet e zbatimit të kontratës.
  9. Kontrollon plotësimin e dokumentacionit justifikues për pagesat që kryhen nëpërmjet bankës.
  10. Kontrollon plotësimin e dokumentacionit justifikues për pagesat që kryhen nga arka.
  11. Organizon punën për mbajtjen e kontabilitetit sipas ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi.
  12. Harton dhe ndjek zbatimin e planit të inventarëve të miratuar nga Drejtori i Spitalit.
  13. Përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit financiar sipas periudhave të përcaktuara në ligj.
  14. Ndjek dhe zbaton, për pjesën e pagesave, nëpërmjet degës së thesarit, realizimin e planit të investimeve.
  15. Ndjek dhe kontrollon realizimin e kontratave në vlerë.
  16. Harton dhe dërgon në afat të gjitha evidencat që i përkasin Degës së Financës.
  17. Kontrollon llogaritjen e amortizimit të A.Q.T.-ve sipas normave të amortizimit në fuqi.
  18. Bën kontrollin e arkës sipas ligjeve ne fuqi.
  19. Kryen veprimet për sistemimet e kalimeve kapitale dhe Urdhërave nga Ministria e Shëndetësisë.
  20. Organizon dhe kryen kontrolle të befasishme në magazinat e spitalit.
  21. Mban librin e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  22. Merr pjesë në hartimin e projekt-buxhetit .
  23. Është anëtar i Këshillit tekniko-administrativ të spitalit.
  24. Nuk kryen veprime që bien ndesh me ligjet në fuqi.
  25. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 8
Detyrat e Llogaritarit të Parë

  1. Është në varësi të Shefit të Sektorit të Financës.
  2. Ndjek dhe zbaton ligjin për kontabilitetin. Jep mendime për përmirësimin e metodikes së mbajtjes së llogarive në përputhje me ligjin për kontabilitetin.
  3. Mban kontabilitetin sipas sistemit ditar-libër i madh.
  4. Regjistron të gjithë veprimet në mënyre kronologjike nëpër ditarë (arkë, bankë, magazinë, të ndryshme, paga).
  5. Pas kundrimit të ditarëve kryen kontabilizimet përkatëse në librin e madh.
  6. Mban llogaritë sintetike dhe analitike sipas planit kontabël.
  7. Mbyll bilancin verifikues çdo muaj dhe ia dorëzon Kryetarit te Degës se Financës, bashkë me analizat e llogarive.
  8. Llogarit amortizimin e A.Q.T.-ve sipas normave të amortizimit në fuqi.
  9. Rakordon çdo muaj analizat e llogarive me llogaritarët.
  10. Ruan dokumentet e kontabilizuara ne zyrën e tij, deri në momentin e kontrollit periodik vjetor, dhe më pas organizon dorëzimin e tyre në arshivë.
  11. Merr pjesë në grupet e kontrollit të ngritura nga drejtoria sipas planit.
  12. Kryen kontrollin e dorëzimit në afat të dokumentacionit nga magazinat, si dhe kontrollon rregullshmërinë e tyre. Siglon në cilësinë e kontrollorit.
  13. Kontabilizon inventarët dhe kontrollon plotësimin e dosjes së tyre me të gjithë dokumentacionin e duhur.
  14. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 9
Detyrat e Llogaritarit

  1. Është në varësi të Shefit të Sektorit të Financës.
  2. Kontrollon saktësinë e të gjithë dokumentacionit të magazinave (hyrje, dalje) dhe dokumentet shoqëruese të tyre (faturë, urdhër-dorëzimi, fletë-kërkesë). Kontrolli kryhet si nga ana vizuale (ekstremet e dokumentit) ashtu edhe për saktësinë e veprimeve.
  3. Verifikojnë saktësinë e çmimeve të mallrave sipas kontratave përkatëse si dhe marrjen e mallit në dorëzim nga komisionet e caktuara për pritje malli.
  4. Dorëzojnë tek Shefi i Financës dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e likuidimit; kopjet e fletë-hyrjeve, faturat tatimore të shitjes dhe proçes-verbalin e marrjes në dorëzim të mallit.
  5. Regjistrojnë në mënyre kronologjike dokumentet e magazinave në librat e hyrjeve dhe të daljeve.
  6. Mbajnë kartelat e magazinave dhe çdo muaj rakordojnë me magazinierët dhe me kartelën financiare. Rakordimi bëhet nëpërmjet shkëmbimit të firmave.
  7. Bën sondazhe në magazine pas miratimit nga shefi i sektorit.
  8. Mban dhe azhornon në mënyre kronologjike librat e inventarëve në përdorim për çdo njësi (pavion, zyrë, automjet, person etj).
  9. Rakordojnë me llogaritarin e parë për analizat dhe gjëndjen kontabël të magazinave.
  10. Merr pjesë në komisionet e pritjes së mallit (kur caktohet nga Drejtoria).
  11. Zbaton aktivitetin e arkës dhe mbyll çdo ditë librin e arkës. Përgjigjet për zbatimin e limitit të arkës.
  12. Mban librin e të ardhurave personale për çdo punonjës dhe plotëson librezat e kontributeve për një periudhë jo më shume se viti i fundit me kërkesën e secilit punonjës.
  13. Përgatit formularët e pagave të sigurimeve shoqërore te cilët përdoren për përllogaritjen e pensioneve të pleqërisë ose të invaliditetit, sipas formularëve tip të kërkuara nga sigurimet shoqërore.
  14. Përgatit list-pagesën e raporteve që paguhen nga sigurimet shoqërore, i dorëzon dhe i rakordon ato në afatet e caktuara nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore.
  15. Merr pjesë në komisionet e inventarizimit dhe vlerësimit të aktiveve. Plotëson së bashku me komisionin e inventarizimit fletën e inventarit, paraqet tepricat dhe mungesat, dhe raporton për aktivet që propozohen të dalin nga përdorimi. Në çdo rast shoqëron inventarin me një proçes-verbal të hollësishëm mbi gjendjen e aktivit dhe kohës në përdorim të tij të mbështetur nga informacioni i Degës Teknike. Pasi e kompleton dosjen e inventarit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm (urdhërin e inventarizimit dhe vlerësimit, proçes-verbalin për aktivet e propozuara për dalje nga përdorimi të miratuara nga Drejtori, raportin përmbledhës të miratuar po nga Drejtori, urdhërin për daljen nga përdorimi të aktiveve si dhe proces verbalin nga komisioni i nxjerrjes nga përdorimi të aktiveve e dorëzon për kontabilizim).
  16. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

KREU IV

SEKTORI I PAGAVE

Neni 10
Detyrat e Sektorit të Pagave

  1. Sektori i pagave harton projekt – buxhetin për vitin pasardhës dhe perspektiv për pagat e punonjësve dhe sigurimet shoqërore.
  2. Organizon punën në drejtim të realizimit të informacionit të treguesve të sektorit të pagave duke zbatuar kërkesat e dorëzimit të formularëve përkatës për periudhat 1,3,6,9 mujore dhe vjetore për vitin ushtrimor sipas programit statistikor.
  3. Kryen udhëheqjen teknike dhe ndihmon e kontrollon sektorët, shërbimet, klinikat për zbatimin sa më të mirë të treguesve të planifikuar në lidhje me pagesat, numrin e punonjësve si dhe me disiplinën në punë.
  4. Organizon analiza ekonomike për realizimin e pagave dhe ne bashkëpunim me Inspektoren e Personelit edhe për numrin e punonjësve për periudha 3,6,9 mujore dhe vjetore.
  5. Llogarit dhe kontrollon pagesat e punonjësve në mbështetje të vendimeve dhe udhëzimeve te dhëna.
  6. Sipas urdhrave të brendshëm të lëshuar nga Titullari i Institucionit, bën marrjen dhe largimin e punonjësve nga puna on-line sipas sistemit TAP deklarimi E-Si 027 (Pasqyra e të punësuarve për herë te parë, atyre rishtazi si dhe të larguarve nga puna).
  7. Për te gjithë punonjësit e përhershëm si dhe parti-time, përpunon on-line, per çdo muaj, formularin TAP deklarimi E-Sig nr.25/a.1.(Kontributi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi).
  8. Në fund të çdo muaji dhe në mënyre progresive përpunon pasqyrën e shpërndarjes së fondit të pagave si dhe përdorimin e fondit të pagave si dhe përdorimin e fondit të veçantë për çdo shërbim e klinikë, të ndarë sipas kategorisë së punonjësve.
  9. Për të gjitha lëvizjet që behën gjatë vitit në strukturën e punonjësve, e cila duhet të përputhet me strukturën e pagave, në bashkëpunim me Sektorin e Personelit në bazë të urdhrave të brendshëm të firmosur nga titullari, vendos elementët e pagës bazë, vjetërsinë sipas librezës së punës, përcaktimin e pozicionit të vendit të punës dhe shërbimit ku do të punohet.
  10. Lejet e zakonshme të personelit sillen nga Sektori i Personelit me fletë-leje e cila korrespondon me fletën e lëshuar nga shërbimi apo klinika, kjo e pasqyruar në prezencën 15 ditore.

Neni 11
Detyrat e Shefit te Sektorit te Pagave

  1. Shefi i Sektorit të Pagave ka varësi direket nga Zv/Drejtori Ekonomik.
  2. Organizon punën për zbërthimin e kuotave të projekt – buxhetit për pagat dhe sigurimet shoqërore në zbatim të ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi.
  3. Planifikon pagën mesatare të një punonjësi për vitin pasardhës.
  4. Paraqet për çdo muaj pasqyrat statistikore për numrin e punonjësve, fondin e pagave në bashkëpunim me inspektoren e personelit.
  5. Harton dhe ndjek planin e brendshëm për sektorin që mbulon.
  6. Merr pjesë në grupet e kontrollit të organizuara nga Drejtoria.
  7. Është anëtare e komisionit për shpërblime të formave të ndryshme.
  8. Regjistron në program të gjitha të dhënat e nevojshme (si përcaktimi i pagës, vendosja e numrit të llogarisë, vjetërsia në punë, vështirësia e vendit të punës, përcaktimi i pozicionit etj.) për punonjësit e rinj si dhe për punonjësit e larguar nga puna, në baze të urdhrave të brendshëm të lëshuar nga Drejtori i Spitalit.
  9. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 12
Detyrat e Specialistit të pagës.

  1. Specialisti i pagës varet nga Shefi i Sektorit te Pagave.
  2. Harton list-pagesat e punonjësve për çdo 15 – ditor sipas ditëve të punës të paraqitura e të firmosura nga shefi i shërbimit/sektorit dhe k/infermierja.
  3. Plotëson për çdo punonjës pagën bazë sipas vendimeve si dhe shtesat mbështetur në pagën baze. (ose të grupit).
  4. Pas përfundimit te list-pagesave për çdo punonjës përgatit përmbledhëset për çdo shërbim dhe e dorëzon atë në sektorin e financës. Në zyren e pagave vazhdon proçesi i ndalesave në bazë të urdhrit të lëshuar për ketë qellim duke e çuar listë-pagesën deri në pagën neto.
  5. Bashke me Shefen e Sektorit të Pagave realizon planifikimin e pagave për vitin pasardhës.
  6. Në bashkëpunim me Shefen e Sektorit kryen ndryshimin e pagave sipas vendimeve si dhe për çdo vit bën ndryshimin e vjetërsisë ne punë deri në 25 vjet për çdo punonjës.
  7. Një herë në muaj bën list-pagesën e sigurimeve shoqërore, tatimeve, list-pagesën për pensionet suplementare, listat për detyrimet ndaj institucionit si dhe listat për detyrimet ndaj shtetit.
  8. Merr pjesë në kontrolle të befasishme në zbatim të disiplinës në punë të punonjësve.
  9. Organizon punën për plotësimin e dokumentacionit sipas vendimeve të Bordit për shtesat mbi pagë për ata punonjës që e përfitojnë atë në çdo fillim viti.
  10. Një herë në muaj bëhet listë-pagesa e shtesave mbi pagë.
  11. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

KREU V

SEKTORI I KOSTOS

Neni 13

Detyrat e Shefit të Sektorit të Kostos

  1. Shefi i Sektorit të Kostos ka varësi nga Zv. Drejtori Ekonomik.
  2. Shefi i Sektorit të Kostos përgatit dhe paraqet për miratim tek Zv. Drejtori Ekonomik planin e punës vjetore për veprimtarinë e sektorit.
  3. Në mbështetje të planit vjetor të miratuar përgatit planet mujore të veprimtarisë për Sektorin e Kostos.
  4. Shefi i Sektorit të Kostos plotëson realizimin e detyrave mujore të veprimtarisë të Sektorit të Kostos dhe informon me shkrim Drejtorin e Spitalit.
  5. Shefi i Sektorit të Kostos planifikon dhe rregullon shpërndarjen e punëve brenda punonjësve të sektorit te kostos si dhe monitoron aktivitetin e përditshëm të punonjësve të Sektorit të Kostos.
  6. Përgatit formularët e statistikave të nevojshme për llogaritjen e kostove në Shërbimet, Klinikat dhe kabinetet e Spitalit dhe në bashkëpunim me to grumbullon të dhënat për çdo muaj.
  7. Përgjigjet për aktivitetin e Sektorit të Kostos në zbatim të detyrave të përgatitjes së materialeve për llogaritjen e kostos, për përpunimin me saktësi të kartelave klinike, të pasqyrës se shpenzimeve [objekt kosto] për çdo Shërbim, Klinikë, Kabinet dhe Sektor mbështetës në Spital.
  8. Shefi i Sektorit të Kostos ndjek dhe koordinon punën e aktivitetit të Sektorit të Kostos me degët dhe sektorët e tjerë të administratës, me klinikat, kabinetet dhe sektorët teknik të spitalit.
  9. Merr masa ne bashkëpunim me IT-në në Spital dhe me Drejtorinë e Informatikës në FSDKSH Tiranë
  10. Përgatit për Drejtorin, Zv/Drejtorin Teknik, Zv/Drejtorin Ekonomik dhe K/Infermieren e përgjithshme raport pune javore mbi aktivitetin e Sektorit të kostos.
  11. Shefi i Sektorit të Kostos jep informacion për çdo muaj mbi realizimin e kostove për diagnoze sipas të dhënave të ardhura nga sektorët/shërbimet, informacion mbi realizimin e treguesve teknik ( produktit të realizuar ), informacion mbi realizimin e shpenzimeve për çdo shërbim, klinikë, kabinet, sektor mbështetës për secilin element të kostos si dhe çdo 3-6-9-12/mujor, informacion mbi realizimin e kostos për çdo shërbim, klinikë, kabinet, sektor mbështetës.
  12. Dërgon ne FSDKSH Tiranë dhe DRFSDKSH Durrës çdo muaj kostot për diagnozë sipas klinikave, si dhe kostot për diagnozë çdo 3-6-9-12/muaj.
  13. Shefi i Sektorit të Kostos dërgon në FSDKSH Tiranë dhe DRFSDKSH Durrës pasqyrën nr. 10 të kostos për aktivitetin pa shtretër.
  14. Shefi i Sektorit të Kostos i jep K/infermieres Përgjithshme çdo muaj dhe progresivisht pasqyrën e djegies se mbetjeve te pa përpunueshme.
  15. Shefi i Sektorit të Kostos jep K/infermieres Përgjithshme çdo muaj dhe progresive pasqyrën e evidencës së kostos totale që shkon direkt tek pacienti.
  16. Bashkëpunon dhe mban lidhje të ngushta me DRFSDKSH Durrës, më FSDKSH Tirane nëpërmjet sektorëve të saj, me Ministrinë e Shëndetësisë (Drejtorinë Spitalore, Statistikën dhe Drejtori të tjera ), me institucione të tjera homologe për tregues që i nevoiten dhe përdor.
  17. Merr masa për trajnimin e nevojshëm të punonjësve të sektorit të kostos brenda Spitalit si dhe nga institucione të tjera.
  18. Shefi i Sektorit të Kostos ruan informacionet që i jep Drejtorisë Spitalit apo institucioneve të tjera për aktivitetin e Sektorit të Kostos si dhe ruan informacionin që merr për Sektorin e Kostos nga institucionet e tjera.
  19. Përgatit kostot në çdo fillim viti për zërat e veçantë si për ushqimin (kateringun), për çdo analizë laboratorike dhe mikrobiologjike, per ekzaminimet e ndryshme, për lavanderinë, etj.
  20. Shefi sektorit të kostos kryen detyra të tjera të ngarkuar nga eprorët.

Neni 14
Detyrat e Specialistit të Kostos

  1. Specialisti Kostos ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Kostos.
  2. Specialisti Kostos në bashkëpunim me Shefin e Sektorit të Kostos pregatit pasqyrën e mbajtjes së shpenzimeve për çdo klinikë, kabinet, sektor mbështetës.
  3. Specialisti Kostos bashkëpunon me Sektorin e Pagave për të marrë të dhëna për pagat e çdo Shërbimi, klinike, kabineti, sektori mbështetës, pra (për çdo objekt kosto).
  4. Specialisti Kostos bashkëpunon me Sektorin e Pagave për të marrë të dhëna për sigurimet shoqërore të punonjësve të çdo shërbimi, klinike, kabineti, sektori mbështetës, pra (për çdo objekt kosto).
  5. Specialisti Kostos bashkëpunon me degën e financës për sigurimin e fletë-daljeve nga magazina për mallrat që çdo shërbim, klinike, kabineti, sektori mbështetës furnizohet, duke saktësuar sasitë, çmimin, vlerën dhe i pasqyron sipas furnizimit ne shërbim, klinike, kabineti, sektori mbështetës.
  6. Specialisti Kostos bashkëpunon me Degën e financës dhe farmacinë për sigurimin e fletë-daljeve nga farmacia për medikamentet, materjalet e mjekimit, oksigjenin, protoksidin, reagentë, kite, qelqurina që çdo shërbim, klinikë, kabinet, laborator, sektor mbështetës furnizohet, duke saktësuar sasitë, çmimin, vlerën dhe i pasqyron sipas furnizimit nga klinikat, kabinetet, laboratorët, sektorët mbështetës.
  7. Specialisti kostos siguron nga Dega e Financës të gjithë faturat tatimore të operatorëve furnizues si për energjinë elektrike, ujin e pijshëm, riparime të ndryshme etj.
  8. Specialisti Kostos bashkëpunon me Shefin e Sektorit për problemet që dalin gjatë punës.
  9. Specialisti Kostos përgatit pasqyrën e shpenzimeve mujore për të gjithë shërbimet, klinikat, kabinetet, sektorët mbështetës dhe e dorëzon brenda datës 10 të muajit pas ardhës tek Shefi i Sektorit të Kostos.
  10. Specialisti Kostos konsultohet me Shefin e Sektorit të Kostos për probleme teknike në lidhje me koston.
  11. Specialisti Kostos kryen detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.

Neni 15
Detyrat e Operatorit

  1. Operatori në Sektorin e Kostos ka varësi direkte nga Shefi Sektorit të Kostos.
  2. Operatori pranon kartelat e pacientëve të dalë nga Spitali, që i sjellin përfaqësuesit e shërbimeve ose klinikave që mbulon ai, të cilat i regjistron në një bllok të veçantë për çdo ditë dhe sipas numrit të kartelës të dorëzuar dhe ditën që i sjell, kartelat sipas numrit hidhen në kompjutër.
  3. Operatori duhet të njohë mirë kartelat klinike të pacientëve nga ana vizuale, teknike si dhe pasqyrat ekonomike.
  4. Operatori duhet të regjistrojë me korrektësi dhe saktësi të gjitha kartelat e shërbimeve ose klinikave të caktuara nga Shefi i Sektorit të Kostos.
  5. Operatori çdo ditë plotëson pasqyrën e realizimit ditor të hedhjes së kartelave sipas klinikave të përcaktuara nga Shefi i Sektorit të Kostos dhe i dorëzon në fund të orarit të punës.
  6. Operatori për problemet që dalin gjatë punës konsultohet me Shefin e Sektorit të kostos.
  7. Operatori kryen detyra dhe të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

KREU VI

SEKTORI IT, TELEMJEKËSIA (BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE)

Neni 16
Detyrat e Pergjëgjësit të Zyrës së Telemjekësisë

  1. Ka varësi direkte nga Z.v Drejtori Teknik dhe Z.V. Drejtori Ekonomik.
  2. Ka varësi nga Kordinatori i Telemjekësisë.
  3. Menaxhon nga ana informuese nëpërmjet internetit shërbimet e Telekonsultës dhe Teleprezencës.
  4. Menaxhon shërbimin e bibliotekës elektronike në funksion të punës kërkimore shkencore.
  5. Mbulon funksionalitetin optimal të IT për institucionin (menaxhim sistemi kompjuterik të brendshëm, menaxhim webmaili dhe menaxhim të faqeve zyrtare të institucionit).
  6. Përditëson aktivitetin profesional dhe administrativ të Spitalit në faqen zyrtare të internetit të SRD.
  7. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

Neni 16/1
Detyrat e Inxhinierit të IT

  1. Ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Zyrës së Telemjekësisë
  2. Të sigurojë mirëfunksionimin e aparaturave të telemjekësisë dhe të sigurojë lidhjen për çdo komunikim të kryer nëpërmjet kësaj.
  3. Të mbulojë funksionalitetin optimal të IT për institucionin (menaxhim sistemi kompjuterik të brendshëm, menaxhim webmaili dhe menaxhim të faqeve zyrtare të institucionit).
  4. Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprorët.

Neni 16/2
Detyrat e Teknikut të IT-së

  1. Tekniku i IT–së ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Zyrës së Telemjekësisë.
  2. Të disponojë një kopje të inventarit të pajisjeve kompjuterike që disponon institucioni.
  3. Ndjek dhe përgjigjet për gatishmërinë teknike të të gjitha pajisjeve kompjuterike.
  4. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
  5. Bën riparimet e vogla të kompjuterave sipas njoftimit të raportuara nga përdoruesit tek shefi, dhe kontrollon performancën e tyre, pas riparimit.
  6. Të koordinojë punën për mirëmbajtjen e kompjuterëve të spitalit nga personeli i brendshëm dhe ai i jashtëm, dhe mbikëqyr punimet që kryhen nga personeli i jashtëm i kontraktuar .
  7. Të bashkëpunojë me teknikun e aparaturave dhe teknikët e Sektorit teknik të Spitalit për probleme që lidhen me mbarëvajtjen e punës së aparaturave mjekësore, dhe probleme të tjera sipas urdhrit të shefit.
  8. Tekniku IT-së është përgjegjës për çdo mirëmbajtje apo furnizim me pajisje IT-je.
  9. Tekniku IT-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e linjave të internetit modem, siç janë antenë, kompjuter etj.
  10. Të njohë programet kompjuterike bazë të financës, personelit, farmacisë, kostos, pagave etj.
  11. Të kryejë detyra të veçanta të ngarkuara nga eprorët.

SEKTORI I INXHINJERISË KLINIKE DHE BIOMJEKSORE

Neni 17
Zyra e Inxhinierisë Klinike dhe Biomjekësore (Sektori i Mirëmbajtjes së Aparaturave)

  1. Zyra e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore ka varësi direket nga Zv. Drejtori Ekonomik. Ai përfaqëson njësinë e specializuar të pajisjeve mjekësore brenda Spitalit dhe konsultohet nga personeli tjetër i Spitalit për gjithçka që lidhet me përdorimin, blerjen si dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësorë. Aparatura mjekësore quhen të gjitha pajisjet e Spitalit, që lidhen me pacientin dhe/ose të nevojshme për diagnostikimin dhe trajtimin e tij.
  2. Numri i personelit të kësaj zyre varet nga sasia dhe kompleksiteti i pajisjeve mjekësore qe disponon Spitali Rajonal Durrës. Zyra e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore duhet të ketë personel të kualifikuar dhe të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme.

Neni 17/1
Detyrat e Shefit të Inxhinierisë Klinike

  1. Shefi i Zyrë së Mirëmbajtës së Aparaturave Mjekësore është administrator i të gjithë aparaturave mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, dhe varet direkt nga Zv. Drejtori Ekonomik.
  2. Ndjek shërbimet dhe riparime të pajisjeve të Spitalit.
  3. Bën planifikimin dhe kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese në përputhje me udhëzimet e prodhuesve.
  4. Kryen kontrolle të rregullta të sigurisë për të provuar që pajisja funksionon në përputhje me standardet përkatëse.
  5. Merr pjesë në komisionet për marrjen ne dorëzim të pajisjeve mjekësore në përputhje me kushtet e përcaktuar në kontratë, ose donacion.
  6. Duhet të sigurojë që prokurimi, shërbimet dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore të bëhet me kosto efektive të mundshme për Spitalin.
  7. Duhet të mbështesë me konsulencë teknike proçesin e prokurimit të pajisjeve mjekësore lidhur me specifikimet teknike, koston e secilit dhe vlerësimin e kërkesave të pjesëmarrjes në tender.
  8. Bashkëpunon me shefat e Shërbimeve/Klinikave për hartimin e specifikimeve teknike për blerjen e aparaturave të reja si dhe konsultohet me Zv. Drejtorin Teknik dhe Zv. Drejtorin Ekonomik për përparësitë dhe kostot e aparaturave.
  9. Merr pjesë në menaxhimin e projekteve lidhur me instalimin e pajisjeve dhe ofrimin e konsulences teknike në planifikimin e projekteve të reja.
  10. Bën komunikimin me furnizuesit e Spitalit për pajisjet mjekësore.
  11. Ndjek realizimin e kontratave të shërbimit për mirëmbajtjen apo riparimet e pajisjeve mjekësore.
  12. Merr pjesë në trajnimin e personelit mjekësor që përdor pajisjet mjekësore si dhe mbështet këtë personel në lidhje me sigurinë gjatë përdorimit të pajisjeve mjekësore.
  13. Mbështet Shërbimet në hartimin e procedurave lidhur me përdorimin e pajisjeve mjekësore me vëmendje të veçantë menaxhimin e rrezikut.
  14. Kryen vlerësimin e rrezikut, kontrollin e përmbushjes së kërkesave themelore si dhe për zhvillimin e dokumentacionit për pajisjet e Spitalit në përputhje me direktivat e KE-së për pajisjet mjekësore.
  15. Merr pjesë në komisionet për nxjerrjen e jashtë përdorimit ose asgjësimin e pajisjeve mjekësore që janë të papërdorshme (të pariparueshme e me kosto te lartë riparimi) konform ligjit në fuqi.
  16. Bën zhvillimin e programit të përmirësimit të cilësisë në fushën e Inxhinierisë Klinike.
  17. Mban të përditësuar një sistem inventari Linço në kuadrin e sistemit të Informacionit të Pajisjeve Mjekësorë të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.
  18. Bën hetimin dhe raportimin e ngjarjeve të padëshiruara me pajisjet mjekësore.
  19. Bën organizimin e trajnimeve për shërbimin e pajisjeve mjekësore.
  20. Zyra e mirëmbajtjes së aparaturave duhet të ketë një zë në buxhet për mirëmbajtën dhe riparimin e aparaturave, për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të aparaturave.
  21. Të kryejë detyrat të tjera të ngarkuara nga eprorët.

Neni 18
Detyrat e Teknikut të Aparaturave

  1. Tekniku i Aparaturave ka varës direkte nga Shefi i Zyrës së Inxhinjerisë Klinike.
  2. Të disponojë një kopje të inventarit te aparaturave dhe pajisjeve qe disponon institucioni.
  3. Ndjek dhe përgjigjet për gatishmërinë teknike te gjithë aparaturave dhe pajisjeve.
  4. Në bashkëpunim me shefin/ inxhinierin klinik dhe sektorin teknik përcakton nëse riparohet ose jo aparatura e pajisja në kushtet e institucionit tone apo duhet te riparohet ne sektorë te specializuar .
  5. Të njohë dhe te zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit ne vendin e tij te punës.
  6. Bën riparimet e aparaturave sipas udhëzimeve te shefit, dhe kontrollon performancën e tyre, pas riparimit.
  7. Të koordinojë punën për mirëmbajtjen e aparaturave te spitalit nga personeli i brendshëm dhe ai i jashtëm. Të ndjek realizimin e riparimeve te bëra nga personeli teknik i spitalit , dhe mbikqyr punimet qe kryhen nga personeli i jashtëm i kontraktuar .
  8. Te bashkëpunojë me Sektorin Teknik te Spitalit për probleme qe lidhen me mbarëvajtjen e punës se aparaturave mjekësore .
  9. Te kryejë detyra te veçanta te ngarkuara nga eprorët.

KREU VII

SEKTORI TEKNIK

Neni 19
Detyrat e Shefit të Sektorit Teknik

  1. Shefi i Sektorit Teknik ka varësi direke nga Zv/Drejtori Ekonomik.
  2. Në bashkëpunim me degët e tjera merr pjesë në hartimin e projekt-buxhetit për vitin pasardhës dhe respektiv.
  3. Në bashkëpunim me degët e tjera harton projekt buxhetin e investimeve te vitit pasardhës dhe respektiv.
  4. Në bashkëpunim me inxhinierin e ndërtimit, inxhinierin mekanik si dhe me sektorët e tjerë të Spitalit organizon mirëmbajtjen e objekteve për vazhdimësinë e aktivitetit.
  5. Ndjek dhe zbaton procedurat e mirëmbajtjes sipas ligjeve në fuqi.
  6. Është përgjegjës për plotësimin e kushteve të sigurimit teknik e mbrojtjes kundra zjarrit të objekteve dhe në bashkëpunim me inxhinierin e ndërtimit dhe atë mekanik ndjek rregullat sipas ligjeve.
  7. Ndjek gjatë vitit realizimin e investimeve dhe organizon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm teknik.
  8. Organizon punën në fillim të vitit për përcaktimin e normativave të harxhimit të karburantit për mjetet e transportit, furrën e djegies, gjeneratorët,etj.
  9. Në bashkëpunim me vartësit e tij, ndjek gjatë gjithë vitit realizimin e kontratave të mirëmbajtjes të lidhura me subjektet për gjeneratorin, ashensorët, etj.
  10. Ndjek në bashkëpunim me inxhinierin mekanik funksionimin e sistemit qëndror të ngrohjes dhe ftohjes për çdo sezon dhe në përfundim të tij organizon punën për riparimin e defekteve dhe vënien në gadishmëri te tyre për sezonin e ardhshëm.
  11. Mbulon detyrat teknike sipas specialitetit që ka.
  12. Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.

Neni 20
Detyrat e Inxhinierit të Ndërtimit

  1. Inxhinieri i ndërtimit varet nga Shefi i Sektorit Teknik.
  2. Merr pjesë në bashkëpunim me anëtaret e sektorit teknik si dhe të sektorëve te tjerë të shërbimeve në pregatitjen e projekt-buxhetit të vitit pasardhës dhe respektiv.
  3. Njeh dhe zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit ne vendin e tij te punës.
  4. Përgatit materiale për projekte e preventive për firmat projektuese.
  5. Ndjek në sasi dhe cilësi të gjitha proçeset e punimeve të sektorit të ndërtimit gjatë realizimit të tyre në përputhje me projekt preventivin.
  6. Bën preventivin e të gjitha riparime të nevojshme për institucionin.
  7. Organizon çdo ditë punën për riparimin e defekteve për mirëmbajtjen e godinave të Spitalit.
  8. Ndjek detyrat e vartësve të tij në realizimin sasior dhe cilësor.
  9. Është përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në sektorin që mbulon.
  10. Ndjek çdo ditë furnizimin me ujë në të gjithë pavionet.
  11. Përcakton të detajuar bazën materiale për riparimiet e çastit hidraulike, të marangozit,etj.
  12. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 21
Detyrat e Inxhinierit Mekanik

  1. Inxhinieri Mekanik varet nga Shefi i Sektorit Teknik.
  2. Përgatit grafikët e riparimeve dhe të remonteve për të gjitha makineritë dhe pajisjet si dhe mjetet e transportit.
  3. Ndjek në vazhdimësi të gjitha riparimet e vogla të makinerive, pajisjeve, mjeteve të transportit, në mënyrë që të sigurohet gadishmëria teknike e tyre.
  4. Mban proçes-verbale mbi shkaqet e ardhjes së defekteve të ndryshme, objektive dhe subjektive.
  5. Zbaton procedurat ligjore në lidhje me riparimet.
  6. Është përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në sektorin që mbulon.
  7. Plotëson kartelat e shfrytëzimit të gjeneratorëve, furrës së djegies dhe kaldajave çdo muaj.
  8. Inxhinieri mekanik ka për detyrë të ndjek dhe kontrolloje fletë-udhëtimet e shoferëve, konsumin e karburantit sipas normativave dhe i krahason ato me furnizimin e tyre nga magazina.
  9. Inxhinieri mekanik në bazë fletë-udhëtimeve plotëson evidencën e harxhimit të vajit, të pjesëve të këmbimit dhe gomave duke bashkëpunuar dhe me specialistë të tjerë të cilët disponojnë të dhënat e nevojshme, dhe hap urdhër, me plotësimin e kilometrazhit, për ndërrimet e tyre.
  10. Mban dhe plotëson librat për çdo automjet sipas modelit të FSDKSH-së.
  11. Përcakton bazën materiale të domosdoshme për riparime, zëvendësime për shërbimet e natyrës elektrike-mekanike.
  12. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 22
Detyrat e Inxhinierit Elektrik

  1. Inxhinieri elektrik varet nga Shefi i Sektorit Teknik.
  2. Merr pjesë në bashkëpunim me anëtaret e sektorit teknik si dhe të sektorëve të tjerë të shërbimeve, në përgatitjen e projekt-buxhetit të vitit pasardhës dhe respektiv.
  3. Përgatit grafikët e riparimeve dhe të remonteve për të gjitha makineritë dhe pajisjet.
  4. Ndjek në vazhdimësi të gjitha riparimet e vogla të makinerive e pajisjeve në mënyrë që të sigurohet gadishmëria teknike e tyre.
  5. Zbaton procedurat ligjore në lidhje me riparimet.
  6. Është përgjegjës për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në sektorin që mbulon.
  7. Të organizojë punën për plotësimin e kartelave teknike të pajisjeve te aparaturave me grup specialistësh.
  8. Të kryej detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 23
Detyrat e Teknikut të Ndërtimit

  1. Ndjek mirëmbajtjen nga ana ndërtimore të të gjithë godinave të spitalit përfshirë dhe Poliklinikën.
  2. Ndjek mbarëvajtjen e furnizimit me ujë të pijshëm përfshirë rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm të furnizimit me ujë në spital.
  3. Ndjek mbarëvajtjen e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujerave të zeza të spitalit.
  4. Përgjigjet për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta në gjithë territorin e spitalit (punimin e tokës, krasitjet e pemëve, vaditjet, korrjen e barit, etj …)
  5. Përgjigjet për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të rrugëve, bordurave, stolave, etj.…në territorin e spitalit.
  6. Për realizimin e detyrave të mësipërme, organizon punën me hidraulikët, çbllokuesin, marangozin dhe të kaldajistëve sipas sezoneve (në periudhën kur ka përfunduar sezoni i ngrohjes).
  7. Ndjek çdo ditë nëpërmjet urdhrave të punës ditore, realizimin e detyrave për punëtoret e mirëmbajtjes.
  8. Harton plane pune mujore për çdo muaj, ku përfshihen detyrat e vendosura nga Drejtoria.
  9. Përgjigjet për sigurimin teknik në punë të punëtoreve të mirëmbajtjes.
  10. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 24
Detyrat e Elektricistit

  1. Elektriçisti ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit Teknik.
  2. Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të sektorit elektrik ku përfshihen të gjitha pajisjet elektrike si kabinat, gjeneratorët, linjat, ndriçimi etj.
  3. Në bashkëpunim me sektorin teknik përcakton nëse riparohet ose jo pajisja në kushtet e institucionit tonë apo duhet te riparohet ne sektorë te specializuar.
  4. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
  5. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 25
Detyrat e Hidraulikut

  1. Hidrauliku ka varësi direkte nga Inxhinieri i Ndërtimit.
  2. Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të rrjetit hidraulik dhe instalimeve hidrosanitare të institucionit.
  3. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik në vendin e tij të punës.
  4. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 26
Detyrat e Çbllokuesit

  1. Çbllokuesi ka varësi direkte nga Inxhinieri i Ndërtimit.
  2. Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të rrjetit të shkarkimeve të ujërave të bardha e të zeza në institucion. Koordinon punën edhe me hidraulikun.
  3. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik në vendin e tij të punës.
  4. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 27
Detyrat e Marangozit

  1. Marangozi ka varësi direkte nga Inxhinieri i Ndërtimit.
  2. Ndjek dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e institucionit në lidhje me specialitetin e tij.
  3. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
  4. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët

Neni 28
Detyrat e Oksigjenistit

  1. Oksigjenisti nga ana teknike ka varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
  2. Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë e linjës së oksigjenit për funksionim normal të furnizimit me oksigjen.
  3. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
  4. Para mbushjes së rezervuarit me oksigjen lëng në prani të inxhinierit mekanik, të përgatisë sipas rregullores gadishmërinë e impiantit për mbushje. Në asnjë rast nuk duhet që rezervuari të mbushet mbi limitin e përcaktuar në rregullore.
  5. Gjatë mbushjes me oksigjen duhet të hapet ventili i cili shërben për nxjerrjen e ajrit që ndodhet në rezervuar deri sa të filloje të nxjerrë gazin lëng.
  6. Mbyllja bëhet me proçes-verbal ku vërtetohet gadishmëria për punë.
  7. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 29
Detyrat e Kaldaistit

  1. Kaldaisti nga ana teknike ka varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
  2. Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të kaldajës në sallë dhe në rrjete për funksionim normal të furnizimit me ngrohje.
  3. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
  4. Të gjitha defektet e vogla të cilat nuk kërkojnë pjesë këmbimi, riparohen nga vetë kaldaisti, për të tjerat rakordon punën me inxhinierin mekanik.
  5. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët
    Neni 30
    Detyrat e Mekanikut
  6. Mekaniku ka varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
  7. Ndjek dhe përgjigjet për gadishmërinë teknike të automjeteve, pajisjeve etj.
  8. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit në vendin e tij të punës.
  9. Në bashkëpunim me sektorin teknik përcakton nëse riparohet ose jo automjeti ose pajisja në kushtet e institucionit tonë apo duhet të riparohen në sektorë të specializuara.
  10. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët

Neni 31
Detyrat e Shoferit

  1. Shoferët nga ana teknike kanë varësi direkte nga Inxhinieri Mekanik.
  2. Mban automjetin në gadishmërinë teknike për të realizuar grafikun e shërbimit.
  3. Kryen të gjitha shërbimet e vogla të automjetit që i takojnë vetë shoferit dhe që nuk ka nevojë për specialist.
  4. Ndjek dhe sinjalizon sektorin teknik për SHT1 dhe SHT2 të automjetit në bashkëpunim me mekanikët.
  5. Dorëzon automjetin në garazh menjëherë me mbarimin e turnit të shërbimi të tij dhe e nxjerr automjetin vetëm kur ka turnin e shërbimit ose për urgjenca me porosi (urdhër) të drejtuesve të institucionit.
  6. Gjatë riparimit të automjetit shoferi e dorëzon atë të pastruar dhe qëndron pranë mjetit duke punuar se bashku me mekanikun.
  7. Shoferi dorëzon të plotësuara dhe të firmosura fletë udhëtimet në afatet e përcaktuara në urdhrat e brendshëm të lëshuara nga Drejtoria për ketë qëllim.
  8. Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

KREU VIII

ZYRA E HOTELERISË

Neni 32
Detyrat e Shefit të Zyrës Hotelerisë

  1. Shefi i Zyrës se Hotelerisë ka varësi direkte nga Zv/ Drejtori Ekonomik.
  2. Në bashkëpunim me degët e tjera merr pjesë në hartimin e projekt-buxhetit për vitin pasardhës dhe perspektiv.
  3. Shefi i zyrës së Hotelerisë organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë e Hotelerisë Spitalore duke mbajtur përgjegjësi për mirëfunksionimin e kësaj veprimtarie.
  4. Organizon dhe drejton punën me përgjegjëset e materialeve sipas shërbimeve përkatëse, lavanderin dhe prapavijën.
  5. Shefi i Zyrës se Hotelerisë harton dhe ndjek të gjitha kontratat që ndiqen nga kjo zyrë.
  6. Shefi i Zyrës se Hotelerisë ka në varësinë e tij: Ekonomistin e hotelerisë, mjekën dietologë, infermieren dietologe, magazinierin, përgjegjëset e materialeve dhe punonjësit e lavanderisë në shërbimet mjekësore .
  7. Shefi i Zyrës se Hotelerisë ka në varësinë e tij punëtorët e pastrim – gjelbërimit dhe punëtoret e magazinës.
  8. Ndjek dhe monitoron zbatimin e kontratave të shërbimit në institucion (Rojeve Private, Katering, etj).
  9. Në bashkëpunim me vartësit si dhe me sektorët e tjerë të spitalit merr informacion për defektet e mundshme që kanë shërbimet dhe ja referon zyrës teknike për zgjidhjen e tyre.
  10. Njeh gjëndjen e mallrave stoqe dhe me qarkullim të ngadalshëm, informon drejtuesit dhe jep zgjidhjen e problemit.
  11. Ndjek kontratat e furnizimit me materiale e mallra të ndryshme.
  12. Kryen nëpërmjet urdhër dorëzimeve shpërndarjen e mallrave dhe materialeve nëpër shërbime e sektorë.
  13. Kryen analiza mbi përdorimin dhe zbatimin e normativave të materialeve dhe informon një herë në tre muaj drejtuesit e institucionit.
  14. Organizon në bashkëpunim me financën kontrolle të planifikuara dhe të befasishme në ato kontrata që ndiqen nga Hoteleria.
  15. Merr pjesë në grupet e punës për hartimin e procedurave të tenderave.
  16. Shefi i Zyrës se Hotelerisë merr pjesë në komisionet e Asgjësimit.
  17. Ka përgjegjësi për hotelerinë në të gjitha shërbimet e spitalit.
  18. Detyra të tjera të ngarkuara nga eproret.

Neni 33
Detyrat e Ekonomistit të Hotelerisë

  1. Ka varësi direkte nga Shefi i Zyrës se Hotelerisë.
  2. Ekonomistja e Hotelerisë zbaton detyrat e caktuara nga Shefi i Zyrës se Hotelerisë.
  3. Ekonomistja së bashku me Shefen e Zyrës se Hotelerisë kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme bashkë me mjeken dhe infermieren dietologe shërbimin e Kateringut sipas specifikimeve të lidhura në kontratë.
  4. Ekonomistja së bashku me Shefen e Zyrës se Hotelerisë kontrollojnë Shërbimin e Rojeve Private (security).
  5. Ekonomistja së bashku me Shefen e Zyrës se Hotelerisë kryejnë kontrolle të shpeshta në shërbime të ndryshme për mbarëvajtjen e punëve hoteliere.
  6. Merr pjesë në procedurat e prokurimit, në komisionet e ndryshme të caktuara nga titullari për Hotelerinë.
  7. Ndjek realizimin e kontratave të lidhura nga Hoteleria dhe merr pjesë në procedurat e pranimit të mallrave.
  8. Ekonomistja e Hotelerisë merr pjesë në grupet e punës për hartimin e procedurave të tenderave.
  9. Për punën e saj raporton tek Shefja e Zyrës së Hotelerisë.
  10. Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.

Neni 34
Detyrat e Mjekes Dietologe

  1. Në bashkëpunim me mjekët kurues dhe mjekët specialist përcakton kategoritë e dietave ushqimore sipas gjendjes së të sëmurit .
  2. Përgjigjet për zbatimin e dietave të veçanta, sidomos së të sëmurëve rëndë, si nga ana e guzhinës ashtu edhe nga personeli i pavionit.
  3. Merr pjesë në tenderin që organizon Drejtoria për produktet ushqimore.
  4. Ndjek furnizimin e spitalit me produkte ushqimore për cilësinë e tyre, kontrollon herë pas here magazinat ushqimore për ruajtien dhe mirëmbajtien e ushqimeve.
  5. Ndërhyn dhe merr masat e nevojshme në rast dëmtimesh apo prishjes të produkteve ushqimore, duke informuar edhe Drejtorinë.
  6. Kontrollon nga ana higjenike ruajtjen, përpunimin, gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit në pavione.
  7. Kontrollon punën e infermieres dietologe.
  8. Aktiviteti i mjekes dietologe përfshihet në detyrat funksionale të hotelerisë.
  9. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 35
Detyrat e Infermieres Dietologe

  1. Ka vartësi direkte nga mjekja dietologe. Zbaton urdhërat dhe porositë e mjekes në respektimin e dietave të veçanta.
  2. Ndjek përgatitjen e dietave të veçanta, kujdeset në dhënien e këtyre dietave pacienteve sidomos atyre në gjëndje të rëndë.
  3. Kujdeset për ruajtjen e mirëmbajtien e produkteve ushqimore, pastërtisë e higjienës në magazina, ambientet e gatimit dhe të përpunimit të produkteve ushqimore.
  4. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 36
Detyrat e Magazinierit

  1. Magazinieri ka varësi direkte nga Shefi i Zyrës se Hotelerisë. Për problemet e furnizimit e të shpërndarjes dhe për probleme financiare ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Financës.
  2. Njeh Ligjin nr. 6942 datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare” si dhe VKM nr.70 datë 11.03.1985 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”.
  3. Jep informacion mbi gjëndjen e vazhdueshme të mallrave në magazinë.
  4. Mirëmban në gjëndje të mirë të gjithë mallin që ka në magazinë.
  5. Shpërndan mallrat vetëm me urdhër dorëzim nga zyra e hotelerisë.
  6. Ndjek kontratën për mallrat e magazinës së vet në bashkëpunim me zyrën e hotelerisë.
  7. Plotëson sipas rregullit dokumentacionin e fletë–hyrjes dhe fletë–daljes me të gjitha karakteristikat e saj.
  8. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 37
Detyrat e Përgjegjëses se Materialit ne Shërbim

  1. Përgjegjësi material ka varësi nga tre drejtime, nga zyra e hotelerisë, për problemet e furnizimit të materialeve, nga financa për problemet financiare dhe nga shefi i shërbimit në lidhje me rregullin e brendshëm të shërbimit.
  2. Është përgjegjëse për të gjitha problemet në lidhje me hotelerinë në shërbimin e vet.
  3. Mirëmban në gjendje të mirë të gjithë mallin që ka në ngarkim.
  4. Jep informacion në zyrën e hotelerisë për mungesat që duhen të plotësohen për pacientin dhe vetë shërbimin.
  5. Ka përgjegjësi për të gjithë mallin që ka në magazinën e vet si dhe për atë pjesë të cilën e ka shpërndarë nëpër dhoma.
  6. Sipas normativave kryen shërbimin nëpër dhoma.
  7. Mban marrëdhënie me lavanderinë për manipulimet që kryhen në lavanderi. Asiston në hedhjen e detergjentit dhe gjithashtu në manipulimin përfundimtar të palosjes dhe hekurosjes së bashku me punonjësin e lavanderisë.
  8. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 38
Detyrat e Përgjegjësit te Lavanderisë

  1. Përgjegjësi i lavanderise ka varësi direkte nga Shefi i Zyrës së Hotelerisë.
  2. Përgjegjësi i lavanderise ka në varësinë e tij rrobalarëset dhe rrobaqepëset.
  3. Ka për detyrë të përgatisë grafikun e shërbimit të vartësve të tij.
  4. Ndjek paraqitjen në punë dhe shfrytëzimin ditor të punës.
  5. Kontrollon makineri pajisjet nëse janë në gatishmëri çdo ditë për punë.
  6. Mban lidhje me dokumentacionin për marrje dhënie të butave me përgjegjësit e materialeve duke zbatuar me përpikmëri udhëzimet e dhëna nga financa.
  7. Furnizon me detergjente nga mikromagazina e lavanderise sipas normativave punonjësit të cilët kryejnë proçesin e larjes.
  8. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 39
Detyrat e Rrobalarëses

  1. Rrobalarësja kryen procesin e larjes në lavanteri duke e kontrolluar të gjitha proçeset e larjes vazhdimisht.
  2. Me mbarimin e proçesit të larjes, rrobalarësja fillon proçesin e centrifugimit ku edhe në ketë proçes kontrollon centrifugën hërë pas here në mënyrë që të punojë normalisht.
  3. Me mbarimin e proçesit të centrifugimit fillon proçesin e tharjes, në verë në natyrë dhe në dimër me makinën e tharjes.
  4. Pas tharjes kryejnë proçesin e ndarjes së të butave sipas shërbimeve dhe realizojnë palosjen e tyre.
  5. Pas palosjes rrobalarësja kryen proçesin e hekurosjes.
  6. Përgjegjësja e lavanderisë pasi i ka vendosur në dollape të butat sipas shërbimeve, ia dorëzon me dokumentacion përgjegjesit të materialeve.
  7. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 40
Detyrat e Rrobaqepëses

  1. Rrobaqepësja varet nga përgjegjësja e lavdërisë.
  2. Ka për detyrë të paraqitet në punë pranë lavanderisë dhe të zbatojë të gjitha porositë e dhëna nga përgjegjësja e lavanderisë.
  3. Kontrollon të gjitha të butat të cilat janë larë e tharë dhe para së të hekurosen riparon të gjitha ata që i sheh të nevojshme, si dhe qep.
  4. Riparon te gjitha të butat që sjellin përgjegjësit e materialeve nga pavionet e tyre duke i marrë me dokument dhe po ashtu duke i dorëzuar me dokument.
  5. Merr pjesë së bashku me punonjëset e tjera të lavanderisë në pastrimin e ambjentit të lavanderisë.
  6. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

Neni 41
Detyrat e Punëtoreve

  1. Punëtoret kanë varësi direkte nga Shefi Sektorit Teknik dhe Hotelerisë.
  2. Kanë për detyrë të realizojnë të gjitha punët e ngarkimit dhe të shkarkimit të mallrave që vijnë në institucion.
  3. Marrin pjesë në sistemimin e mallrave të magazinave kur këto të fundit kanë nevojë për të sistemuar këto mallra.
  4. Kanë për detyrë të ndihmojnë dhe të marrin pjesë në punimet të cilat kërkojnë punëtorë siç mund te jenë, hapja e ndonjë kanali, ndihmesa që mund ti jepet një specialisti etj.
  5. Detyra të tjera të caktuara nga eprorët.

KREU IX

ASISTENTE DREJTORI DHE ARSHIVISTE

Neni 42
Detyrat e Asistentes se Drejtorit .

  1. Asistentja e Drejtorit varet direkt nga Drejtori i Spitalit.
  2. Asiston Drejtorin në komunikimet e përditshme me personelin e institucionit dhe palët e treta si në komunikime verbale dhe shkresore.
  3. Mban përgjegjësi për çdo shkresë qe lëshohet ose merr institucioni duke ruajtur konfidencialitetin.
  4. Mban përgjegjësi për protokollimin e shkresave në mënyrë te rregullt dhe konform ligjit.
  5. Mban vulën e institucionit duke mos lejuar abuzimet.
  6. Qëndron gjatë gjithë kohës pranë telefonit të sekretarisë për te marrë çdo mesazh saktësisht dhe ia referon ato drejtorit apo zëvendësit të tij.
  7. Merr pjesë në të gjitha mbledhjet që organizon Drejtori duke mbajtur protokollin e zhvillimit të mbledhjes.
  8. Përpunon të gjithë materialin shkresor duke krijuar arshivën e administratës.
  9. Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori.

Neni 43
Detyrat e Arshivistes

  1. Arshivistia ka varësi direkte nga Drejtori i Spitalit.
  2. Arshivon të gjithë dokumentacionin të ndarë sipas objektit dhe viteve sipas ligjit respektiv në fuqi, gjithashtu kërkon nga shefat e sektorëve të administratës të dorëzojnë brenda afatit shkresat që kërkojnë përgjigje si dhe të dorëzojnë në arshivë në fillim të vitit pasardhës të gjitha materialet e sektorit të tyre.
  3. Ruan integritetin e dokumentave që varen prej kujdesit dhe mbikqyrjes së saj.
  4. Ruan autencitetin e dokumentave gjatë përpunimit, ruajtjes dhe shfrytëzimit të tyre.
  5. Trajton, seleksionon, mirëmban arshivën në kontekstin e saj historik, juridik dhe administrativ duke respektuar prejardhjen e saj.
  6. Nuk nxjerr nga arshiva asnjë dokument pa urdhërin e drejtorit apo zëvendësit te tij si dhe ne prezencë të shefit të sektorit.
  7. Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Drejtori.

KREU X

SEKTORI I PERSONELIT

Neni 44
Detyrat e Sektorit të Personelit

  1. Sektori i Prsonelit është njësi funksionale e Administratës së SRD qe ka vartësi direkte nga Drejtori i SRD-së.
  2. Ky Sektor është përgjegjës për sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore të SRD-së, rekrutimit, identifikimit të nevojave për personelin mjekësor dhe jo mjekësor, kontrollin e disiplinës ,performancës profesionale dhe etike të personelit, si dhe evidencën e plotësimit të detyrave funksionale të personelit brenda orëve normale të punës. Shqyrton ankesat administrative ,dhe të gjitha ankesat e tjera që lidhen me personelin mjekësor apo jo mjekësor
  3. Detyrat e sektorit të burimeve njerëzore rregullohen me Urdhëresat e Ministrisë së Shëndetësisë
  4. Shefi i Sektorit si dhe specialisti i Sektorit të Personelit janë specialist me arsim të lartë.

Neni 45
Detyrat e Shefit të Sektorit të Personelit

  1. Shefi i Sektorit të Personelit ka varësi direkte nga Drejtori.
  2. Pregatit Projekt-strukturën organizative dhe organikën analitike të SRD-së dhe e paraqet për miratim në Mbledhjen e Bordit Drejtues të SRD-së.
  3. Ndjek procedurat e rekrutimit të Personelit në SRD sipas të cilave:
     Personeli i lartë mjekësor dhe jo mjekësor punësohet nëpërmjet konkurimit te hapur publik sipas Legjislacionit në fuqi.
     Personeli infermier, mami, fizioterapisti punësohet sipas kritereve te miratuara me Ligj.
  4. Organizon punën për vlerësimin e personelitetit brenda afatit të përcaktuar.
  5. Organizon punën në bashkëpunim me sektorë të tjerë për studime të ndryshme që kanë të bëjnë me efektivitetin e punës së personelit, rritjen e performancës dhe shfrytëzimit sa më të plotë të kohës së punës.
  6. Në bashkëpunim me K/infermierin e Përgjithshëm dhe, Shefat e Sektorëve të Administratës organizon dhe merr pjesë në kontrolle për ruajtjen e disiplinës dhe respektimin e orarit të punës.
  7. Mban lidhje te vazhdueshme me shefat e shërbimeve, k/infermierët dhe K/infermierin e Përgjithshëm për problemet që kanë të bëjnë me personelin shqyrton dhe zgjidh problemet etike që mund të lindin.
  8. Studion dhe administron dosjet e personelit kandidat për tu punësuar dhe përgatit dokumentacionin për ta paraqitur para komisionit të ngritur nga Titullari i Institucionit.
  9. Informon personelin që do të punësohet për kontratat e punës të miratuara në Bordin Drejtues dhe i paraqet tek Titullari i Institucionit.
  10. I përgjigjet kërkesave të qytetarëve ose ia transmeton ankesat zyrave kompetente duke ia komunikuar personit të interesuar.
  11. Ndihmon në përcaktimin e objektivave, prioriteteve të Institucionit në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
  12. Kontrollon detyrat e kryera nga Inspektori i Personelit.
  13. Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Drejtori.

Neni 46
Detyrat e Inspektorit te Personelit

  1. Inspektori i Personelit ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Personelit.
  2. Mban dhe plotëson dokumentacionin në lidhje me personelin e SRD-së mjekësor dhe jo mjekësor si:
    -Librezat e punës;
    -Dosjet personale;
    -Regjistrat themeltarë.
  3. Ndjek procedurat për daljen në pension të punonjësve duke plotësuar në mënyrë sistematike dokumentacionin sipas ligjeve në fuqi.
  4. Kërkon në fillim të vitit planifikimin e lejeve të zakonshme të firmosura nga shefat e shërbimeve dhe shefat e sektorëve për personelin dhe plotëson Urdhërin e Brendshëm për dhënien e lejes të firmosur nga Titullari të cilin e pasqyron në librin e lejeve të zakonshme.
  5. Plotëson dhe mban në vazhdimësi dosjet e personelit të lartë e te mesëm duke përfshirë te gjitha kualifikimet si jashtë dhe brenda vendit ne bazë te dëshmive apo çertifikatave të sjella nga personeli i lartë apo i mesëm dhe i sistemon ato në dosjet personale.
  6. Merr pjesë në organizimin e punës për vlerësimin e personelit dhe i depoziton këto vlerësime në dosjet personale.
  7. Formon dokumentacionin standard për infermierët të cilat duhet të kryejnë praktikën 3-mujore pranë SRD-së duke i dhënë mundësinë atyre për marrjen e provimit të Shtetit (Urdhrit të Infermierit).
  8. Mban evidenca për afatet e Urdhrave të Mjekut dhe të Infermierit.
  9. Në fund të çdo viti verifikon dosjet e gjithë personelit për ndryshimet dhe plotësimet qe kanë pasur duke i sistemuar dhe renditur ato sipas listës së dokumentacionit standard.
  10. Kujdeset për ruajtjen e Dokumentacionit në Zyrën e Burimeve Njerëzore në vende të sigurta të pastra dhe pa lagështirë.
  11. Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprorët.

KREU XI

SEKTORI I PROKURIMEVE

Neni 47
Detyrat e Njësisë së Prokurimeve

  1. Njësia e prokurimeve përfaqësohet nga Shefi i Sektorit dhe ka varësi direkte nga Drejtori.
  2. Shefi i Sektorit raporton çdo javë me shkrim për ecurinë e Sektorit tek Drejtori i Spitalit në afatet që ky i fundit e kërkon këtë relatim.
  3. Njësia e prokurimit është përgjegjëse për dërgimin e Informacionit në Institucionet që ka varësi direkte apo indirekte, informacione që lidhen me parashikimin e buxhetit, realizimin apo ndryshimet gjatë vitit si dhe njoftimeve për botim, brenda afateve kohore.
  4. Shefi i Sektorit ndjek, drejton e zbaton zhvillimin e procedurave të tenderave në përputhje me Ligjet e Prokurimit dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave.
  5. Njësia e Prokurimit ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues përprocedurat që kryen ky sektor.
  6. Njësia e Prokurimit përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit sipas periudhave të përcaktuara në ligj.
  7. Njësia e Prokurimit studion, zbërthen dhe ndjek procedurat e tenderimit në zbatim të ligjeve dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore.
  8. Njësia e Prokurimit studion, zbërthen dhe ndjek të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që lidhen me prokurimet publike të mallrave apo shërbimeve që realizon SRD.
  9. Detyrat e njësisë së prokurimit përcaktohen në rregullat e prokurimit publik.
  10. Njësia e prokurimit është përgjegjës për hartimin e regjistrit të parashikimit dhe të realizimit të prokurimeve publike.
  11. Njësia e prokurimit është përgjegjëse për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim, brenda afateve kohore.
  12. Mban përgjegjësi për hartimin e urdhrave të prokurimit.
  13. Mban përgjegjësi për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, që u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit.
  14. Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave.
  15. Mban përgjegjësi për llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumenteve të tenderit, që u jepen operatoreve ekonomikë me kërkesë të tyre.
  16. Mban përgjegjësi për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.
  17. Mban përgjegjësi për lëshimin e një kopjeje të dokumentave të tenderit për çdo operator ekonomik. Nëse një operator kërkon sqarim, titullari i njësisë së prokurimit ia komunikon këtë me shkrim.
  18. Bashkëpunon me sektorët e tjerë të Administratës për hartimin e projekt–buxhetit ekonomik e financiar.
  19. Organizon dhe merr masa për mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
  20. Njësia e prokurimit i propozon me shkrim Drejtorit të Spitalit (titullarit të autoritetit kontraktor), shtyrjen e afatit kohor, si rezultat i ndryshimit të dokumentave të tenderit.
  21. Nuk kryen veprime që bien ndesh me ligjet në fuqi.
  22. Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
    .

Neni 48
Detyrat e ekonomistit në sektorin e prokurimeve

  1. Ekonomisti ka varësi direkt nga Shefi i Sektorit të Prokurimeve.
  2. Ndjek dhe zbaton realizimin e planit të buxhetit dhe raporton për te një herë në muaj nëpërmjet situacionit, Plan-Fakt.
  3. Grumbullon kërkesat e sektorëve të tjerë apo degëve që lidhen më nevojat për furnizime më mallra e shërbime, si dhe specifikimet teknike te këtyre kërkesave e nevojave.
  4. Koordinon kërkesat e ardhura nga Sektorët apo Degët përkatëse për mallra e shërbime duke i krahasuar më Buxhetin e Miratuar vjetor, për çdo kërkesë.
  5. Mban përgjegjësi për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin ne fuqi.
  6. Mban përgjegjësi për lëshimin e një kopjeje të dokumenteve të tenderit për çdo operator ekonomik. Nëse një operator kërkon sqarim, titullari i njësisë së prokurimit ia komunikon këtë me shkrim.
  7. Mban përgjegjësi për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, qe u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit.
  8. Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave.
  9. Mban përgjegjësi për llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumenteve të tenderit, që u jepen operatorëve ekonomikë me kërkesën e tyre.
  10. Mban përgjegjësi dhe duhet të zbatojë me rreptësi ligjet në fuqi mbi disiplinën në punë si dhe për kryerjen në kohë e me cilësi të detyrave të ngarkuara.
  11. Grumbullon oferta për të përllogaritur sa më saktë fondin limit për mallrat apo shërbimet që do të prokurohen.
  12. Ka për detyrë të argumentojë përllogaritjen e Fondit Limit duke zbatuar Ligjin e Prokurimeve Publike.
  13. Organizon dhe merr masa për inventarizimin dhe mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
  14. Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.

Neni 49
Detyrat e juristit në sektorin e prokurimeve

  1. Juristi ka varësi direkte nga Shefi i Sektorit të Prokurimeve.
  2. Zbaton me përpikmëri dhe nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprori i tij.
  3. Kërkon zbatimin e ligjshmërisë për problemet që kërkojnë zgjidhje në aspektin ligjor.
  4. Studion, zbërthen dhe ndjek të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me fushën e Prokurimit Publik.
  5. Informon vazhdimisht punonjësit e administratës dhe interpreton të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që i përkasin prokurimit publik nëpërmjet diskutimit të përbashkët me ta.
  6. Harton kontratat e procedurave të prokurimit publik që nënshkruhen mes Spitalit dhe operatorëve ekonomik.
  7. Grumbullon kërkesat e sektorëve të tjerë apo degëve që lidhen më nevojat për furnizime më mallra e shërbime, si dhe specifikimet teknike të këtyre kërkesave e nevojave.
  8. Mban përgjegjësi për hartimin e dokumentave të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin ne fuqi.
  9. Mban përgjegjësi për lëshimin e një kopjeje të dokumentave të tenderit për çdo operator ekonomik. Nëse një operator kërkon sqarim, titullari i njësisë së prokurimit ia komunikon këtë me shkrim.
  10. Mban përgjegjësi për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, që u bashkëlidhen dokumentave të tenderit.
  11. Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave.
  12. Mban përgjegjësi për llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumentave të tenderit, që u jepen operatoreve ekonomikë me kërkesë të tyre.
  13. Detyra të tjera të ngarkuara nga Shefi i Sektorit.
  14. Mban përgjegjësi dhe duhet të zbatojë me rreptësi ligjet në fuqi mbi disiplinën në punë si dhe për kryerjen në kohë e me cilësi të detyrave të ngarkuara.
  15. Organizon dhe merr masa për inventarizimin dhe mbajtjen e dokumentacionit të institucionit dhe të administrimit të rregullt në arkiv, sipas rregullave të caktuara.
  16. Detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.

Neni 50
Detyrat e Komisionit të Blerjeve më Vlerë të Vogël

  1. Komisioni i Blerjeve të Vogla ka varësi direkte nga Zv.Drejtori Ekonomik.
  2. Zbaton me përpikëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprori i tij.
  3. Grumbullon kërkesat e sektorëve të tjerë apo degëve që lidhen më nevojat për furnizime me mallra e shërbime, si dhe specifikimet teknike të këtyre kërkesave e nevojave.
  4. Mbajnë pergjegjësi për zbatimin më përpikmëri të të gjitha Udhezimeve të Agjensisë së Prokurimit Publik, në lidhje me prokurimet më vlerë të vogël.
  5. Grumbullon oferta për të përllogaritur sa më saktë fondin limit për mallrat apo shërbimet që do të prokurohen.
  6. Mban përgjegjësi për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim, dhe kriteret e vlerësimit, në përputhje këto me rregullat dhe legjislacionin ne fuqi.
  7. Mban përgjegjësi për marrjen në dorëzim të mallrave, ndjekjen e punëve dhe shërbimeve deri në përfundim të tyre.

KREU XII

ZYRA JURIDIKE

Neni 51
Detyrat e Juristit

  1. Juristi ka varësi direkte nga Drejtori i Spitalit.
  2. Zbaton me përpikëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprori i tij.
  3. Kërkon zbatimin e ligjshmërisë për problemet qe kërkojnë zgjidhje në aspektin ligjor.
  4. Studion, zbërthen dhe ndjek të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që kane të bëjnë me sistemin e shëndetësisë dhe në veçanti që kanë të bëjnë me institucionin.
  5. Informon vazhdimisht punonjësit e administratës dhe interpreton të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore qe i përkasin sistemit të shëndetësisë nëpërmjet diskutimit të përbashkët me ta.
  6. Informon punonjësit e administratës për ndryshimet e herë pas herëshme që pësojnë ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.
  7. Përfaqëson Spitalin Rajonal Durrës në proçeset gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit me autorizim të Drejtorit të Spitalit .
  8. Kontribuon në zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve që parashtrojnë subjektet në rrugë administrative, si dhe komunikimin me ta, dhe strukturave të tjera brenda dhe jashtë insitucionit për çështjet me natyrë ligjore.
  9. Harton kontratat që nënshkruhen mes Spitalit dhe subjekteve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  10. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Spitalit.

KREU XIII

ZYRA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË/PROJEKTEVE

Neni 52
Detyrat e Shefit te Marrëdhënieve Publike me Jashtë

  1. Në realizimin e detyrave të tij ka varësi direkte nga Drejtori.
  2. Të koordinojë dhe monitorojë realizimin e detyrave përkatëse të specialistëve të këtij sektori.
  3. Të organizoje dhe kontrollojë kryerjen e procedurave protokollare për pritjen e delegacioneve, organizimin e takimeve të punës, drekave, ceremonive të ndryshme.
  4. Inicijon lidhje kontratash dypalëshe me institucione partnere kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me Zyrat përkatëse në Ministri,
  5. Ndjek ecurinë e projekteve aktive.
  6. Raporton periodikisht për ecurinë e punës dhe probleme të cilat kanë të bëjnë me sektorin përkatës.
  7. Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori.

Neni 53
Detyrat e Specialistit të Marrëdhënieve Publike me Jashtë

  1. Vendosja e lidhjeve dhe bashkëpunimit me mediat e shkruara dhe ato elektronike, private, partiake dhe të pavarura për një pasqyrim sa me realist dhe transparent të aktiviteteve shkencore dhe publike të institucionit.
  2. Marrja dhe analizimi informacionit lidhur me aktivitetin publik e shkencor të SRD dhe dalja me komunikata për shtyp të miratuara nga Drejtori kur shihet e arsyeshme.
  3. Shqyrtimi i ankesave nga publiku dhe palëve që kanë marrëdhënie me SRD dhe pas konsultimit me sektorët përkatës, kthimi i përgjigjes për problemin e lidhur me ketë ankim.
  4. Të mbajë protokollin e nevojshëm lidhur me partnershipet me pritjet e delegacioneve të huaja.
  5. Vendosja e kontakteve me përfaqësitë e huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe Organizma Ndërkombëtare që operojnë në fushën e shëndetësisë.
  6. Të analizojë shtypin çdo ditë dhe të njoftojë eprorët sipas organigramës apo hierarkisë së Institucionit, duke evidentuar dhe vlerësuar informacionet si dhe artikujt në mediat e shkruara.
  7. Të merret me rifreskimin apo vendosjen e informacioneve në faqen e Internetit.
  8. Te kryej çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

KREU XIV

KOORDINATORI I CILËSISË DHE PROJEKTEVE

Neni 54
Detyrat e Koordinatorit te Cilësisë dhe projekteve

  1. Koordinatori i Cilësisë dhe Projekteve është një pjesë e grupit menaxhues të spitalit dhe ka varësi direkte nga Drejtori.
  2. Ai ka përgjegjësi në procesin e ndërmarrjes së inisjativave të projekteve të cilësisë të koordinimit të tyre dhe të mbajtjes dhe të sigurimit të lidhjeve midis stafit të spitalit dhe Drejtorit për këto probleme.
  3. Koordinatori është personi kyç për të gjithë stafin për burimin e të dhënave dhe mjetet e cilësisë.
  4. Koordinatori i cilësisë duhet ti kushtojë kohë të mjaftueshme realizimit të detyrave.
  5. Është themelore që detyrat specifike dhe roli i tij të njihen dhe të vlerësohen brenda spitalit.
  6. Koordinatori lokal i cilësisë duhet të mbështesë të gjitha aktivitetet e lidhura me projektin e vlerësimit të performancës spitalore.
  7. Ai duhet të sigurojë që të dhënat te mblidhen sipas protokollit.
  8. Të motivojë të gjithë stafin për të marrë pjesë në ketë inisiativë.
  9. Të bëj të njohur rezultatet nëpër klinika dhe pavione të ndryshme të spitalit.
  10. Të organizojë takime në nivel spitali për të diskutuar rezultatet.
  11. Të organizojë grupe pune të përkohshme për të shqyrtuar disa tregues specifikë dhe për të mbështetur zbatimin e tyre në këtë proces.
  12. Të ndërtojë një plan përmirësimi të cilësisë dhe t’ia propozojë atë Drejtorit.
  13. Gjatë zbatimit të planit të përmirësimit të cilësisë, koordinatori lokal i cilësisë vepron si facilitator për zbatimin e tij duke siguruar mbështetje metodologjike, koordinimin e aktiviteteve dhe duke raportuar tek Drejtori i spitalit mbi zhvillimin e këtij procesi.
  14. Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Drejtori.