VENDIM

Nr. 54, datë 5.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS E TË MËNYRËS SË DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË SHTETËRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5 të aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008 të Këshillit të Ministrave “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, të miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe të neneve 784 e 801 të ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. PASURITË SHTETËRORE QË JEPEN ME QIRA OSE ENFITEOZË, KRITERET E KONKURRIMIT, E DREJTA, KOMPETENCAT DHE AFATET

1. Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve, duke u transferuar të drejtën e përdorimit me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.

2. Pasuritë shtetërore, që jepen me qira, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij vendimi, janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”). Pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij vendimi, janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore.

3. Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë si më poshtë vijon:

  • niveli i investimit;
  • niveli i punĂ«simit;
  • oferta e detyrimit mujor tĂ« qirasĂ«.

Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë.

4. Kriteret e konkurrimit për dhënien me enfiteozë të pasurisë shtetërore janë si më poshtë vijon:

  • niveli i investimit nĂ« pasuri tĂ« paluajtshme pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e pronĂ«s, i cili tĂ« jetĂ« mbi 200 pĂ«r qind tĂ« vlerĂ«s sĂ« pasurisĂ« sĂ« shpallur pĂ«r konkurrim;
  • qĂ«llimi dhe niveli i investimit nĂ« tĂ«rĂ«si nĂ« pasurinĂ« qĂ« jepet me enfiteozĂ«;
  • niveli i punĂ«simit;
  • oferta e detyrimit mujor.

Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë.

5. Përjashtohen nga konkurrimi:

  1. dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat deri në 1 vit;
  2. makineritë e pajisjet e shkëputura, të cilat jepen me afat deri në 1 vit;
  3. dhënia me qira e pasurive shtetërore, subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore minerare, peshkimit, ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit, në ndihmë të zhvillimit të aktivitetit, për të cilin është licencuar;

ç) rastet kur me ligj janë miratuar marrëveshje minerare të shfrytëzimit, subjekti i licencuar ka të drejtën e lidhjes së kontratës së huapërdorjes për sipërfaqen e ndërtimit të fabrikave (sipërfaqe kjo e konfirmuar nga plani i biznesit, i paraqitur për marrjen e lejes së shfrytëzimit), me të drejtë përsëritjeje deri në përfundim të periudhës së licencimit;

d) dhënia me qira e objekteve shtetërore për institucionet shtetërore, kur ato do të përdoren për nevoja dhe aktivitete të mëtejshme shtetërore;

dh) dhënia me qira e pasurive shtetërore, subjekteve shtetërore ose private për ushtrimin e aktiviteteve në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, kundrejt investimeve në pasurinë shtetërore të vlerave mbi 2 (dy) milionë euro;

e) shtesat në kontratë për sipërfaqet funksionale që kërkohen nga qiramarrësi për të shtuar ose për të përmirësuar veprimtarinë, për sipërfaqe jo më shumë se 50% e sipërfaqes totale të truallit ku shtrihet objekti i marrë me qira dhe vetëm në rastet kur sipërfaqja shtesë shtrihet në kufi me sipërfaqen e kontratës.

6. Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe të përcaktimit të afateve të dhënies me qira e kanë:

a) institucioni shtetëror, ndërmarrja ose shoqëria shtetërore, që jep me qira, për një afat deri në 1 (një) vit:

i) objekte që ka në administrim, me sipërfaqe deri në 200 m2 (ku të jetë përfshirë dhe sipërfaqja funksionale);

ii) objektet voluminoze, si: depozita, silose etj., me vëllim deri në 300 m3, makineri, pajisje, linja teknologjike, të shkëputura, që janë të instaluara brenda këtyre sipërfaqeve.

Institucionet, ndërmarrjet a shoqëritë shtetërore nuk mund të japin me qira vetëm “truall të lirë” me sipërfaqe deri në 200 m2.

b) organi, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore të institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore, që jep me qira deri në 20 vjet:

i) sipërfaqe mbi 200 m2;

ii) linjat teknologjike apo objektet voluminoze, si depozita e silose me volum mbi 300 m3, që janë të instaluara brenda këtyre sipërfaqeve.

Afati i lidhjes së kontratës për sipërfaqet 200 – 500 m2 është deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 është deri në 20 (njëzet) vjet.

7. Të drejtën e lidhjes së kontratës së enfiteozës për pasuritë shtetërore, me afat deri në 20 (njëzet) vjet, e ka ministria përgjegjëse për ekonominë ose organi i qeverisjes vendore, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit mbi pronën.

  • PasuritĂ« nĂ« administrim tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Qeveritare jepen me qira prej saj, me afat deri nĂ« njĂ« vit, pa kufizim pĂ«r sipĂ«rfaqen e tyre, sipas tarifave tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« aneksin “B”, qĂ« i bashkĂ«lidhet kĂ«tij vendimi.
  • PasuritĂ« nĂ« administrim tĂ« Autoritetit Portual DurrĂ«s jepen me qira ose enfiteozĂ« prej tij, nĂ« pĂ«rputhje me ligjin nr. 9130, datĂ« 8.9.2003 “PĂ«r Autoritetin Portual”, sipas procedurave tĂ« kĂ«tij vendimi.

10. Monumentet e kulturës jepen me qira ose enfiteozë nga Ministria e Kulturës në përputhje me ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar.

11. Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë me subjektet e pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore-minerare, peshkimit, ujërave, veprimtarive të tjera të ngjashme, e ka institucioni qendror shtetëror që mbulon veprimtarinë përkatëse, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurave Administrative.

II. PROCEDURAT E DHËNIES ME QIRA OSE ENFITEOZË TË PASURISË SHTETËRORE 1. Institucioni shtetëror, ndërmarrja apo shoqëria shtetërore, që ka në administrim objektin që do të jepet me qira ose enfiteozë, për të gjitha rastet, përgatit dokumentacionin si më poshtë vijon:

  1. propozimin për dhënien me qira ose enfiteozë të objektit, i cili përmban propozimin për veprimtarinë që mund të ushtrohet në këtë pasuri dhe afatin e dhënies me qira;
  2. vendimin e organit drejtues të institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore (Këshilli Mbikëqyrës, Këshilli Drejtues, Bordi Drejtues etj.);

c)             miratimin e organit të varësisë administrative;

ç) genplanin e objektit në 6 (gjashtë) kopje origjinale, të konfirmuar nga drejtuesi i institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore dhe nga organi i prefekturës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, ku të jenë përcaktuar qartë sipërfaqja e truallit gjithsej, sipërfaqja e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqja funksionale (jo nën ndërtesë);

d) tarifën dysheme të detyrimit mujor për sipërfaqet nën ndërtesë, sipas përcaktimeve në këtë vendim dhe duke pasur parasysh edhe gjendjen fizike të objektit;

dh) konfirmimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronësinë shtet të objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendimet që mund të ketë dhënë për njohje ose kthim prone. Në rastet kur pasuria, që jepet me qira ose enfiteozë, është në administrim të shoqërive shtetërore, nuk është e nevojshme të kërkohet konfirmimi nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

2.  Në rastet e propozimit për dhënien me enfiteozë të objektit, përveç dokumentacionit të sipërpërmendur duhet të specifikohet edhe vlera kontabël e pasurisë, sipas llogarive financiare në fund të vitit paraardhës.

3. Për pasuritë e përcaktuara në shkronjën “a” të pikës 6 të kreut I të këtij vendimi, institucioni shtetëror a shoqëria shtetërore, pas përgatitjes së dokumentacionit sipas pikës 1 të këtij kreu, lidh kontratën e qirasë.

  • PĂ«r objektet e pĂ«rcaktuara nĂ« shkronjĂ«n “b” tĂ« pikĂ«s 6 tĂ« kreut I tĂ« kĂ«tij vendimi, pas pĂ«rgatitjes sĂ« dokumentacionit, drejtuesi i institucionit shtetĂ«ror, ndĂ«rmarrjes apo shoqĂ«risĂ« shtetĂ«rore, qĂ« ka nĂ« administrim pasurinĂ« qĂ« do tĂ« jepet me qira ose enfiteozĂ«, e pĂ«rcjell atĂ« nĂ« organin qĂ« ushtron tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« pronarit tĂ« pronĂ«s shtetĂ«rore, i cili, me urdhĂ«r tĂ« titullarit tĂ« tij, fillon procedurat pĂ«r dhĂ«nien me qira ose enfiteozĂ« tĂ« pasurisĂ« shtetĂ«rore.
  • NĂ« urdhrin e titullarit tĂ« institucionit pĂ«r dhĂ«nien me qira ose enfiteozĂ«, me konkurrim, tĂ« pasurisĂ« shtetĂ«rore pĂ«rcaktohen:
  • tĂ« dhĂ«nat pĂ«r pasurinĂ« shtetĂ«rore qĂ« jepet me qira apo enfiteozĂ«: emĂ«rtimi, sipĂ«rfaqja, qĂ«llimi i pĂ«rdorimit, vlera dysheme e detyrimit mujor tĂ« llogaritur sipas tarifave tĂ« kĂ«tij vendimi e afati;
  • veprimtaria qĂ« mund tĂ« ushtrohet nĂ« objekt;
  • pikĂ«t vlerĂ«suese pĂ«r elementet e konkurrimit, sipas pikave 3 ose 4 tĂ« kreut I tĂ« kĂ«tij vendimi, tĂ« cilat caktohen, rast pas rasti, nga titullari i institucionit;

ç) vendi, data dhe ora, ku paraqiten dokumentet;

d) përbërja e komisionit të shqyrtimit të ofertave të konkurrentëve, me tri veta, një kryetar e dy anëtarë;

dh) dokumentacioni që paraqitet nga konkurrentët për konkurrim.

  • Njoftimi pĂ«r publikim pĂ«r dhĂ«nien me qira ose enfiteozĂ« tĂ« pasurisĂ« shtetĂ«rore shpallet 1 (njĂ«) herĂ« nĂ« Buletinin e Njoftimeve Publike dhe nĂ« njoftim pĂ«rcaktohen tĂ« dhĂ«nat pĂ«r objektin, kategorizimin e veprimtarisĂ« qĂ« do tĂ« ushtrohet nĂ« objekt, afati i dhĂ«nies me qira ose enfiteozĂ«, pikĂ«t vlerĂ«suese pĂ«r elementet e konkurrimit, dokumentacioni qĂ« do tĂ« paraqesin konkurrentĂ«t, si dhe vendi, data dhe ora e paraqitjes sĂ« dokumentacionit. Data e konkurrimit tĂ« jetĂ« jo mĂ« parĂ« se 7 (shtatĂ«) ditĂ« kalendarike nga data e botimit tĂ« fundit.
  • Dokumentacioni pĂ«r marrjen me qira, qĂ« paraqesin konkurrentĂ«t, i dorĂ«zohet komisionit nĂ« orĂ«n e hapjes sĂ« konkurrimit dhe pĂ«rmban:

a) kërkesën e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore;

b)  planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, ku të përshkruhen qartë: plani i punësimit, plani i investimeve, si dhe treguesit që do të realizohen;

c) ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;

ç) certifikatën e regjistrimit dhe certifikatën historike të regjistrimit të subjektit në QKR;

d)  NUIS-in dhe vërtetimin nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;

dh) vërtetime nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.

Ky dokumentacion duhet të plotësohet edhe në rastet kur objekti jepet me qira pa konkurrim.

8. Dokumentacioni për marrjen me enfiteozë, që paraqesin konkurrentët, të cilët duhet të jenë shoqëri tregtare, i dorëzohet komisionit dhe përmban:

  1. kërkesën e subjektit për marrje me enfiteozë të pasurisë shtetërore;
  2. planbiznesin e hollësishëm për përmirësimin e pronës;

c) përshkrimin e projektideve të investimit, të dhëna për nivelin e investimeve të parashikuara në pasuri të paluajtshme dhe në objektin në tërësi, shoqëruar me projekte, skica dhe dokumentacion tjetër paraprak, si dhe burimin e financimit të projektit;

ç) ofertën për vlerën e detyrimit mujor;

d) CV-në e subjektit, ku të tregohet përvoja në fushën e aktivitetit ekonomik që do të ushtrohet në pasurinë që jepet me enfiteozë, të shoqëruar me dokumentacion vërtetues;

dh) certifikatën e regjistrimit dhe certifikatën historike të regjistrimit të subjektit në QKR;

e) NIPT-in e subjektit;

ë) vërtetimin nga dega e tatimeve, që subjekti ka shlyer ose nuk ka detyrime tatimore;

f) vërtetimin nga dega e doganës se ka zhvilluar eksport apo kontrata eksportuese efektive, në rastet kur subjektet kryejnë veprimtari eksportuese.

9. Komisioni i dhënies me qira ose enfiteozë të pasurisë shtetërore kryen këto detyra:

  1. merr në dorëzim zarfet e mbyllura të konkurrentëve pjesëmarrës dhe i hap në prani të tyre, i lexon dhe u bën të njohur të dhënat kryesore të dokumenteve dhe treguesve konkurrues, për çdo ofertë të paraqitur. Kur dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë, konkurrenti nuk kualifikohet në prani të tij;
  2. harton procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit, ku përshkruan pjesëmarrësit, konkurrentët e skualifikuar dhe shkakun, konkurrentët e kualifikuar dhe listën e dokumenteve të paraqitura prej tyre;
  3. brenda 10 (dhjetë) ditëve bën shqyrtimin e ofertave të paraqitura dhe vlerëson me pikë çdo element konkurrimi, sipas përcaktimit në urdhrin e titullarit. Subjektit, që paraqet vlerën më të lartë të propozuar, i jepen pikët maksimale të çdo elementi konkurrimi, ndërsa subjekteve të tjera pikët u llogariten në përpjesëtim të drejtë me vlerën më të lartë, të propozuar. Në përfundim, konkurruesit renditen në bazë të shumës së pikëve të përfituara;

ç) paraqet brenda afatit të përcaktuar në shkronjën “c” të kësaj pike, te titullari i institucionit shtetëror, që ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë ose të enfiteozës, informacion për zhvillimin e konkurrimit, së bashku me procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit dhe listën e konkurruesve, të renditur sipas pikëve të fituara.

  1. Titullari i institucionit, që ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë ose të enfiteozës, vendos për subjektin fitues në konkurrim. Kur në konkurrim marrin pjesë më shumë se një konkurrues, njoftimi për shpalljen e fituesit vendoset në këndin e njoftimeve të institucionit përkatës.
  2. Subjektet konkurruese, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga shpallja e subjektit fitues, kanë të drejtën e ankimit te titullari i institucionit, i cili, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, i kthen përgjigje me shkrim ankuesit.
  3. Pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, fillojnë procedurat për hartimin dhe lidhjen e kontratës së qirasë ose të enfiteozës.
  4. Kur subjekti fitues tërhiqet, procedurat e lidhjes së kontratës vazhdojnë me subjektin e klasifikuar në vend të dytë.
  5. Para nënshkrimit të kontratës së qirasë ose të enfiteozës, qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, e cila është e barabartë me vlerën e tre muajve të pagesës së qirasë ose të enfiteozës. Garancia ngurtësohet deri në fund të kontratës dhe i kthehet qiramarrësit ose enfiteozëmarrësit me përfundimin e kontratës.

III. TARIFAT DHE VLERA DYSHEME PËR PASURITË SHTETËRORE QË JEPEN ME QIRA OSE ENFITEOZË

1. Për pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë, vlera dysheme e detyrimit mujor përcaktohet si shumë e vlerës së qirasë mujore për ndërtesën dhe sipërfaqen funksionale që jepet me qira ose enfiteozë, të llogaritura si më poshtë vijon:

  1. për ndërtesat (quhen të tilla sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e planifikimit të territorit), tarifat dysheme të qirasë mujore janë sipas tarifave të përcaktuara në aneksin “A” bashkëlidhur këtij vendimi;
  2. për sipërfaqen funksionale, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objekti) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.

2. Kur jepet me qira truall i lirë, pra kur jepet me qira ose enfiteozë vetëm truall, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 lekë/m2.

  • PĂ«r pasuritĂ« e institucioneve shtetĂ«rore apo tĂ« shoqĂ«rive shtetĂ«rore me karakter kombĂ«tar (kulturor, historik, muzeor, arkeologjik), tĂ« shpallura tĂ« tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e detyrimit mujor, e pĂ«rcaktuar mĂ« sipĂ«r, shumĂ«zohet me 2 (dy).
  • Kur ndĂ«rtesa Ă«shtĂ« me dy ose mĂ« shumĂ« kate, pĂ«r efekt tĂ« llogaritjes sĂ« qirasĂ« mujore do tĂ« merret parasysh sipĂ«rfaqja e çdo kati.
  • PĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« detyrimit mujor tĂ« qirasĂ«, pĂ«r pasuritĂ« e luajtshme (makineritĂ«, pajisjet, linjat teknologjike, makineritĂ« e pajisjet nĂ« galeritĂ« minerare etj.), qĂ« jepen me qira, institucioni shtetĂ«ror, ndĂ«rmarrja apo shoqĂ«ria shtetĂ«rore qĂ« ka nĂ« administrim pasurinĂ«, pĂ«rcakton vlerĂ«n e qirasĂ« vjetore, qĂ« Ă«shtĂ« sa 1/10 e VAM-it (vlerĂ«s aktuale minimale), tĂ« llogaritur si diferencĂ« e vlerĂ«s fillestare tĂ« kontabilizuar minus amortizimin nĂ« vite, mbĂ«shtetur nĂ« vendimin nr. 401, datĂ« 23.10.1989 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave (pjesa pĂ«r investime), shumĂ«zuar me indeksin e çmimeve tĂ« muajit pĂ«rkatĂ«s, tĂ« publikuar nga INSTAT-i.
  • PĂ«r objektet voluminoze, si: rezervuarĂ«t, depozitat dhe siloset, qĂ« jepen me qira me qĂ«llim tregtimi brenda vijave kufizuese tĂ« qyteteve: TiranĂ«, Berat, DurrĂ«s, Fier, Korçë, LushnjĂ«, Pogradec, SarandĂ«, ShkodĂ«r, Elbasan, VlorĂ«, GjirokastĂ«r, KavajĂ«, KrujĂ«, Laç, LezhĂ«, tarifa dysheme e qirasĂ« Ă«shtĂ« 400 lekĂ«/m3 nĂ« muaj, ndĂ«rsa jashtĂ« vijave kufizuese tĂ« qyteteve tĂ« sipĂ«rpĂ«rmendura, si dhe nĂ« tĂ« gjitha zonat e tjera tarifa e qirasĂ« Ă«shtĂ« 200 lekĂ«/m3 nĂ« muaj.
  • PĂ«r terrenet sportive, pĂ«rcaktuar si tĂ« tilla me akte ligjore dhe kur do tĂ« kryhet aktivitet sportiv, tarifa dysheme e qirasĂ« mujore Ă«shtĂ« 10 lekĂ«/m2 nĂ« muaj.

8.  Për pasuritë në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, tarifat minimale të detyrimit mujor të qirasë të jenë sipas tabelës “B”, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për mjediset e Pallatit të Kongreseve, në raste të veçanta, aplikon tarifa të ndryshme me ato të parashikuara më lart, me miratim të Këshillit të Ministrave.

IV. NXITJA E BIZNESIT

1. Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 200 m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti që ka marrë me qira ose enfiteozë, vërteton në llogaritë financiare vjetore të tij se ka kryer investime në pasurinë e marrë me qira ose enfiteozë për përmirësimin e saj, si dhe për blerje e instalim linjash, makinerish e pajisjesh në vlerat, si më poshtë vijon:

  • investime mbi 50 milionĂ« lekĂ«, zbritja Ă«shtĂ« 10%;
  • investime mbi 80 milionĂ« lekĂ«, zbritja Ă«shtĂ« 20%;
  • investime mbi 100 milionĂ« lekĂ«, zbritja Ă«shtĂ« 30%;
  • investime mbi 150 milionĂ« lekĂ«, zbritja Ă«shtĂ« 40%.

2. Ulja e vlerës së detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri në përfundimin e afatit të kontratës së qirasë apo të enfiteozës.

V . KONTRATA ME TARIFËN SIMBOLIKE 1 EURO KONTRATA

1. Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave.

2.  Kur, pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, rezulton fitues një subjekt, i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen aktivitetet, si:

  1. veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro;
  2. veprimtari prodhuese të regjimit “Fason”,

atëherë, në këtë rast, institucioni që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë, i propozon Këshillit të Ministrave lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 (një) euro/kontrata.

3. Ministria përgjegjëse për ekonominë mund të propozojë në Këshillin e Ministrave dhënien me qira të pasurisë shtetërore, pa konkurrim dhe me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, kur me ofertë “të pakërkuar”, ka propozim për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për zhvillimin e zonave të veçanta, duke kryer këto aktivitete:

a) veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore;

b) veprimtari që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të veçanta.

4.  Para nënshkrimit të kontratës së qirasë, me tarifë 1 euro/kontrata, qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në vlerën 10 për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit.

  • NĂ« rast se subjekti, qĂ« ka lidhur njĂ« kontratĂ« me tarifĂ« 1 euro/kontrata, nuk realizon kushtet e saj, kontrata kthehet nĂ« kontratĂ« qiraje ose enfiteoze, dhe vlera e detyrimit mujor rillogaritet, sipas tarifave tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« kreun III tĂ« kĂ«tij vendimi, si dhe merr gjobĂ« nĂ« masĂ«n e garancisĂ« sĂ« depozituar nĂ« çastin e lidhjes sĂ« kontratĂ«s.
  • Kontratat e qirasĂ«, tĂ« lidhura para daljes sĂ« kĂ«tij vendimi, ku realizohet veprimtari prodhuese me regjim “Fason”, kthehen nĂ« kontrata me tarifĂ« simbolike 1 (njĂ«) euro/kontrata, pas daljes sĂ« kĂ«tij vendimi, duke ruajtur si garanci kontrate atĂ« tĂ« kontratĂ«s sĂ« qirasĂ«. Specifikimet pĂ«r rastet dhe procedurat pĂ«r ndryshimin e kĂ«tyre kontratave bĂ«hen me udhĂ«zim tĂ« ministrit pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r ekonominĂ«.
  • Pas daljes sĂ« vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, pĂ«r dhĂ«nien me qira tĂ« pasurisĂ« shtetĂ«rore me tarifĂ« simbolike 1 (njĂ«) euro/kontrata, ministria pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r ekonominĂ« fillon procedurat, qĂ« janĂ« tĂ« njĂ«jta me ato tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« kreun II tĂ« kĂ«tij vendimi.

VI. MONITORIMI I KONTRATAVE

  1. Monitorimi i kontratave të qirasë dhe të enfiteozës drejtohet nga organi që ka lidhur kontratën e qirasë ose të enfiteozës. Monitorimi bëhet nga njësitë monitoruese që janë institucionet shtetërore, shoqëritë tregtare dhe ish-ndërmarrjet shtetërore që kanë në administrim objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, si dhe nga degët e shoqërive publike pranë prefekturave.
  2. Njësia monitoruese e kontratave të qirasë ose të enfiteozës kryen këto detyra:
  3. Pas lidhjes së kontratës së qirasë ose të enfiteozës, bën dorëzimin te qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi me procesverbal të objektit të përshkruar në kontratë, sipas genplanit përkatës. Në procesverbal përshkruhen qartë gjendja fizike e pronës, vlera kontabël e objektit që jepet me qira ose enfiteozë, sipas llogarive financiare në fund të vitit paraardhës dhe shoqërohet me pamje fotografike të momentit.
  4. Kur mbaron afati i kontratës ose kur kontrata zgjidhet para afatit, merr në dorëzim me procesverbal objektin që ka në administrim.

c) Ndjek në vijueshmëri respektimin e kushteve të kontratave të qirasë ose të enfiteozës dhe çdo 6 (gjashtë) muaj harton akte rakordimi me subjektet qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse.

ç) Dërgon në degën e shoqërive publike, pranë prefekturës, një kopje të kontratave të lidhura sipas shkronjave “a” dhe “b” të pikës 6 të kreut I, shoqëruar me kopje të genplanit të objektit të dhënë me qira.

d) Për çdo kontratë të lidhur, në fund të 6-mujorit të parë, brenda datës 15 korrik, dhe në fund të vitit, brenda datës 20 janar, njësia monitoruese dërgon në degën e shoqërive publike, pranë prefectures përkatëse, një raport të hollësishëm për ecurinë e tyre, të konfirmuar për arkëtimet dhe nga degët e thesarit të rrethit përkatës.

dh) Për çdo ndryshim në dhëniet me qira dhe enfiteozë apo lirimin nga këto të drejta, hap pas hapi, kjo njësi njofton për ndryshimet menjëherë degën e shoqërive publike pranë prefekturës përkatëse, e cila bën ndryshimet në regjistrin e krijuar.

e) Për kontratat e lidhura sipas shkronjës “b” të pikës 6 të kreut I të këtij vendimi, çdo tre muaj dërgon në organin që ka lidhur kontratën e qirasë ose të enfiteozës, raportin përkatës për realizimin e derdhjes së detyrimeve të qirasë mujore dhe treguesve të tjerë të kontratës, shoqëruar me dokumentin e derdhjes dhe çdo dokumentacion tjetër të vlefshëm.

3. Degët e shoqërive publike pranë prefekturave, për monitorimin e kontratave të qirasë dhe të enfiteozës, kryejnë këto detyra:

a) Pasi kanë marrë të dhënat nga njësitë monitoruese të kontratave të qirasë dhe të enfiteozës, sipas pikës 2 të këtij kreu, krijojnë regjistrin për përdorim nga të tretët të pronës publike dhe të dhënat për të ardhurat nga përdorimi i pronës publike.

b) Mbi bazën e të dhënave të regjistrit bëjnë përmbledhësen si prefekturë, brenda muajit korrik, për të dhënat e 6-mujorit të parë, dhe, brenda muajit janar të vitit pasardhës, për përmbledhësen vjetore, dhe e dërgojnë në ministrinë përgjegjëse për ekonominë.

Ministria përgjegjëse për ekonominë bën përmbledhësen në rang vendi dhe një kopje të saj ia dërgon Ministrisë së Financave, brenda muajit gusht, përmbledhësen 6-mujore, dhe, brenda muajit shkurt, përmbledhësen vjetore.

c) Për kontratat e qirasë të lidhura sipas shkronjës “a” të pikës 6 të kreut I të këtij vendimi, pasi kanë marrë të dhënat nga njësitë administratore, kanë të drejtë të ndërhyjnë në rastet kur vërehen parregullsi në hartimin e kontratës.

  • Titullari i institucionit, qĂ« ka lidhur kontratĂ«n e qirasĂ«, ka tĂ« drejtĂ«n e rishikimit ose tĂ« faljes sĂ« gjobave tĂ« shprehura nĂ« kontratĂ«, pĂ«r subjektet, qĂ«, pĂ«r arsye tĂ« pĂ«rligjura, nuk kanĂ« mundur tĂ« zbatojnĂ« detyrimet kundrejt kontratĂ«s pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« “qiramarrĂ«sit”.
  • NĂ« rastet kur kontrata Ă«shtĂ« lidhur me persona fizikĂ« dhe nga ana e tyre Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r ose janĂ« kryer investime nĂ« nivele qĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« legjislacionit duhet tĂ« ushtrojnĂ« veprimtari si persona juridikĂ«, organi qĂ« ka lidhur kontratĂ«n bĂ«n ndryshimin pĂ«rkatĂ«s nĂ« kontratĂ«.
  • NĂ« rastet kur i njĂ«jti subjekt “qiramarrĂ«s”, qĂ« disponon dy a mĂ« shumĂ« kontrata qiraje pĂ«r sipĂ«rfaqe mbi 500 m2, me tĂ« njĂ«jtin objekt veprimtarie dhe gjeografikisht nĂ« kufi me njĂ«ra-tjetrĂ«n, kĂ«rkon bashkimin e kontratave, organi qĂ« ka lidhur kontratĂ«n bĂ«n bashkimin e tyre nĂ« njĂ« tĂ« vetme, duke ruajtur vlerĂ«n e qirasĂ«, vlerĂ«n e investimit, numrin e tĂ« punĂ«suarve dhe tĂ« gjitha detyrimet e kontratave qĂ« bashkohen. Si datĂ« e mbarimit tĂ« kontratĂ«s sĂ« re tĂ« bashkuar do tĂ« merret data e kontratĂ«s sĂ« parĂ«.

Në rastet kur subjektet qiramarrëse, që disponojnë kontrata qiraje me sipërfaqe mbi 5000 m2, kërkojnë ndarjen e kontratës në kontrata më të vogla, për shkak të shtesës së aktivitetit ose për një menaxhim më të mirë të investimeve dhe shtesë të tyre në pasurinë e marrë me qira, argumentuar me planbizneset përkatëse, organi që ka lidhur kontratën bën ndarjen e saj në dy pjesë, por jo në sipërfaqe më të vogël se 1000 m2.

VII. SHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE

1. Të ardhurat, që krijohen nga kontrata e qirave të lidhura për pasuri me sipërfaqe deri me 200 m2, ndahen si më poshtë vijon:

  • 30 pĂ«r qind, buxheti i shtetit;
  • 70 pĂ«r qind, ndĂ«rmarrja ose shoqĂ«ria shtetĂ«rore qĂ« ka nĂ« administrim objektin e dhĂ«nĂ« me qira.

2.  Të ardhurat, që krijohen nga kontratat e qirave të lidhura në ndërmarrjet dhe shoqëritë shtetërore, ku pushteti vendor është në cilësinë e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, ndahen si më poshtë vijon:

  • 50 pĂ«r qind, organi i pushtetit vendor qĂ« ushtron tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« pronarit tĂ« pronĂ«s shtetĂ«rore;
  • 50 pĂ«r qind, ndĂ«rmarrja ose shoqĂ«ria shtetĂ«rore qĂ« ka nĂ« administrim objektin e dhĂ«nĂ« me qira.

3.  Të ardhurat, që krijohen nga kontratat e qirasë të lidhura në ndërmarrjet dhe shoqëritë shtetërore me kapital 100 për qind shtetëror, ku ministria përgjegjëse për ekonominë ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, ndahen si më poshtë vijon:

–  30 për qind, ministria përgjegjëse për ekonominë që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, të cilat i përdor për mbulimin e shpenzimeve të shoqërive me kapital 100 për qind shtetëror, që rezultojnë me vështirësi financiare;

–  70 për qind, ndërmarrja dhe shoqëria shtetërore që administron objektin e dhënë me qira.

4. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira ose enfiteozë e objekteve me karakter kombëtar (kulturor, historik, muzeor, arkeologjik), ndahen si më poshtë vijon:

  • 10 pĂ«r qind, buxheti i shtetit;
  • 90 pĂ«r qind, institucioni shtetĂ«ror qĂ« ka nĂ« administrim objektin e dhĂ«nĂ« me qira.

5. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira e pasurive të universiteteve dhe shkollave të larta, në mbështetje të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndahen si më poshtë vijon:

–             10 për qind, buxheti i shtetit;

–             90 për qind, institucioni.

  • TĂ« ardhurat, qĂ« krijohen nga dhĂ«nia me qira ose enfiteozĂ« e pasurive nĂ« administrim tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Qeveritare dhe Autoritetit Portual, DurrĂ«s, tĂ« pĂ«rdoren prej tyre pĂ«r tĂ« mbuluar shpenzimet e veta.
  • TĂ« ardhurat, qĂ« krijohen nga dhĂ«nia me qira ose enfiteozĂ« e pasurive nĂ« institucionet shtetĂ«rore, derdhen nĂ« buxhetin e shtetit.
  • NdĂ«rmarrjet dhe shoqĂ«ritĂ« shtetĂ«rore, pasi derdhin nĂ« buxhet, sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« mĂ«sipĂ«rme, tĂ« ardhurat qĂ« krijohen nga dhĂ«nia me qira ose enfiteozĂ« e pasurive nĂ« administrim tĂ« tyre, pjesĂ«n tjetĂ«r e pĂ«rdorin:
  • pĂ«r tĂ« mbuluar shpenzimet pĂ«r paga dhe sigurime shoqĂ«rore;
  • pĂ«r investime, vetĂ«m me miratimin e ministrit pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r ekonominĂ«.

VIII. VLEFSHMËRIA E KONTRATAVE

  1. Kontratat e qirasë ose të enfiteozës janë të vlefshme deri në përfundim të afatit të tyre. Kur institucioni shtetëror, ndërmarrja apo shoqëria shtetërore, që ka dhënë mjedise me qira ose enfiteozë me sipërfaqe mbi 500 m2, shitet para përfundimit të afatit të kontratës, në publikimin për shitjen e tyre njoftohet ekzistenca e kontratave të qirasë ose të enfiteozës të lidhura në këtë objekt, si dhe vlera e investimit të kryer nga subjekti që ka marrë me qira ose enfiteozë. Blerësi është i detyruar të respektojë kushtet e kontratës deri në përfundim të afatit të saj.
  2. Në rastet kur në kontratë është parashikuar zgjidhja e kontratës së qirasë ose të enfiteozës, kur pasuria shtetërore kalon në procedurë privatizimi, kontrata e qirasë zgjidhjet automatikisht në datën kur enti shitës autorizon shitjen e pasurisë.
  3. Për truallin e dhënë në përdorim të tretëve në bazë të një kontrate qiraje ose enfiteoze, të njohur dhe të kthyer pronarit në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kur ndërtesa në pronësi të pronarit shtet nuk përdoret për interes publik, shteti detyrohet t’i paguajë subjektit të shpronësuar qiranë e truallit të përfshirë në kontratën e qirasë apo të enfiteozës, për të cilën ai është njohur pronar, sipas vlerës së përcaktuar në kontratën e lidhur.

Vlera e qirasë së truallit që i kalon pronarit do të jetë shuma e vlerës së qirasë së truallit të lirë funksional, me vlerën e qirasë së truallit nën ndërtesë. Qiraja për m2 e truallit funksional do të jetë sipas tarifës së aplikuar në kontratë. Qiraja për m2 e truallit nën ndërtesë, e cila në kontratë përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës, do të llogaritet 20 për qind e tarifës së qirasë për ndërtesën e përcaktuar në kontratë.

Kërkesa depozitohet pranë organit që ka në administrim pronën shtetërore të dhënë me qira ose enfiteozë, i cili bën konfirmimin e sipërfaqes së kthyer sipas vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe sipërfaqes përkatëse të dhënë me qira ose enfiteozë, nëpërmjet mbivendosjes së tyre. Me plotësimin e kësaj procedure, ky organ e dërgon praktikën tek organi që ka lidhur kontratën e qirasë ose të enfiteozës, për lidhjen e marrëveshjes me pronarët për dhënien e qirasë së truallit.

Kjo procedurë nuk zbatohet kur prona është pjesë e kapitalit të shoqërive tregtare shtetërore.

Vlera e qirasë së truallit i kalon pronarit, sipas procedurave të mësipërme, kur investimi i kryer nga subjekti, që ka marrë me qira apo enfiteozë, është nën 150 për qind të vlerës së truallit, me kërkesë të pronarit të shpronësuar të tij.

4.  Në kontratat e qirasë ose të enfiteozës, të lidhura për pasuri ku sipërfaqja e truallit është mbi 500 m2, në rastet kur shoqëria qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse ka kryer investime në përputhje me planbiznesin dhe në masën mbi 150 për qind të vlerës së truallit, si dhe kur shoqëria ka respektuar kushtet e kontratës, subjekteve kontraktuese, që kanë konsumuar mbi 5 vjet të kontratës, u lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë të objektit të kontratës, sipas legjislacionit në fuqi.

Titullari i institucionit, që ka lidhur kontratën e qirasë ose të enfiteozës, urdhëron ngritjen e grupit për vlerësimin e investimeve të kryera, të përbërë nga një ekspert vlerësues i licencuar dhe një ekspert kontabël i autorizuar, të cilët hartojnë raportin për vlerësimin e investimeve të kryera nga shoqëria qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse për periudhën nga lidhja e kontratës deri në bilancin e vitit të fundit ushtrimor të miratuar. Në rastet kur objekti, para lidhjes së kontratës së qirasë ose të enfiteozës, është përdorur me qira nga i njëjti subjekt, me të njëjtin qëllim, por me kontrata me afat më të vogël, ekspertët vlerësues të investimeve, në hartimin e raportit përkatës përfshijnë edhe investimet e kryera nga ky subjekt gjatë asaj periudhe.

Me marrjen e raportit të ekspertëve, drejtoria përgjegjëse për monitorimin e kontratave të qirasë ose të enfiteozës bën krahasimin e vlerës së truallit të përcaktuar sipas çmimit të përcaktuar në vendimin nr. 187, datë 6.3.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Shqipërisë”, me vlerën e investimeve të kryera në objekt, sipas raportit të ekspertëve dhe ia paraqet ministrit. Kur vlera e investimeve është mbi 150 për qind e vlerës së truallit, ministri miraton fillimin e procedurave për privatizim të drejtpërdrejtë të objektit.

Në rastet kur për pasurinë, objekt i kontratës së qirasë, të drejtën e ushtrimit të përfaqësuesit të pronës shtetërore e ushtron pushteti vendor, atëherë ky organ i pushtetit vendor që ka lidhur kontratën kryen procesin e vlerësimit të investimeve deri në konkluzionin se vlera e investimeve të kryera nga sipërmarrësi është mbi 150 për qind e vlerës së truallit, sipas procedurave të mësipërme, dhe, më pas, ia përcjell ministrisë përgjegjëse për ekonominë me propozimin për privatizim të drejtpërdrejtë të asaj pasurie.

Pagesa e ekspertëve, që hartojnë raportin e vlerësimit të investimeve të kryera nga qiramarrësit, do të jetë 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo ekspert dhe, për çdo rast, urdhërohet nga titullari i institucionit urdhërues të misionit të vlerësimit të investimeve.

5. Në rastet kur janë plotësuar kushtet për privatizim të drejtpërdrejtë, si më lart, dhe objektet e dhëna me qira ose enfiteozë janë pjesë e kapitalit të shoqërive shtetërore, para fillimit të procedurave të privatizimit, bëhet zbritja e tyre nga kapitali i shoqërisë shtetërore.

IX. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1.  Vendimi nr. 529, datë 8.6.2011 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira ose enfiteozë të pronës shtetërore”, dhe aktet në zbatim të tij, shfuqizohen.

  • Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, TregtisĂ« dhe SipĂ«rmarrjes, ministritĂ« e linjĂ«s dhe institucionet qendrore e organet e qeverisjes vendore pĂ«r zbatimin e kĂ«tij vendimi.
  • Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, TregtisĂ« dhe SipĂ«rmarrjes tĂ« nxjerrĂ« udhĂ«zimin nĂ« zbatim tĂ« kĂ«tij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

TABELA A

TARIFAT DYSHEME TË QIRASË MUJORE PËR NDËRTESAT SIPAS PREFEKTURAVE

lek/m2

PrefekturaSpecifikimi territorialTarifa dysheme
BeratNë Bashkinë Berat100
 Jashtë Bashkisë Berat50
DibërNë Bashkinë Dibër75
 Jashtë Bashkisë Dibër50
DurrësBrenda Bashkisë Durrës200
 Jashtë Bashkisë Durrës150
GjirokastërBrenda Bashkisë Gjirokastër75
 Jashtë Bashkisë Gjirokastër50
ElbasanBrenda Bashkisë Elbasan150
 Jashtë Bashkisë Elbasan75
FierBrenda Bashkive Fier, Lushnjë150
 Jashtë Bashkive Fier, Lushnjë100
KorçëBrenda Bashkisë Korçë150
 Jashtë Bashkisë Korçë75
LezhëBrenda Bashkisë Lezhë150
 Jashtë Bashkisë Lezhë100
KukësBrenda Bashkisë Kukës75
 Jashtë Bashkisë Kukës50
ShkodërBrenda Bashkisë Shkodër150
 Jashtë Bashkisë Shkodër100
VlorëBrenda Bashkisë Vlorë200
 Jashtë Bashkisë Vlorë100
TiranëBrenda Bashkisë Tiranë300
 Jashtë Bashkisë Tiranë150

TABELA B

TABELA E TARIFAVE TË QIRASË MUJORE TË PASURIVE NË ADMINISTRIM TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE

Tarifat minimale mujore të vilave e të objekteve të jenë:

Nr.Vilat dhe objektetNjësia e matjesMe pajisjePa pajisjeBodrumKopshtGarazh
1Super kategorilekë/m21.8001.500300150 
2Kategori ekstralekë/m2700500150150 
3Kategori Ilekë/m2600400150150 
4Kategori IIlekë/m2500300150150 
5Kategoria IIIlekë/m2400200150150 
6Kategoria IVlekë/m2200150  200

Tarifat minimale të qirasë, të mjediseve për Pallatin e Kongreseve, të jenë:

Nr.EmërtimiNjësia e matjesTarifat pa TVSH
    
IDhënie zyrash me qira  
AMe pajisjelekë/m2/muaj2.000
BPa pajisjelekë/m2/muaj1.500
    
IIDhënie sallash me qira për 8 orë (1 ditë)  
ASalla e koncerteve ditë aktivitetilekë450.000
BSalla e koncerteve ditë përgatitorelekë112.500
CSalla e kinemasë për 1 ditëlekë80.000
DSalla me përkthim për 1 ditëlekë100.000
ESallat e vogla për 1 ditëlekë45.000
FKonferencë shtypi minimumi 1 orëlekë/orë13.500
    
IIIDhënie hollesh me qira për 8 orë (1 ditë)  
AHolli kuota 0lekë/m2/ditë100
BHolli kuota 1lekë/m2/ditë300
CHolli kuota 2lekë/m2/ditë250
DHolli kuota 3lekë/m2/ditë250