VENDIM

Nr.76, datë 19.1.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.560, DATË 23.10.2000 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E PROJEKTIT PILOT PËR PËRFSHIRJEN E SPITALIT TË DURRËSIT NË SKEMËN E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 24 e 36 të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 124 e 128 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr.560, datë 23.10.2000 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime e shtesa:

1. Paragrafi i shtatë i pikës 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Shpërblimi i punonjësve të bëhet me vendim të këshillit administrativ të ISKSH-së, sipas propozimit të bordit të spitalit të Durrësit”.

2. Në nenin 12 të statutit, që i bashkëlidhet vendimit, të bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

a) Pas shkronjës “p” shtohet shkronja “q”, me këtë përmbajtje:

“q) Bordi i propozon këshillit administrativ të ISKSH-së ndryshime në pagat e punonjësve, si dhe shtesat mbi pagë.”.

b) Shkronja “i” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“i) Miraton mënyrën e përdorimit të të ardhurave.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 13.4.2006.

KRYEMINISTRI